Kongresi amerikan u izolua për shkak se qindra protestues që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit.
Situata është ende e tensionuar dhe kongresmenët kanë ndërprerë seancën për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Një alarm emergjent është dhënë nga autoritetet që merren me ruajtjen e sigurisë së ndërtesës.
“Për shkak të një kërcënimi të brendshëm, strehohuni në zyrën më të afërt dhe qëndroni të qetë”, deklarojnë ata teksa kërkojnë përforcime.
Lidhur me protestën e tensionuar ka reaguar edhe presidenti aktual amerikan, Donald Trump i cili dënoi aktin duke thënë se “kjo është e gabuar dhe jo kush jemi ne.”
Përmes një postimi në Twitter ai u bëri thirrje demonstruesve të jenë paqësorë dhe të përdorin të drejtat e Amendamentit të Parë, por mos të veprojnë si pala tjetër.
“Ne kemi një vend për të shpëtuar dhe kjo nuk ndihmon askënd”, shtoi ai.
Paska dhe Amerika Saliun e saj ????!!!!!!
E Sali krimineli cfare do thuah tani,ti I vrave kur protesta kishte mbaruar dhe shumica ishin larguar nga sheshi,kurse ketu njetezit hyne ne sallen e kongresit,por askush nuk u qellua me arme.Ti akoma mburresh per trimerin e treguar duke vrare njerez,ke te drejt se Spaku fle gjume,ose komandohet akoma nga ti.
Ha ha ha, Trapi i ka çuar vetë lopçaret. E di mirë deri ku janë limitet. Sikur një kongresmen i vetëm të pësojë një gërvishtje , të nesërmen mund ta shikoni Saliun amerikan me byzylyk në duar. Këtë skenar e ka huazuar nga Shqupi.
Keshtu ndodhe kur pushteti bie ne duar psikopatesh!
Me duket se ka shku Stresi te udheheqi protestat ?????