Nga Adriatik Doçi
Deputeti socialist Spartak Braho, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, i famshëm edhe për simbolikën e “Çantës së zezë”, në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, shkruan se Sali Berisha ka qenë i infiltruar i USD-së së ish-Jugosllavisë, shërbimit sekret famëkeq të Beogradit si dhe i besuar i Millosheviçit, i cilësuar si ‘kasapi i Ballkanit’, i cili ndërroi jetë në burg, i dënuar me masakrat në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci. Braho shkruan se në një kohë kur Millosheviçi po masakronte shqiptarët në Kosovë dhe po kryente gjenocid, Sali Berisha i shpalle luftë UÇK-së dhe deklarohej kundër marrëveshjes së Rambujesë.
Për herë të parë, Braho shkruan se dy njerëz të besuar të Sali Berishës, Bashkim Gazidede dhe Agim Shehu, të arratisur nga Shqipëria në vitin 1997, takoheshin fshehurazi me Arkanin, kriminelin më famëkeq serb, krahu i djathtë i Millosheviçit, për masakrat njerëzore në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci. Berisha u kishte besuar Shehut dhe Gazidedes shtypjen e revoltave popullore në mars të vitit 1997, por batalionet e tyre me njerëz të SHIK-ut dhe militantë të armatosur të PD-së, u shpartalluan në Vlorë. Më pas dyshja, sipas Brahos, ka vijuar misionin në arrati, njëri në Gjermani dhe tjetri në një vend aziatik, tashmë kundër UÇK, e cila ishte shpallur nga Berisha në Tiranë si bandë terroriste, marksistë etj.
Braho shkruan se “Hap pas hapi, por pa u ndaluar, siç thotë populli, ‘lakrorit po i hiqen petët. Pas lëvizjes njëzetvjeçare të Berishës, për disa e çuditshme, për të tjerë e dyshimtë, në infiltrimin tij me regjimin e serb të Milosheviçit dhe UDB-së, arriti kulmin në deklarimin e tij publik: “Të mos firmoset marrëveshja e Rambujesë nga kosovarët.
Tashmë një tjetër fakt përforcon dhe zbulon këtë linjë. Sipas burimeve të afërta kosovare është fiksuar se në muaj e parë të këtij viti (1999), dy nga gjeneralët e Berishës janë takuar kokë më kokë me kriminelin serb Arkan në një nga kryeqytetet e Evropës Qendrore, Sipas këtij burimi, janë këta gjeneralë, Agim Shehu, ish-gjeneral dhe ish-zëvendësministër i Brendshëm, i ardhur në këtë detyrë pas një karriere si kufitar në rajonin e Peshkopisë, aktualisht banues në Hessen të Gjermanisë, pas arratisjes së vitit 1997 dhe Bashkim Gazidede, ish-kryetari i Shërbimi Informativ i emëruar pa dekret gjeneral i operacioneve të shtypjes së revoltave popullore gjatë marsit të vitit 1997, njëkohësisht i mirënjohur edhe si kreu i fundamentalistëve myslimanë të Peshkopisë dhe kryetar i kësaj shoqate më pas, i cili pas arratisjes në vitin 1997, jeton në një vend aziatik.
Përfundimisht nga ky takim i gjeneralëve të Berishës me serbin Arkan arrin në po atë konkluzion të cilin e kemi bërë të njohur edhe më parë. Millosheviçi e ka përdorur dhe do ta përdorë kartën e tij, nënoficerin Berisha”.
Krahas lëvizjeve në prapaskenë, Braho kujton edhe sulmet publike të Sali Berishës kundër UÇK-së. “Shikoni shfaqet e shtypit të Partisë Demokratike: Sulmohet hapur UÇK-ja, hidhet baltë mbi luftëtarët e lirisë, mbi qeverinë e sapoformuar të Thaçit, madje hidhet baltë edhe mbi qeverinë shqiptare, e cilanë kushte kaq të vështira, po përpiqet t’i bëjë ballë kësaj katastrofe ndërkombëtare. Kujt i intereson më tepër të mbahej ky qëndrim? Vetëm Millosheviçi është i interesuar të shuajë rezistencën aktive të popullit të Kosovës. Të shuhet UÇK-ja, të cilën Berisha e quante ‘markseiste” apo të ‘formuar” nga UDB-ja, si dhe të destabilizohet Shqipëria, e cila është një prapavijë e sigurt për popullin Kosovës”.
Disa javë më parë, Shqiptarja.com, solli në vëmendje artikujt e gazetës ‘Rilindja Demokratike’, organ zyrtar i Partisë Demokratike dhe praktikisht zëri i Berishës, ku UÇK-ja konsiderohej si bandë komuniste dhe marksiste, njësi guerile që kopjonte Che Guevarën në Kubë, akuzohej për vjedhje fondesh, për financim nga Osama Bin Laden dhe si lojë e njerëzve të Millosheviçit dhe UDB-së. Berisha nuk e njihte qeverinë e krijuar drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës, por vetëm Presidentin Rugova dhe qeverinë e Bukoshit në arrati.
Ndërkaq, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com dy vjet më parë, ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit për lidhje të mundshme me UDB e ish-Jugosllavisë. “Berisha është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit, si bashkëpunëtor i mundshëm i UDB jugosllave. Unë nuk kam gjetur gjë në dosje, sepse kur unë vajta në krye të SHISH, Berisha kishte pesë vjet në pushtet dhe i kishte rregulluar të gjitha gjërat. Oficerët e kanë parë dosjen e tij. Por, ka një gjë, dosjet e kundërzbulimit asnjëherë nuk janë të sigurta. Unë nuk kam parë asnjë lloj dokumenti dhe të dhëne në dosje”, ka pohuar Klosi.
Nga ana tjetër, Viron Bezhani, biri i Nazif Bezhanit, kryetarit të komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë për lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit, ka deklaruar se një ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, i punësuar më pas në ambasadën shqiptare në Belgjikë, ka rrëmbyer dhe zhdukur dosjet e politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë, bashkëpunëtor të UDB së ish-Jugosllavisë dhe të agjenturave të tjera. Bezhani pohon se ngjarja ka ndodhur gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike. Siç dihet, SHIK-u i atëhershëm ka qenë një kamxhik në duart e Sali Berishës.
Në vitin 2012, deputeti i PS, Taulant Balla, publikoi pjesërisht një dokument nga arkivat Beogradit, ku thuhet se “U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S. Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987”. Balla tha se “Faktet janë të pakontestueshme dhe origjinale. Jemi në pritje të disa dokumenteve të tjera. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave”. Por, këto dosje ende nuk janë hapur, pavarësisht presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar ndaj Beogradit.
Ndërkaq, Ardian Hoxha, i biri i Remzi Hoxhës, i rrëmbyer dhe zhdukur nga SHIK-u i Gazidedes në 21 tetori i vitit 1995, gjatë një interviste në Report Tv, në tetor të vitit 2020, ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për eliminimin e babait të tij. Sipas Ardianit, Remziu u zhduk pasi Berisha dhe Gazidede kishin dyshime se kishte rënë në gjurmët e takimeve të tyre, konkretisht të takimit të Berishës me Millosheviçin në ë Tushemisht dhe të një takimi tjetër të Gazidedes me Arkanin në Shkodër.
Ardiani ka pohuar se “Më 31 maj 1993 ka ndodhur ky takim, në Tushemisht, ku është kufiri me Pogradecin dhe me Ohrin, pjesa maqedonase. Dhe aty polici kufitar i thotë që duhej të ktheheshin e të shkonin nga Qafë Thana se kufiri ishte i mbyllur. Babai po shkonte nga Shqipëria për në Maqedoni. Duke u kthyer shohin eskortën e Presidentit Berisha. Këta nuk kanë pasur asnjë informacion se çfarë po ndodhte. Dhe çfarë ndodh? Këta kthehen, babai im ndalon në Shkup, këta vazhdojnë për në Ferizaj dhe për në Prishtinë. Në lajmet kryesore të mbrëmjes, lajmi kryesor ishte që Sllobodan Millosheviç takohet me Kiro Gligorovin në Shën Naum.
…Babai im merrej edhe me biznesin. Kishte kompaninë e duraluminit, që ishte kompania më e madhe absolute, siç janë tani grupet e mëdha si Balfin apo Kastrati. Në atë kohë babai ishte njëshi absolut me biznes në Shqipëri, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të kohës. Duralumini ishte një bum në ato vite. Babai shkon në Shkodër për një projekt shumë të madh, që të inspektonte punët si po shkonin. Mbaron inspektimin bashkë me menaxherin e tij dhe shkojnë për drekë. Kur hyjnë në një restorant të Shkodrës, aty sheh Bashkim Gazideden dhe Arkanin duke ngrënë drekë.
Është patjetër Sali Berisha. Unë e kam thënë shpesh që edhe Sllobodan Millosheviçi nuk ka shkuar në Kosovë dhe vetë fizikisht të shkonte në fshatra e në qytete dhe t’i kapte vetë njerëzit e t’i masakronte vetë”.
Ndërkaq, në shkurt të vitit 2017, Berisha ka pranuar publikisht se qeveria shqiptare ka qenë kundër embargos së naftës që OKB-ja ja kishte vendosur Jugosllavisë së cunguar të Sllobodan Milosheviçit. Duke pranuar njëherësh se firma “Shqiponja” e PD qe merrej me trafikun e naftës dhe thyerjen e embardos me ish-Jugosllavinë dhe gjithë procesi i takimeve dhe thyerjes se embargos se OKB nuk ka qenë qëndrim i qeverisë “Meksi” por i tij personal si President i Republikës. Një pohim të tillë Berisha e ka bërë këtë në faqen e tij të Facebook, kur i është përgjigjur një komentuesi që e ka sulmuar për këtë çështje. (Shqiptarja.com)
C’FAR pret. S P A K ?
Na hapet barkun me keto budallalliqe. Sali Berisha, nga sa ke punuar ne presidence dhe ne qeveri, e ka treguar veten si nje antinjeri dhe antishqiptar. Une si popull qe çelesat e kashtes kam, nuk kam fuqi ta padise ne gjykate.
Ti zoti S. Braho qe ke edhe gurin edhe arren, shko çoji faktet tek autoritetet e drejtesise dhe le te bejne ata punen. Jo me tha ky, jo pashe ate, fjale kalamanjesh. Turp per ty o Spartak Braho.
Po ke kurajo prej burri shteti, perballu ne gjykate me shkaterruesin e vendit, Sali Ram Berisha, i cili ka qe ne vitin 1992 e ketej qe Shqiperine, ekonomine e saj, jeten e shoqerise se saj, e ka vene ne sherbim te familjes se tij dhe te atyre qe e mbajne ne kembe si Sali Lusha e plot tropojanokuksiane te tjere, qe nuk dine sa kane dhe ku i kane pasurite i qe kane zhvatur ketij vendi.
Dil o burre, meqenese ke te gjitha mundesite tja perplasesh ne surrat ketij ordineri shpirtzi, te gjitha sa di rreth tij.
Ndryshe mos fol si grate e keqija.
Zoti pensionist!Per te bere zoti Braho ate qe thua ti(denoncimin ne Spak)duhen nja dy gjera te medhaja aty poshte thone ketu ne Itali.I del me mire te shkruaj nje liber(shashka e rradhes).Keta llapaqener dijne vetem ham ham se per tjeter gje si ke.
Krimineli Berisha, në burg!!!
Berisha ka njeqind gjynahe po ti Spartak je plak buce. je qenja me pamoral e PS. Vete deputetet PS me friken qe kane ndaj teje tregojne se te shohin si qen qe kafshon me urdher te Rames. ….kur do zhduken nga politika fytyrat e se shkuares si kjo jotja.
Po mere “carr i vishkur ” Braho …….. e ditke ti dhe nuk e paskan ditur ameriqenet me koleget e tyre Europiane ???!!!!!!! More po genjeni ore genjeni se keshtu ka ardhur kjo kohe por dhe rrenat me karrar qe te hahen pak ….apo jo ore Braho ,se ndryshe me te tilla rrena sikur po ja zbehni bemat e Berishes ??? Apo ky eshte dhe qellimi ; pastrimi i figures se Salehit ??? Ka “bema” te tjera akoma me te renda Sala se kjo genjeshter bajate me agjenura or Braho , merruni me ato qe jane ne diten me diell dhe qe i dine te tere edhe lerini perrallat me 007 ……… he te keqen Braho ty …..
O Loni e ke gabim o Loni. Spartaku e ka te sakte. Ka edhe dosjen e sekretarit te pare te Tropojes Izet Dyrmishi.
Saliu kishte nje vella nuk jeton, Selim qe kishte mare gruan nga elez biberaj dhe ishte agjent serb. U lap e u be I dyfishte. Keshtu u be edhe Saliu qe beri krushqi me Liri Rama Berisha e me vone I dyfishte…………
Ka gjynahe Saliu Ram berishacic qe edhe shtate breza nuk I lan dot.
Krimi në këto 30 vjet post diktaturë ,ka emër:
SALI BERISHA & CO .
Qeni duhet te varet ne litar dhe jo te sillet verdalle krimineli.Familja me e poshter qe ka pas shqiperia,dhe pas tij vjen familja Meta .Dy kriminela dhe hajduta te ndyre .
Ky Braho mund te kete te drejte per sa thote Por Ai duhet ti shpjegoje popullit si eshte e verteta per Ilir Meten qe sajonte video dhe prova kur u zu mat duke vjedhur?
O Spartak, njeriu me i degjeneru ne Durres, kur e di qe Saliu eshte spiun, pse nuk e denancon? Nuk i dal per mbrojtje Saliut, une e bej pergjegjes per shkaterrim e asaj Shqiperie te bukur, por, une denancoj ate edhe ty edhe shume si ju ne politiken shqiptare, te majte apo te djathte. Te gjith jeni bere si ato shushunjat, qe ja pini gjakun shqiptareve dhe i pervetesoni te mirat e atii vendi.
E keqja eshte se shpresa eshte e vogel per te ardhmen, se Saliu vazhdon te djetoje politiken shqiptare, me kukllen Lul Basha, dhe me mbeshtetjen e Rames.
Them me mbeshtetjen e Rames, se ka me qindra fakte qe ai te ishte tani ne pranga. SPAK denon ca cironka, peshkaqenet vertiten te qete ne ujrat shqiptare.
Histori e degjuar nga gjith shqiptaret Pervec spakut qe ndoshta tani e mesoi !
Berisha uhet te hetohet dhe pasojat duhet te bine per te edhe per femijt e tij, gjithashu per dhendrrin ..
Po kush do e beje kete??
Po , vertete eshte spiun. Cdo dite spiunon si qytetari digjital sb.
S’ma dyshim ai edhe tani merret ende me kete spor
Lugati.
Aguk.Shehu ne Qytetin Hessen te Gjermanise. !
Heeeee..Wo sind die Albaner dort schtols als Albana. ? Vetem te fusni nga nje te beshtyre dhe AI ngordh vetem nga nje byshtyme….ku Jane ata te Prrsikutuarit ne Hessen. ! apo e kane mendjen tek Pjata e Supes. !
Achim Shehu qe dha urdher Snaijperit te vriste dhe nje Qytetare dikur ne nje Bänke ne Tirane,,prane ish kafe Peza,Öse perballe ISH Zweit te Popullit . ,,qe i corjentuar nga Truri ,se nuk i dhane Kredi !
Heeee Agim Shehu ,,shijonka Jeten ne Hesen te Gjermanise. !!
Sigurisht , keto brrockulla jane ne kuadrin e zgjedhjeve . Por z Berisha , c’hyn ne pune , ne kete rast ?!. C’do qyretar do te votoje per perparimin socialekonomik e shoqeror te vet –se pari — por edhe per gjithe shoqerine . Ne na duhen alterrnativa per te zgjedhur me te miret e mundsheme , e jo gogolat , qe na afron Brahua . Mirpo Brahot , kujtojne se politikat e kohes se tyre , kane vend edhe sot . Me gjithe perpjekiet tuaj , per te mbajtur gjalle politikat e frikes e fukarallekut , kane marre fund . Idete pseudoperparimtare qe vezhdoni ti propagandoni , me shpresen se nepermjet mashtrimit perseri do fitoni kohet e humbura , jane vetem iluzione . Ju i keni gjykuar problemet , qysh ne vaktin tuaj , kurse tani beni vetem arsyetimet se e keqia e popullit , jane ca armiq te brendshem , te lidhur me armiqt e jashtem , e ca plangprishes qe s’perfillin idete tuaj perparimtare te luftes se klasave . Po ik more dallaveraxhi , se na u bere ferre , duke na penguar te punojme per vete dhe shoqerine , ta cojme shqiperine krah evropes . Kur do shpetojme njehere e mire , nga lugat si ju dhe sera juaj .
Agim .Shehu ne Qytetin Hessen te Gjermanise. !
Heeeee..Wo sind die Albaner dort schtols als Albana. ? Vetem te fusni nga nje te beshtyre dhe AI ngordh vetem nga nje byshtyme….ku Jane ata te Prrsikutuarit ne Hessen. ! apo e kane mendjen tek Pjata e Supes. !
Achim Shehu qe dha urdher Snaijperit te vriste dhe nje Qytetare dikur ne nje Bänke ne Tirane,,prane ish kafe Peza,Öse perballe ISH Zweit te Popullit . ,,qe i corjentuar nga Truri ,se nuk i dhane Kredi !
Heeee Agim Shehu ,,shijonka Jeten ne Hesen te Gjermanise. !!
SA aktuale eshte shpreja e FATOS AVENTURJERIT : Jeni ju qe jam dhe une SPAK ESHTE PER PESHQIT E VEGJEL mjafte te ndiqni preçedetin LLALLA.
Qudi e madhe!!! Me krejt keto argumente dhe akoma në liri udbashi Sali!! Ku është shteti?
Per 80% te Kosovareve Saliu eshte babai i kombit pavarsisht ketyre fakteve tronditese
komentues Beni, a bën ta dimë në çfarë agjensi-sondazhi punon ti që na konfirmon që 80% e kosovarve e konsiderojnë Sali Berishen, djalin e Shugares nga cërna-gora, gjysë vllain e Karaxhiçit, si babain i kombit Shqiptar. Jam interesuar pak se cila agjensi-sondazhi e ka bërë ketë studim, ( ndoshta ti punon aty ), dhe kam zbuluar që kjo eshtë agjensia “BUSHTRICA-KIRURGU”, emër ky që vjen nga pseudonimet e Sali Berishes dhe vellait të tij kur ishin spihunj, i vellai i sigurimit, dhe Salihi i sigurimit dhe i UDB-së jugosllave. Ka mundesi që keto sondazhe i ke bërë në disa shtepi kosovarësh që banojnë në mamurras, fier a në rrethina të durresit, ku disa djem të tyre së bashku me disa “luftëtarë të zjarrtë” kosovarë të krahut të Bukoshit, që kur po zihej lufta në kosovë mes heronjve të UÇK-së dhe agresorit ushtarak serb, këta dridhnin bytht si rraspihe në diskotekat e Tiranes, dhe i kanë sherbyer si zagarë Sali Pe-De-rit në ” gjahun ” e 1997-tes kunder vellezerve shqipetar të jugut. Kam zbuluar që kjo agjensi-sondazhesh funksionon dhe e mbajnë në këmbë fondet personale të familjeve të Radovan Karaxhiçit, Rankoviçit, Rrahman Morines, Azem Vllasit, Sali Berishes e Azem Hajdarit, pra është normal që sondazhi juaj është ekzakt duke parë që keni sonduar familjet dhe rrethin familjar të të gjithë ketyre Pe-De-rave të më-siperm. Atëherë këta popullecat tuaj munden me e adoptue si babë a si njerk Sali Berishoviçin, dhe jua japim falas, por pasi ta parqesim para Drejtesisë Shtetërore o Kanunore TË SHQIPERISË, ku do të akuzohet per pak tradheti, pak vrasje, pak vjedhje, pak korrupsione e pak trafik droge e njerzish. E kur ta marrin denimin që e meriton, ju 80% zagart që jeni pyet për sondazhin ja pafshi hajrin, nqs-e i mbetet gjë në skeletin e tij.
Nuk e di dhe nuk e kuptoj, perse jane te nevojshme perseritja e herepas’hereshme e ketyre fakterve!? Keto jane thene e sterthene me qindra here. Perseritja e tyre, po kthehet ne nje komedi. Po ku ka nevoje te perseriten keto bema te ketij kopuku? Ky popull ka aq shum per te, saqe keto qe permernden nuk ngrejne peshe fare . “Bemat” e tij jane aqe te shumta, saqe me to munde te denohej me dhjetra here me burgim te perjetshem. Perseritja e ketyre fakteve tregon se, ky mut shtet s’ka kellqe per te denuar kriminelet e vertete politike, por eshte i afte te denoj vetem ndonje krim ordiner!
Nuk behet Shqiperia se : Taku dhe Ngjela ne Komisionin Hetimor Parlamentar per Vitet 97-98 nje brim ne Uje bene. Taku Avokat i Like Floririt per Vidion e Priftit. Motra Fate Mediut ishte Gruaja e Celibashit dhe njekohesishte dashnoria e Sokol Olldashit. Fullani Governator gruaja Gjykatese (mos gabohem ne Gjykaten e Larte ).Mona dhe Argita e kane kontrolluar dhe e kontrolloin akoma dhe sot Sistemin e Drejtesise. Ripjellja ose eshte pale me keta RQ, , ose ka frik. Ne te dyja rastet Ripjellja tregon qe eshte vk. Mjere Shqiperia e Shqipetaret e ndershme.
Edhe Trump-i u dogj, Sali Vuk Berishovici do te vazhdoje te beje ligjin
ne politiken 30 vjecare te shkerdhatokracise se Shqiperise.
Keni 30 vjet qe beni sikur I hakerreheni njeri-tjetrit dhe si perfundim asgje.
Ju ose jeni te gjithe spiune te vendeve te ndryshme, ose genjeni, ose te dyja bashke.
Pse nuk denonconi ne organet e drejtesise qe tani I keni rregulluar sic deshironit.
Saliu e Spartaku me duken njelloj I pari kafshon,i dyti leh
Po ky taku rrapadaku kaq I paster te jete??? Ik more plak matuf po pate fakte coji ne prokurori e mos fol kot. Pordhi kali ne deer te hanit.
Gjera qe dihen prej shum kohesh ,!Veprimtaria e ktij agjenti bish antishqiptare ka vepruar hapur dhe kujtimet e tij te zeza kan len akoma gjurmet e shkaterrimit shqiptar ! Bejn muuuuuuuuuuuuuu mu ne sy te shqiptareve e nuk ka nevoj te perseris ato qe thot spartaku ! Popull mjeran ,popull miz muti ,ku edhe ktu ka ndonje koqe qe ve ne dyshim fjalet e Spartakut ! Ha mut o Edi Rama qe ske byth te cosh ne te semes kte far perbindeshi, qe ju ka ber kaps, gjith mijve te perlamentit dhe e duroni akoma Hani mut or kosovar, qe rezik mbani foton e tij ne xhep si hajmali me ne krye ate KKelliren Osmani ( se Vjosa e kulluar nuk lan dot pisllikun qe te ka mbeshtjell bashk me ate Kurtin “patriot” ) Kush ta denoj or “jimi” kush !!! Jan te dhier te gjith ei ka ne dor agjenti qe tall bythen me kta krokodila e mashtrusa , qe vec te vjedhin duan !Nuk i nxjer syt sorra sorres , se ky popull miz muti rrehet me nji kafe ,se ky milet nuk dun njeri tjetrin e mbreteron ambicja e xhelozia ! Nuk dun Atdhe ,e kto qe lexojm nuk esht her e par ! Si mundet te hec nje trup , kur esht mbushur me ushujza qe pijn gjak …Nuk ka vend edhe zemerimi se u bom budallej ,tu duru cinizmin e talljen e ksaj klase me te poshter te historis antishqiptare ….Ptuuuuuuuuuuu
Braho .
Edhe vetë ti e din, se hapi e takati yt janë deri tek gazeta, se, po të ishte më ndryshe , ma e pakta ( je dhe jurist me shumë përvoja ) do t’i drejtoheshe organit kompetent me dokumenta e jo me artikuj .
Edhe kreu i partisë tënde , me 12 Mars 2018 tek emisiooni i Eni VASILIT , e etiketoi Sali BERISHEN ” Kokrra e budallait ” , e ai s’ja harron këtë deri sa të vdesi .
Ndoshta, Spartak Braho , edhe unë mund të kem bindje, se Sali Berisha , me veprimet e mosverprimet e tij ka bërë aq dëme sa tradhëtia do ishte fjalë limonatë . Ndoshta , ta shoh jo në burg , por të varur nuk ngopem , e m.gj.atë, nuk i kam asnjë fakt a dokument në dorë , kështu që nuk shkon ta akuzosh tjetrin pa bazë . Aaaaaaa, po . Sepse s’ka ligj, që të ndalon as ty e asnjeri me akuzu , me shpif , me sha .
POR .
13 MARS 2018 tek kjo TEMA Online :
Kokrra e Budallait
Fatkeqësisht , jeni vite dritë larg këtij njeriu të jashtëzakonshëm, me emrin Sali BERISHA .
Nuk keni arritur dot ta konceptoni , se, pas 90-tës, asnjë politikan, nuk ka qenë e nuk është , por besoj se nuk do ketë për së afri, intelektin e këtij njeriu . Asnjëherë nuk ka godit me plagos apo me vra vetëm një zog . Madje dhe kur ka shti sot, ka qenë plotësisht i bindur e i vetëdijshëm, se çfarë, kur dhe ku do rrafshonte goditja e tij, si dhe pasojat .
Vëllavrasjet e sherret, ku e ka futur këtë vënd e këtë popull, as pas 100 vjetësh, nuk do mund të rregullohen e shuhen dot .
Sali BERISHA është njeriu politikan, i cili, si ai askush, është përpjekur dhe ka luftuar shumë për të zotëruar e pastaj përdorur informacion të thellë e gjithëanshëm, sa që, edhe SHIK-u i Fatos KLOSIT do ta kishte zili .
Ka qenë dhe është politikani i vetëm, që u fut në betejën politike me një prapavijë logjistike mbështetëse të jashtëzakonshme e mjaft solide, të cilën, të tjerët nuk arrijnë ta konceptojnë, por ai, e ka shfrytëzuar e përdorur me efiçencën maksimale .
Nuk gjindet politikan si ai, me aftësi të jashtëzakonshme, për të ruajtur momentin, për të kapur momentin dhe për të shfrytëzuar momentin në gjithë veprimet e mosveprimet që ka bërë e vazhdon të bëjë .
Shumë politikanë na erdhën e vazhdojnë të jenë nga radhët e artistëve e aktorëve, madje dhe me emër . Më vjen keq, por, për nga mjeshtëria e lojës, Sali BERISHA mund të cilësohet si Rektori Honoris Causa i të gjithëve .
FATKEQESISHT, FATKEQESISHT .
Të gjitha këto veti të jashtëzakonshme i përdori vetëm për interesa të veta, të familjes së vet dhe për të zezat që i punoi e vazhdon t’i punojë Shqipërisë, Kosovës e krejt kombit shqiptar .
Dhe, në gjithë këtë veprimtari antikombëtare është mjaft konseguent . Kështu është mbrujtur dhe prandaj është zgjedhur dhe mbështetet .
Hajde gjeje, se çfarë emri t’i vendosësh këtij gjeniu të mbrapshtë .
Nëse do kisha mundësi të ngrija një Shtatore DJALLI në një nga qendrat e Tiranës, për ta bërë më të vizitueshme jo vetëm nga shqiptarët, por nga gjithë bota, do ta realizoja djallin me brirët, cfurkun ( hellin ) në dorë dhe me ngjyrimet flakëruese të kësaj figure, ashtu siç gjithmonë e kemi pasqyruar e përfytyruar, por me veçantinë e përbotshme, me fytyrën e Sali BERISHES .
Vetëm kështu, ky njeri do jetë i pavdekshëm përgjithmonë, ashtu siç ai dëshiron, dhe, i urryer në maksimum përgjithmonë, ashtu siç shqiptarët e ndjejnë dhe e dëshirojnë .
Vetëm nga kurioziteti me pa këtë shtatore, Tirana e Erionit do bëhet qendra më e madhe e pelegrinazhit . Ajo SHTATORE do mbledhë çdo ditë të vitit turistë sa gjithë Ballkani sëbashku, ndoshta dhe më shumë .