Kur një shoqëri demokratike ia mbyll gojën edhe Presidentit

7 Janar 2021, 13:03Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Kur një njeri bëhet i dëmshëm, apo i rrezikshëm, për vendin dhe shoqërinë e tij, qoftë ky edhe një president, edhe njerëzit më të afërt gjejnë kurajë e i thonë “Ndal”.

Ia mbyllin edhe komunikimin, ia bllokojnë edhe rrjetet sociale.

Edhe nëse ky është ende president i vendit më të madh e më të fuqishëm në botë. Këto janë mekanizmat që i ka dhe i vë në përdorim një shoqëri vërtet e lirë dhe demokratike.

Një demokraci e cila ngrihet mbi themele të forta, mbi ligje që përfaqësojnë realisht demokracinë dhe interesat e popullit, nuk tronditet nga thyerja e ca xhamave, qoftë këto edhe të zyrave të Kongresit apo Senatit.

Ndaj, ju, këtu në Shqipëri, që nisët të vajtoni me të madhe gjëmën që gjeti Amerikën, kthehuni e vajtoni për veten.

8 komente në “Kur një shoqëri demokratike ia mbyll gojën edhe Presidentit”

  1. Mareen Maema says:

    edhe ti o kikikikikiki
    mos na shiko ne por vajto per veten

  2. Mareen Maema says:

    edhe ti o kikikikikiki
    mos na shiko ne por vajto per veten ……….

  3. Pal Kuka says:

    Ju gazetarët jeni specia më e fëlliqur që kam parë ndonjëherë. Aty humbën jetën katër njerëz dhe Ju vazhdoni ti bëni fresk “demokracisë” amerikane. Ndërkohë mediat amerikane thonë të vërtetën. Servila të pështirë. Farë e keqe…Të shitur

  4. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Une habitem sesi mund te behen pralelizma mes shtetit amerikon etj dhe bourdhelovatanit shqiperi!?
    Ketu flitet shekuj ndryshim…..akoma sunitet kacaviten pemesh me kap ndonje banone…..

  5. drejtesia says:

    Cfar ke dashur te thuash?
    Apo e ke per veten dhe medjat llapaqene ku dhe ti ben persheshin tend.

  6. shqip says:

    Ça krahasimi bën o Mentor ! Këtu lulet i hanë gomerët. Trapi dihet si është. E filloi, e mbaroi me 4 viktima. Që në fakt nuk I vrau ai, por u vranë prej atij. Në Shqipëri Saliu vrau 3000 vetë në 97-98, + 4 në 2011, + nja 10 të tjerë duke filluar nga 4 viktimat e 2 Prillit, te Remzi Hoxha, te Hajdari, Pashko, Trebicka + 28 të Gerdecit = genocid , shkatërrim, e të tjera. Ku ishim, hiç gjëkundi, ku jemi, të mbytur në llum. Ata brenda disa orëve rivendosën rendin. Te ne ka 30 vjete që rendin dhe kushtetutën e shkel me këmbë Berisha me gjithë Metën, me gjithë Babalet. Po lëre tani se ne jemi ku therret qameti. Këtu te heqin dorë BE dhe SHBA nga interesat e tyre, ve bast që këta hanë njeriu – njeriun. I mbante Enveri me dru, sa mbaroi ai vajti m*** në gju. Këta vetëm vajtim nuk bëjnë. Fërkojnë duart për ëndrrat e tyre makabre, po vajtim nuk kanë asnjë pikë loti.

  7. rexha 10 says:

    KIKO :TI PO THUA SE KETU NE SHQIPERI NUKE KA KUSHE TI MBYLLE GOJEN BANDITEVE QE DREJTOJNE ,SEPSE JANE TE GJITHE BASHKE.
    SHIKO MIRE SEPSE KANE EDHE DISA INTERESA TE MEDHE EKONOMIKE EDHE BOTA E JASHTEME ,SI EUROPA ,PORE EDHE SHBA.VRASJA E NJERZEVE NUKE ESHTE SE KA NJE LIGJE QE PO TE VRASIN 4 PERSONA TE DENON LIGJI ,DHE PO TE VRASIN 2 NUKE TE DENON LIGJI.SH B A SISTEMIN KOMUNISTE DONTE TA SHKATRRONTE QYSHE NE VITIN 1955.NE VENDIN TONE .ATHERE KURE KOMUNIZMI ISHTE NE LULET E ZHVILLIMIT NE EUROPE ,DHE NE GJITHE BALLKANIN.PA PERMENDUR EDHE VENDET E AMERIKES LATINE. A TE KUJTOHEN FJALET ,IMPERIALIZMI AMERIKAN ,DHE SOCIAL IMPERIALIZMI SOVJETIKE..MBASE KONFERENCES SE MOSKES NE VITET 1960 KURE U PRISHEN MARIDHENIT ME BRSS.MOSE U SHERBENI POLITIKANEVE QE JU PAGUAJNE ,PORE SHERBENI NJERZEVE TE VARFER POPULLIT DHE DEMASKONI NE GRUPE TE GJITHE BEMAT E KRIMINELAVE EDHE PSE JANE PRESIDENTE ,KRYEMINISTER ,DEPUTETE,MINISTRA,KRYETARE BASHKIEetj.Po nuke i demaskoni juve ,populli nuke di te beje diferencen e banditizmit qe po i ze frymen gjithnje e me shume atije vendi dhe atyre njerzeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje