Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan më shumë se 4 000 vdekje prej koronavirusit në 24 orët e fundit, për herë të parë, ndërsa sistemet shëndetësore përpiqen të përballen me numrin e pacientëve të sëmurë.
Vendi ka parë një total prej 365 000 vdekjesh të lidhura me koronavirusin deri më tani, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, nga një popullsi prej 330 milionë banorësh.
Më shumë se 266 000 raste të reja u raportuan ditën e djeshme duke e çuar totalin në mbi 21,6 milionë raste.
Numri i rasteve është veçanërisht i lartë në shtetin e Kalifornisë dhe qarkun e Los Anxhelosit, ku më shumë se 1 në 5 persona rezulton pozitiv.
Gazetare shpellare, mos na jepni lajme qe i perkasin Ameriqise. Ne jemi ne Europe dhe me te rendesishme jane lajmet per gjera qe ndodhin afer nesh. Jepni lajme se sa kane vdekur dhe sa jane te infektuar ne vendet europiane sepse kjo na intereson me shume.
4000 vdekje po ri pjesetojme me 50 shtete qe ka SHABA jane vetem 80 vdekje per cdo shtet..ku eshte lajmi ketu kur ne angli sipas kovidofobeve po vdesin nga 7-800 beta ne dite ..?