Ekspertët: Zonat urbane do bëhen gjithnjë e më të ngrohta dhe më të thata deri në vitin 2100

7 Janar 2021, 10:30Lifestyle TEMA

Shekulli XXI premton të jetë më i nxehtë dhe më i thatë në zonat e mëdha urbane të botës, ku emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu mund të çojë në rritjen e temperaturës nga 2 në 4 gradë Celcius dhe rënie të nivelit të lagështisë, sipas një studimi amerikan nga Universiteti i Illinoisit dhe i botuar në revistën “Nature Climate Change”.

“Qytetet janë vendet ku efektet e ndryshimit të klimës perceptohen më shumë nga njerëzit”, shpjegojnë studiuesit.

“Edhe pse ato zënë vetëm rreth 3 % të sipërfaqes së tokës, zonat urbane janë shtëpi për mbi 50 % të popullsisë botërore dhe kjo përqindje është vendosur të rritet në 70 % deri në 2050”.

Studiuesit amerikanë kombinuan modele statistikore me modele fizike për të simuluar klimën e zonave urbane.

Të dhënat e nxjerra nga kjo metodë tregojnë se deri në fund të shekullit, ngrohja në zonat urbane mund të rritet nga 1,9 gradë (me emisione të ndërmjetme) në 4,4 gradë (me emisione maksimale).

Parashikimet tregojnë, gjithashtu, një rënie të lagështisë relative, një fenomen që mund të kundërshtohej me strategji zbutëse, siç është rritja e bimëve në qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje