Jeff Bezos "bie nga froni", Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë

7 Janar 2021, 17:57Lifestyle TEMA

Elon Musk është bërë njeriu më i pasur në botë, duke kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri.

Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totalë në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.

Indeksi i më të pasurve të botës i Bloomberg e pasqyron këtë ndryshim vetëm ën fund të ditës, por e konfirmoi ndryshimin në renditje.

Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.

Sipas përllogaritjeve të Forbes, Musk dhe Bezos janë 18 miliardë dollarë larg njëri-tjetri.

1 komente në “Jeff Bezos “bie nga froni”, Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë”

  1. D.Didani says:

    Sa keq me vjen per Bil Gate..ka vetem 132Miliard..pothuaj ne nivelin tim dhe te komshiut tim mexican!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje