Një mace e zezë e quajtur Macak ishte shoqëruesja e preferuar e gjeniut Nikola Tesla në fëmijëri.
Dekada më vonë, në një letër të vitit 1939, Tesla ka treguar se si macja e tij i solli tërheqjen e tij të përjetshme me elektricitetin.
“Një mbrëmje po i fërkoja kurrizin Macakut dhe pashë një mrekulli që më la pa fjalë. Kurrizi i maces lëshoi shkëndija në ndërveprimin me dorën time, aq të zhurmshme sa u ndjenë në të gjithë shtëpinë.
Mamaja ime u mahnit dhe më tha: Mjaft luajte me macen se ajo mund të na vërë zjarrin. Dhe unë po mendoja në mënyrë abstrakte. A është natyra një mace gjigande? Nëse po, kush ia fërkon kurrizin? Ditë pas dite në fëmijëri i kam bërë pyetje vetes: Çfarë është elektriciteti?” shkruhet në letër.
Nikola Tesla ishte një shpikës që ka ndryshuar terësisht jetët tona. Ai ka kontribute monumentale në shkencat elektrike. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të mëdhenj të fund shekullit 19-të dhe fillimit të atij të 20-të dhe si një nga pararendësit e teknologjisë moderne.
Teslen e vrane dhe i sekuestruan shpikjet e tij.Ai donte qe elektriciteti te shkonte falas ne familje por Xheneral motors ishte gjiganti i Amerikes dhe me veshtiresi Tesla mundi te fuse menyren e prodhimit te rrymes alternative nga rryma evazhdueshme qe perdorej dhe njihej deri ahere.
Macak do te thote Macok ne shqip. Qarkullojne mendime se Nikola (Nikolla) Tesla ka qene me origjine shqiptare.
Kam pare nje foto te Tesles veshur me kostum popullor te veriut te Shqiperise.Kjo ndoshta nuk do te thote gje dhe ai vete deklarohet Serb por mbiemri i tij nuk eshte sllav.Duhet te respektojme zgjedhjen apo te verteten e tij, ashtu sic ndjehej ai vete. Do ishte nder te qe shqiptar,”koke e madhe”.
Mos na u bë dhe ti si grekët që janë bërë qesharakë me megallomaninë e tyre, duke e quajtur çdo gjë si trashëgiminë e tyre (helene).
Dyshimet se Tesla ishte nga familje me origjine shqiptare, te vendosur ne Kroaci, kane qene gjithmone publike. C’pune kane greket ketu ?