Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet dhe paralajmëron: Ndëshkim të rreptë për këdo që prek votën, SPAK të bëjë kujdes

8 Janar 2021, 11:27Politika TEMA

Illir Meta ka dekretuar sot pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë,  që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Meta thotë ndërkohë se “çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve”.

“Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje, pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 17 dhjetor 2020, që ishin evidentuar si të nevojshme për t’u realizuar mes forcave politike, në dakordësinë e arritur me marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Konkretisht, Presidenti Meta, ka dekretuar me shpallje:

– Ligjin nr. 146/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”;

– Ligjin nr. 147/2020 “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, ‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”;

– Ligjin nr. 148/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 97/2016,’Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’”;

– Ligjin nr. 149/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”;

– Ligjin nr. 150/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, ‘Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve’”.

Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

4 komente në “Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet dhe paralajmëron: Ndëshkim të rreptë për këdo që prek votën, SPAK të bëjë kujdes”

  1. kryemaskarai iqe shpartallonte votat ne cdo zgjdhje ,
    me banat kriminale me dhune ,
    ka pafytyresine e Trapit te bej gjasme mbron votat dhe eshte kundes vandalizmit
    ne zgjedhje kunder dhunes e manipulimit te votes lol !!!!!!
    Ate programin Kamasutra te Keiekares se Lsi-s kur do ta dekretoj ki kokecepi na cepani mo ,
    ky kopan sharlatani ,qe kerkon te shitet per president shqiptareve .
    Po thirrjet qe bere mor Putane shqiptareve per “rrevolucionin e Haxhi Qamilit ” te marreje
    Pushtetin me Dhune ,
    e Rrembeni Armet ja vdekje ja Liri ,- si Trumpi mor Rrospi Muti ?????????????
    Ky duhet te denohet per nxitje te Dhunes dhe perdhosjes se Institucioneve ptu
    plumbi ballit ben pune aty
    ndryshe do qelbi mut ai vend ?

    1. Revizori says:

      Mos u merzit, se Meta po i ndjen prangat ne duar dhe e perfytyron veten para hekurave, prandaj eshte terbuar.

  2. Lumi says:

    Ilir hajduti ben thirrje per mbrojtjen e votave ndersa vete shperdante zarf me lek …Ptu njeri i degjeneruar…SPAKU cfare pret per ciftin Caucesku te shqiperise?

  3. Roberto says:

    Ilir Meta flet per ligje?? Ilir Meta kercenon per vjedhje votash??? Ilir Meta eshte nje nga hajdutet me te medhenj te Shqiperise bashke me Sali Berishen. Ka paguar me leke ne dore te gjithe te rinjte e papune apo studentet si gjoja rinia e LSI apo trupat “ushtarake” qe pregatiste Monika ne Jale ku ju bente lavazh truri me nje pjate gjelle apo kur Ilir Meta i”revoltuar” per padrejtesite ju shkonte militanteve te LSI vizite ne shtepi dhe kur largohej qe andej leshonte zagaret e tij me zarfa ne duar duke shperblyer personat e”lenduar” nga PS. Ky eshte nje pleh i qelbur qe nuk e ben nena dhe ky hajdut i ndyre ben presion qe mos preket vota??? Po ti mor legen dhe Sali hajduti keni futur duart disa here neper kutite e votimeve bile njerzit votonin kundra PD dhe strukturat kriminale te Sali Berishes merrnin ne dorezim kutite e votimit neper qendrat dhe qytetet e ndryshme te Shqiperise dhe i kembenin direkt me kutite qe kishin pregatitur me pare. Si rrjedhoje e kesaj vjedhjeje elektorale Sali Krimineli fitonte zgjedhjet dhe nuk i nxihej fare faqja kur ne kutite e vitimin dilnin me dhjetra apo qindra flete te teperta mbi numrin e votuesve. Ja pra se cilet jane keta qe therrasin per mos prekje vote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje