Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar shkurtimisht sot për deklaratën e Nasip Naços i cili ka vendosur t’i bashkohet PS-së. Duke përdorur një zë periferik, partia e Kryemadhit e ka cilësuar ish-ministrin e saj si një bodyguard të Blendi Klosit. Dhe kjo, vetëm pse Naço është shfaqur në Berat në krah të ministrit.
Por ajo që LSI fsheh është fakti se ka qenë ajo vetë që e ka përzën Naçon nga postet që fillimisht u ka besuar. Kryesisht sepse këto poste lidheshin drejtpërdrejt me hartimin dhe implementimin e Reformës në Drejtësi. Do të ishte e tepërt të përmendej me detaje lufta që PD dhe LSI i shpallën qysh në fillim reformës në fjalë dhe që sot e vijojnë kryesisht përmes Ilir Metës si President. Megjithatë, tre vite më parë LSI e zëvendësoi Naçon si ministër me Ylli Manjanin, por nuk u mjaftua me kaq.
Në shkurt të vitit 2018, Naço u largua edhe nga nënkomisioni ‘AdHoc’ për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Largimi i Naços u bë me kërkesë të vetë partisë së tij, Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dhe nëse herën e parë ish-ministrin e zëvendësuan me Manjanin, këët radhë vendin e tij në nënkomision ia dhanë Silva Cakës, e cila njihet për afërsinë me kryetaren Monika Kryemadhi. Caka kishte marrë asokohe mandatin, pas shkarkimit të Gledion Rehovicës, i cili rezultoi me probleme me drejtësinë italiane. Si Caka edhe Rehovica vinin nga listat e Beratit.
Ky zëvendësim nuk u kundërshtua aspak nga LSI, por përkundrazi: Kryemadhi e mbështeti hyrjen në Kuvend të Silva Cakës. Sot, partia e çiftit Kryemadhi-Meta kanë zgjedhur ta anatemojnë Naçon përmes zëdhënësve të tyre, duke mos ia harruar inatin për Reformën në Drejtësi.
/JavaNews-A.Rada/
Jan prishur sepse nuk jane ndare mire lekat e korrupsionit..se alibija e reformes ne drejtesi eshte vari lesht..
Merreni ngadale ju lutem! Po Ylli ,per Manjanin e kam fjalen,sikur thote ish minister i Rames! Ylli i Metes vajti neoren 12 ne seline e kuvendit me urdher te Likes ,per te deshmuar ne favor te Bylykbashit! Tani edhe Ylli na eshte bere trim! Keto jane lojra polike e hajduteve!
Tani na bindët!
Nuk ka nevojë që edhe ju të temës po na tregoni bëmat e Naço kapedanit, shumë e njohin mirë këtë “luan” të thelave të majme.
Mos u bëni qesharak e bojaxhinj ordinerë.
Sa do furça e bojë ti vini, Naçi është një figurë e degraduar politikisht.
Nqs do tesërën e PS edhe mund ta marri se kushdo ka të drejtë të ndryshojë mendimin.
Në rastë se po përgatitet të kandidojë si element me vlera në radhët e deputetëve socialistë, atëhere kjo është më të vërtetë e pështirë.
Per mendimin tim modest, nese PS afron figura te tilla te kompromentuara,do te humbase me shume pike se do te fitoje. Persona te tille qe jane te lidhur me disa raste korrupsioni ne Durres ku ka qene prokuror nuk i afrojne asgje te re cdo force politike. Nuk besoj se PS do te mbeshtete te keto figura te konsumuara qe me keto veprime vetem kerkojne te reabilitojne vehten ne syte e ndonje “institucioni”.
Nasipi- eshte një letër higjenike ( smerili) më shumë për Ramën për të fshirë bythën përkohësisht. Koka edhe Nasipi e njohin Ramën vetëm nga koqet, por jo nga vrimat. Të shkretet. Jane ne listë për kurban. Rilindja ska vend për Peleshin jo për këta loqe province. Po le të ënderojnë sa ti groposë Edvini… çfarë pallaveshësh pa tru.