Një çift ka bërë një zgjedhje të guximshme për të ndërtuar jetën e tyre së bashku. Ata shitën gjithçka, për të jetuar në një autobus shkolle, që në mënyrë të tillë të shëtisin botën.
Nuk janë të çmendur Gianna dhe Jake Bachowski, nga Sarasota, Florida, por me siguri kanë shumë kurajo.
Shumë pak mund të mendonin që në hapësirën e automjetit mund të ndërtoheshin një kuzhinë, një sallon, një dhomë gjumi, dhe një banjë.
Rezultatet janë mbresëlënëse, të arritura më së shumti me duart e tyre dhe me ndihmën e profesionistëve.
Ata jetojnë aty së bashku me 2 fëmijët e tyre.(TemA)