Donald Trump vijon me akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve: Ne kurrë nuk do të dorëzohemi

6 Janar 2021, 20:50Bota TEMA

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vijuar sërish me akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve dhe nuk ka pranuar humbjen përballë Joe Biden.

Trump këtë të mërkurë u ka thënë mbështetësve të tij se ka prova që zbulojnë manipulimin e rezultatit zgjedhor.

Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, nuk do të pranojmë kurrë. Ne do të ndalojmë vjedhjen”, ishin këto fjalët e Trump gjatë një fjalimi të mbajtur pranë Shtëpisë së Bardhë.

Këto deklarata të Trump vijnë në një moment kur rruga drejt Shtëpisë së Bardhë e Joe Biden po kristalizohet. Ndërkohë po sot do të merret vendimi përfundimtar për Joe Biden në Kongres, ku parashikohet që kandidati demokrat të marrë pëlqimin e të gjithë kongresmenëve.

Pak ditë më parë mediat vendase kanë publikuar disa audio dhe akuzonin Trump se është ai që ka manipuluar zgjedhjet ne Georgia dhe u ka bërë presion zyrtarëve të këtij shteti.

5 komente në “Donald Trump vijon me akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve: Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”

  1. Yxhym says:

    Ironia eshte qe kjo amabsadorja amerikane na jep mendje nje shqiptareve. Shif shtepine tende zonia Kim we Po Te digjet. Mjaft kakarise me leksione per demokracine ne Shqiperi Rroft Erdogan!

  2. shqip says:

    Këtë skenar do ta kopjojë Saliu në 25 Prill. Pashë filmimet që vijnë nga SHBA. Tamam si në 98 kur shpellaret mësyjnë kryeministrinë e TVSH. Vetëm se qaf kuqet e Trapit, në vend të kallashit mbanin telefona celularë dhe filmonin kongresin. Kemi Prova thotë Trapi. Po asnjë provë nuk paraqet. Ve bast që do ta marrin ne shkelma nga shtëpia e bardhë. Në mos po me pranga.

  3. jon says:

    and You will never stand alone.

  4. Astrit says:

    Ky TRAPI po shkaterron boten.Ky eshte skizofren,

  5. Ik e mos ban za. says:

    Me ik e mos me ba za.
    Me terrorista nuk rrezohet vota e Popullit ne Amerik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje