FOTOT: Dalin pamjet përpara vrasjes të stjuardesës në hotelin luksoz, 11 burra nën akuzë për përdhunim

7 Janar 2021, 13:32Lifestyle TEMA
FOTOT: Dalin pamjet përpara vrasjes të stjuardesës në

Disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentet e fundit të stjuardesës Christine Dacera para se ajo të përdhunohej në grup dhe të gjendej e vrarë në një dhomë hoteli në Filipine.

Sipas mediave të huaja, një gjë e tillë vjen ndërsa një nga të dyshuarit ka mbrojtur pafajësinë e tij duke këmbëngulur se ai dhe burrat e tjerë që ishin të pranishëm natën e vdekjes së saj janë homoseksualë.

Stjuardesa u gjet e vdekur në një vaskë në Makati pas festës së Vitit të Ri dhe u dërgua me urgjencë në spital në mëngjesin e 1 janarit.

Para vdekjës së saj, Christine u regjistrua në hotel me tre miq meshkuj për një festë të Vitit të Ri dhe më shumë burra u bashkuan me ta më vonë.

Imazhet e kapura tregojnë Dacera në hotel pa asnjë këpucë të veshur. Ajo shihet në një nga imazhet duke mbajtur një gotë verë ndërsa disa burra e ndjekin atë në dhomë.

Shefi i policisë së Makati, kolonel Harold Depositar tha se 23-vjeçarja kishte lëndime në duar dhe këmbë.

Ai tha: “Vetëm tre prej tyre ishin miq të Daceras”.

“Të tjerët ishin praktikisht të huaj për të, pasi ata ishin të njohur vetëm për tre miqtë e saj”.

Sipas raporteve, Dacera u pa për herë të fundit në 6.23 të mëngjesit më 1 janar.

Në 12:25 pasdite, recepsioni i hotelit mori një telefonatë nga një person mashkull duke kërkuar ndihmë pasi Dacera ishte pa ndjenja në vaskë.

3 komente në “FOTOT: Dalin pamjet përpara vrasjes të stjuardesës në hotelin luksoz, 11 burra nën akuzë për përdhunim”

  1. Edlira says:

    Keshtu eshte kur meresh me plehra….

  2. instagram.facebuku tiktok veper e qoftelargut.... says:

    Po shume plehra moj “edlira’ tre i paska pase shoke dmth i paska pelqy ne grup ,paska dashte me rrit grupin ne 3×3 depse vecse keshtu ke sukses ne instagram ,bahesh e famshme” per kurvni por nuk ja doli … E ke pa ate Blzerianin qe erdhi ne Shqiperi me jaht luksoz i rrethuar me c..rva dhe kerkoi vajza te reja per REALITY SHOW dhe qe disa “media seroze” i bene reklame te madhe pasi kishte rdhe “mbret”i i orgjive!!!

    1. Edlira says:

      Ik mer zhapik !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje