Ambasadorja Yuri Kim për ngjarjet në Amerikë: Ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim! Faleminderit miqve shqiptarë që u shqetësuan

8 Janar 2021, 11:23Bota TEMA

Ambasadorja Amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar për ngjarjet e fundit në Amerikë me sulmin ndaj Capitol Hill që tronditën botën.

Kim shkruan në Twitter se ngjarja që ndodhi në SHBA shkeli ligjin e se ata që kishin gisht duhet ta paguajnë. Ndër të tjera Kim shkruan se liria e fjalës dhe e mbledhjes është shumë e rëndësishme.

Postimi i plote i Yuri Kim:

Shumë miq të Shqipërisë kanë shprehur tronditje dhe shqetësim rreth sulmit të fundit mbi Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj për qëndrimin me ne.

Dje, Presidenti Trump bëri të qartë se SHBA është & duhet të mbetet një komb i rendit dhe ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim.

Presidenti Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve tona dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit në 20 Janar.

Çfarë SHBA këshillon për të tjerët zbatohet edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e mbledhjes janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit.

Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalë më e fortë dhe më e mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë.

3 komente në “Ambasadorja Yuri Kim për ngjarjet në Amerikë: Ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim! Faleminderit miqve shqiptarë që u shqetësuan”

  1. Nji arritje qe na gzon te tanave si popll.
    Dil sonte ha noj Dark me Salih brrishen
    ose president’Mutin
    se basha e shijoj shume Darken me ju zoja Qim ?

  2. Nje mesazhe edhe per hajdute e shqipries says:

    Bravo te lumte ky eshte dhe nje mesazhe per Lulzim Bashen e Sali vrasin e Ilir hajdutin pushteti nuk merret dhe nuk mbahet me dhune. Rrofte Amerika ????????

  3. Drejtesia e popullit says:

    ShBA vertetuan se respektojne ligjet dhe nuk bejne lodra fjalesh bosh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje