FOTOT: Veliaj i mban premtimin babait të Klodian Rashës, rruga pranë shtëpisë merr emrin e 25-vjeçarit

6 Janar 2021, 17:32Sociale TEMA
FOTOT: Veliaj i mban premtimin babait të Klodian Rashës, rruga

Rruga pranë shtëpisë, ku i riu Klodian Rasha humbi jetën në Tiranë, mori zyrtarisht edhe emrin e tij. Propozimi ishte bërë disa ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në vizitën e ngushëllimit në shtëpinë Rasha, babai i Klodianit, Qazimi, i kërkoi Veliajt që rruga e shtëpisë të mbante emrin e të birit. Pak ditë më pas, premtimi për babain e Klodianit u mbajt nga Veliaj.

Mësohet se para pak ditësh, në fund të dhjetorit, Veliaj e ka vizituar sërish shtëpinë e Klodianit, ku i ka dorëzuar në mënyrë simbolike një kopje të tabelës me emrin e rrugës babait, Qazimit. Ky i fundit ka shprehur edhe dëshirën për të mbjellë një pemë blir në kujtim të djalit të tij.

3 komente në “FOTOT: Veliaj i mban premtimin babait të Klodian Rashës, rruga pranë shtëpisë merr emrin e 25-vjeçarit”

  1. AZ says:

    Duke vlerësuara në përgjithësi, përkushtimin dhe punën e z Veliaj, jam kundër këtij vendimi të marrë, për dy arsye:
    – vendimi PARAGJYKON pafajësi për viktimën dhe fajësinë e policit ende pa u shprehur gjykata me vendim të formës së prerë
    -Edhe nëse vërtetohet nga gjykata, që viktima ishte i pafajshëm (ndonëse ai ishte në shkelje të ligjit) përsëri nuk më duket e drejtë që viktimat të nderohen për të vetmen “meritë” që nuk iu bindën patrullës së policisë në kohën e ndalim qarkullimit dhe për këtë arsye u vra pa të drejtë nga kjo patrullë

    1. Az says:

      Az e the dhe vete prit te dale gjykata ne konluzion
      Mos bej ti te dyja palet

  2. AZ says:

    Unë nuk kam nxjerrë asnjë konkluzion i nderuar zotëri, madje po pres të flasë gjykata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje