Memorie.al publikon historinë e panjohur të kolonelit Josif Zegali me origjinë nga Myzeqeja, i cili fitoi një bursë nga qeveria e Mbretit Zog dhe shkoi në Itali, ku ndoqi studimet e larta në Institutin e Agrikulturës, pranë Universitetit “Antonio Zanneli”të Rexhio-Emilias. Kthimi i tij në atdhe për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste, ku bashkë me dy vëllezërit e tij dhe xhaxhanë, klerikun e njohur ortodoks, Papa Josif Zegali, dolën partizanë në rradhët e Brigadës së Parë të Mehmet Shehut dhe në Brigadën 16 Sulmuese që u formua në Therepel të Skraparit, ku ata morën pjesë në të gjitha luftimet, deri në betejën për çlirimin e Tiranës, ku Josifi u takua për herë të parë me dy vëllezërit e tij partizanë, që familja dhe fshati i dinin të vrarë. Diplomimi i Josifit në Akademinë Ushtarake të Xhenjos “Kujbishev” në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1960 ku ai doli me Medalje Ari dhe kthimi në atdhe, ku i’u dha grada e kolonelit kur ishte në moshën 33 vjeçare, duke u emëruar me detyrën e Shefit të Shtabit të Xhenjos në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Dëshmitë e Zegalit se si u ngarkua ai për ndërtimin e disa prej objekteve ushtarake më të rëndësishme të Shqipërisë komuniste, siç ishin Aeroporti i Gjadrit, Baza Ushtarake Detare e Shëngjinit e Porto-Palermos, Uzinat e Armëve në Poliçan dhe Gramsh, etj., si dhe tre vendstrehimet anti-atomike poshtë vilave të Mehmetit dhe Enverit në “Bllok”-un e udhëheqjes në Tiranë, ku pas mbarimit të tyre, ai u arrestua dhe u dënua si “bashkëpunëtor” me “Grupin puçist të Beqir Ballukut”, duke vuajtur vite me rradhë në Burgun e Burrelit etj. Historia e rrëfyer prej Zegalit, “Kolonelt Bunker”, që regjisori i njohur, Kujtim Çashku, e kthehu në filmin me të njëjtin emër…
Nga Dashnor Kaloçi
Burgoset me “Puçistët e Beqir Ballukut”
Aty nga viti 1973 – ‘74 Enver Hoxha filloi goditjen e ushtarakëve të lartë, duke i akuzuar ata si puçistë. Goditja që ju bë ushtarakëve të lartë e cila filloi me ministrin e Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku e dy zëvëndësat e tij, Petrit Dumen e Hito Çakon, u shtri shumë më gjerë, duke çuar në bankën e të akuzuarëve si “armiq të popullit” me dhjetra ushtarakë të lartë, ish kuadro të Luftës partizane, që kishin mbaruar shkollat e akademitë ushtarake më të njohura të Bashkimit Sovjetik. Në këtë kuadër, u godit dhe familja e Josif Zegalit, ku i vëllai tij Kozma Zegali, ish kuadër partizan në Brigadën e Parë Sulmuese të Mehmet Shehut, oficer i karrierës punonte në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku. Lidhur me këtë, koloneli në pension, Josif Zegali, kujtonte: “Pas arrestimit të vëllait tim Kozmait, akuzat kundër meje dhe familjes time filluan të vërshonin nga të gjitha anët, duke pasur si bazë nisje, Sigurimin e Shtetit. Ato na tronditën aq shumë, saqë kur unë j’ua tregova gruas sime, Elenit dhe vajzave, me qëllim që ato të ishin të përgatitura për çdo gjë, ato u tmerruan dhe filluan të ulurinin me kuje.
Eleni më tha me lot në sy: Josif, ty do të arrestojnë, kurse neve do të na internojnë, tamam siç vepruan me Kozmain e fëmijët e tij. Kështu, pas arrestimit të Kozmait, mua si vëlla i tij, në fillim më hoqën nga puna dhe më nxorrën në lirim. Më pas filluan ndjekjet e survejimet nga Sigurimi i Shtetit, të cilat më detyruan që të mos dilja nga shtëpia. Ndonëse mundohesha të punoja, prapë ankthi më mundonte shumë. Nga gjithë kjo gjë, unë mundohesha që t`ju jepja kurajo fëmijëve, por ishte e pamundur, sepse nga një tronditje fizike dhe shpirtërore, unë pësova vetë një takikardi në zemër dhe më shtruan me urgjencë në Spitalin Ushtarak, në gjendje shumë të rëndë. Ndonëse mjekët që i njihja, mundoheshin të më kuronin, urdhëri kishte ardhur nga lart për tjetër gjë. Kështu një ditë, duke dalë në ballkon për t’u çlodhur, pashë rreth e rreth spitalit, roje të armatosura, që nuk kishin qenë më parë. Në hyrje të Spitalit, pashë zv/Shefin e Sigurimit të Ushtrisë, V. Idrulin, me dy tre oficerë të Sigurimit.
Pas pak në dhomën time erdhi zv/komisari i Spitalit dhe më njoftuan se duhet të dilja që atë moment prej andej. Unë dyshova, por nuk kisha se çfarë të bëja! Kur dola, hipa në makinën “BÇ” dhe e pashë veten në mes të dy oficerëve të Sigurimit. Aty e kuptova se isha i arrestuar, kur akoma makina nuk kishte marrë rrugën për t’u futur brenda ‘Burgut të Vjetër’. Aty më dhanë dhe urdhër arrestin, ku thuhej : ‘Josif Zegali arrestohet për krimin e sabotimit, për dobësimin e mbrojtjes së vendit’. Pas meje, operacioni që nuk e di se si u kodua, vazhdoi dhe në Ndërrmarjen e Ndërtimeve Ushtarake, duke arrestuar dhe Thoma Bejon, Bashkim Lleshin, Saba Majën e Luan Veshin. Ky grup u quajt: ‘Grupi i sabotimit të fortifikimit të mbrojtjes, me përgjegjës, ish-shefin e Shtabit të Xhenjos dhe Drejtorin e Fortifikimit të Ushtrisë, Josif Zegalin”. Më pas, Ministri i Mbrojtjes Popullore dhe kryeministri Mehmet Shehu, lëshoi një urdhër me shkrim, ku njoftoheshin të gjitha repartet e Ushtrisë, se ishte arrestuar një ‘grup sabotatorësh, me në krye drejtorin e fortifikimit Josif Zegalin’.
Kështu pas një hetuesie të gjatë, erdhi dhe gjyqi i Josifit, i cili zgjati 29 ditë me rradhë. Ai u mbrojt nga të gjitha akuzat, duke i hedhur poshtë ato, por që nuk mundi t’i shpëtonte dot dënimit! Kështu ai u përplas burgjeve të Burrelit e galerive të Bulqizës, për tetë vjet me rradhë, nga 13 janari i vitit 1975, deri më 15 majin e vitit 1982, me akuzën si ‘sabotator dhe armik i popullit’, që ‘kishte lënë dhjet vjet mbrapa, fortifikimet në Shqipëri’! Pas daljes nga burgu, Josifi dhe familja e tij ishin nën survejimin e përhershëm të Sigurimit të Shtetit, prandaj për të shpëtuar nga ajo e keqe që e ndiqte në çdo hap, ai u mbyll brenda në shtëpi, duke mos dalë fare. Ai studionte dhe shkruante për të përgatitur një libër, që bënte fjalë mbi fortifikimet mijra vjeçare në botë dhe në Shqipëri, libër i cili do të shërbente më shumë si tekst shkollor.
Zegali: Enver, ndërprit bunkerizimin…
Pas daljes nga burgu në majin e 1982-it, Josifi Zegali habitet me ato ndryshime që kishin ndodhur gjatë atyre tetë vjetëve që ai kishte qenë i izoluar dhe trishtohet kur shikon me sytë e tij bunkerët e shumtë që kishin mbirë si kërpudha?! Lidhur me këtë gjë ai kujtonte: “Kur pashë gjithë atë bunkerizim marramendës, të mbjellë gjithë andej, në male e kodra, në fusha e në bregdet, në plazhe e nëpër qendra të banuara, në fshatra e në qytete, si produkt i një strategjie euforike e të çmendur dhe i zbatuar nëpërmjet një punë intensive tërë popullore dhe me investime kolosale materiale e financiare, u befasova deri në tronditje!
Dhe më e keqja e gjithë kësaj ishte, se ajo gjë po vazhdonte me ritme marramëndëse, duke angazhuar shumë ndërmarrje prodhimi e gjithë Ushtrinë! Në këtë vepër çmendurie që quhej: “Fortifikimi origjinal Shqiptar”, unë si specialist, e ish-kuadër drejtues i Mbrojtjes, i përgatitur në shkolla e akademi ushtarake në Bashkimin Sovjetik, studiues i historisë e i artit ushtarak e veçanërisht i atij Xhenier-fortifikues dhe që kisha njohuri të sakta, pasi kisha parë ndër më të fortat vija të fortifikuara në Evropë e Azi (Kinë, Kore e Vietnam), siç mund të përmenden ato më të njohurat e Luftës së Dytë Botërore: “Maxhino” në Francë, “Zigfrid” në Gjermani, “Manerhejm” në Finlandë në kufi me Bashkimin Sovjetik, etj., shtroja pyetjen: Ç`bëhet kështu?!”
Pas daljes nga burgu, për afro gjashtë muaj, Josif Zegali luftonte me veten, që të ngrinte zërin për atë çmenduri që kishte ndodhur e vazhdonte me ritme marramendëse, apo të heshte! Të gjitha ato e mundonin së tepërmi shpirtin e tij dhe ai bënte fajtor, së pari Këshillin e Mbrojtjes për inkopetencë, e Shtatmadhorinë si të paaftë dhe jashtë të gjitha koncepteve të Luftës. Po kështu me veten e tij, ai fajsonte dhe Kryeministrin Mehmet Shehu, e ish kolegët e tij, që drejtonin Xhenjon e Fortifikimin.
Pas gjithë atij dyzimi që ja brente shpirtin pak nga pak, mbas kishin kaluar plot gjashtë muaj nga dalja prej burgut, në nëntorin e 1982-it, Josif Zegali vendos e ulet për të shkruar atë çka e mundonte prej kohësh. Kështu ai, në 12 faqe letër drejtuar Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxhës e Këshillit të Mbrojtjes, analizonte me kopetencë profesionale, të gjitha gabimet që ishin bërë në strategjinë fortifikuese dhe j’u bënte thirrje, që ta ndalonin sa më parë atë. Për gjithçka sa shkroi në atë letër, Zegali nuk bisedoi me asnjë nga ish-kolegët e tij, por vetëm u konsultua me njerëzit e rrethit shumë të ngushtë familjar. Lidhur me këtë, Josifi kujtonte: “Pasi e nënshkrova letrën me emrin dhe firmën time, e futa në një zarf ku citoja se ishte ‘tepër sekrete dhe e një rëndësie të veçantë’ për Enver Hoxhën e Këshillin e Mbrojtjes, më 27 nëntor 1982, e dërgova dorazi në Komitetin Qendror.
Enveri: Të arrestohet ky birçe…
Pas dërgimit të asaj letre, Zegali priste gjith shqetsim, se çfarë do të ndodhte me të. Po çfarë ngjau me atë letër, a e morri vërtet në dorë Enver Hoxha dhe cili ishte reagimi i tij? Lidhur me këtë, sipas dëshmive të ish Prokurorit të Përgjithshëm Rrapi Mino, letra në fillim ra në dorë të Enver Hoxhës, i cili ja dërgoi me shënime Ministrit të Mbrojtjes, Prokop Murra. Pasi ajo u pa nga specialistë dhe ushtarakë të lartë të Shtatmadhorisë, Prokop Murra firmosi mendimin zyrtar, ku thuhej:
“Letra është thellësisht armiqësore. Fortifikimi shqiptar është një vepër efektive madhore dhe origjinale shqiptare e mbrojtjes sonë, nga i cili duhet të mësojë bota. Çfarë thuhet aty nuk qëndron dhe Josif Zegali vërteton edhe njëherë se ai është armik i Partisë dhe i popullit…”! Më pas, kjo letër kaloi dhe në Ministrinë e Brendshme, ku nën firmën e Hekuran Isait, thuhej :”…Josif Zegali është armik i Partisë dhe i popullit dhe duhej pushkatuar që në burgimin e parë, por organet tona të Drejtësisë, u treguan liberale…”
Po çfarë kishte shkruar Enveri në shënimet që kishte bërë për letrën e Zegalit, të cilën ja dërgoi Prokop Murrës?! Midis të tjerash, aty shkruhej:
Shoku Prokop
Po të dërgoj një material që ma ka shkruar një farë Josif Zegali, ish oficer i Xhenjos për Fortifikimin, por që ka qenë nja katër a gjashtë vjet në burg, në kohën e Beqir Ballukut, që është vëllai i atij Zegalit tjetër, po dhe ky komplotist e me puçistët dhe tani ndodhet në burg.
E lexova me durim letrën e “teoricienit të madh të fortifikimeve”. Ky njeri rrëzon të gjitha planet e fortifikimeve tona dhe pretendon se janë bërë të gabuara, janë bërë shabllone, si në fusha dhe në malet, janë ndërtuara pranë e pranë në hapësira shumë të vogla.
Për të na hedhur hi syve, ai na hiqet si teoricien i fortifikimeve dhe në fund të letrës bën dhe përshkrimin e vijave të fortifikuara, si ajo “Maxhino”, “Zigfrid”, “Mannerhejm” etj. Por fortifikimet që kemi ndërtuar ne, janë fortifikime speciale, që i përshtaten një sulmi e norma, jo si ato norma me të cilat NATO do të sulmojë Traktatin e Varshavës, ose anasjelltas, Traktati i Varshavës do të sulmojë Evropën Perëndimore ose Kinën e ku e di unë tjetër.
Pra, ky birçe që po më shkruan këtë letër dhe më hiqet si teoricien dhe kritikues i fortifikimeve tona, gjoja nga mendja e tij “pjellore”, përsërit teorinë e Mehmet Shehut, që unë ja kam hedhur poshtë, por ky nuk e di, e nuk e do këtë! Ky element që është një disfatist, të arrestohet, të merret në pyetje nga Prokuroria dhe Hetuesia Ushtarake dhe t’i përgjigjet pyetjeve të mëposhtëme:
– A ka shfaqur këto pikpamje të tij kur janë bërë planet e fortifikimit?
-Në qoftë se jo, d.m.th., në kohën kur ishte ministër Beqir Balluku, ai i ç’faqi ai këto kur ministër i Mbrojtjes u bë Mehmet Shehu?
-Pasi Mehmet Shehu vrau veten, ky person, “kur pa se ishin bërë gabime të mëdha” dhe gjoja me që ishte në burg, ose kishte frikë nga Mehmet Shehu, përse nuk i shkroi Komandantit të Përgjithshëm?
-A e di ai se vendi ynë ka një Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura? Sigurisht që e di.
-Kjo duhet të jetë një akuzë e rëndë për të, d.m.th., që nuk më vuri në korent për mendimet e tij, që në fakt janë të Beqir Ballukut e të Mehmet Shehut, sikurse thashë më lart dhe të arrihen në konkluzione për faje të rënda në këtë drejtim.
Prokurori dhe hetuesi ushtarak të shikojë më parë dosjen e këtij personi, përse është dënuar me burgim, të ketë parasysh dhe vendimet e Komisionit të Revizionimit dhe të Kontrollit të Partisë, ku thuhet se është njeri i dyshimtë, mbasi nga Mehmet Shehu e Beqir Balluku, është dërguar për shumë kohë në Itali e Suedi.
Pastaj në përfundim të hetimeve, të gjykohet në se duhet hedhur në gjyq, nga i cili të dënohet në bazë të Kodit Penal”.
Enver Hoxha
1.12.1982
Arrestimi i dytë i Zegalit, pas letrës dërguar Enverit
Pas kësaj letre të Enver Hoxhës, ndodhi ajo që pritej. Kështu më 17 dhjetor, plot 20 ditë që nga dorzimi i letrës në Komitetin Qendror, pallati ku banonte Josif Zegali, u gjend i rrethuar nga forcat e Sigurimit të Shtetit, të cilët, “në emër të popullit” e arrestojnë dhe kolona prej tre katër makinash, merr rrugën për në drejtim të ‘Burgut të Vjetër’ të Tiranës! Lidhur me këtë, Zegali kujtonte: “Aty më dhanë urdhër-arrestin, të cilën e lexoja dhe e ri lexoja. Atë e kishte firmosur Prokurori i Përgjithshëm, Rrapi Mino, ish i njohuri im si myzeqar, në të cilën thuhej: ‘Arrestohet për krimin e agjitacionit e propagandës, për dobësim dhe përmbysje të Pushtetit Popullor’.
Pas kësaj, duke mos pasur rrugë tjetër, që të paktën të shpëtonte sa të mundte familjen e tij, Josifi vendos e bën “divorcin” me gruan dhe “heqjen e atësisë” katër vajzave, gjë e cila ju pranua menjëherë. Në qelinë e tmerrshme me nr. 13, të ‘Burgut të Vjetër’, Josif Zegali qëndroi për 107 ditë me rradhë, në palcën e atij dimri të akullt dhe kur priste nga çasti në çast që ta pushkatonin, ndodhi më e pabesueshmja: lirimi i tij?! Lidhur me këtë, Zegali kujtonte: “Pasi më komunikuan lirimin, ju thashë: Ju falenderoj për lajmin e mirë që më dhatë, por unë nuk dal nga burgu dhe kam arsye. Së pari: nuk kam ku shkoj dhe si armik që më kanë cilësuar, vendin e kam këtu.
Së dyti: a e shihni si më keni katandisur, në një skelet gati për të vdekur, prandaj nuk dal nga biruca nr. 13, pa më zvëndësuar ai që më futi këtu. Pas këtyre fjalëve, ndërhynë të dy, prokurori dhe hetuesi, F.T., të cilët më thanë: Dëgjo Josif Zegali, ti je i mençur dhe e kupton se këtu u fute me urdhër epror dhe po me urdhër epror po del që këtej, mos bëjë marrëzira, se ne të nxjerrim me forcë. Prandaj mos e ço veten në atë shkallë, e për gjithë sa pe dhe folëm këtu, mos i bëj objekt bisedash, se vjen prapë këtë dhe nuk i dihet në del më”.
Po përse e liruan Zegalin dhe si ndodhi ajo që ai e quajti “tragjikomike deri në shëmtirë”?! Lidhur me këtë, ai dëshmonte: “Mos vallë unë tradhëtova veten dhe u futa në shërbim të tyre? Jo ajo nuk kishte ndodhur kurrë, as në burgun e parë dhe as në të dytin, nuk do të ndodhte. Lirimi im, u kushtëzua nga disa arsye, ku më primarja ishte se në atë kohë, Enver Hoxha ndodhej i sëmurë dhe dishepujt e tij Shehu, Kapo e Hazbiu, tashmë të njohur për ashpërsinë e tyre në krahët e Enverit, nuk ishin më.
Prandaj ato teprime skandaloze, le t`ju ngeleshin atyre”. Kështu, atë natë të 3 marsit 1982, Josif Zegali pasi doli nga burgu, niset për të kërkuar familjen e tij, me ankthin se dikush do ta qëllonte nga prapa për ta vrarë! Pas një endje të gjatë, mezi gjeti familjen, pasi bashkëshortes, Elenit, që kishte shpëtuar nga një vetvrasje, ja kishin marrë shtëpinë! Po kështu, njëra nga vajzat, tashmë nuk rronte më! Ajo vdiq nga tronditja shpirtërore, pasi e divorcoi bashkëshorti, i cili “nuk mund të jetonte më me një vajzë armiku”, ndërsa tre vajzat e tjera, kishin përfunduar internimeve larg Tiranës. Po të njëjtin “fat”, kishin dhe fëmijët e vëllait, Kozmait që ishte akoma në burg. Atë e mundonte brenga, se të gjitha ato fatkeqësi, i kishin dhuratë prej tij! Pas viteve ‘90-të jeta tragjike e kolonelit të famshëm Josif Zegali, tërhoqi vëmendjen e interesin e regjisorit të njohur, Kujtim Çashku, i cili e takoi dhe realizoi filmin tashmë të njohur, “Kolonel Bunker”.
Josif Zegali ishte nje personalitet i ushtrise qe rgjimi e internoi, eshte nje familje e shkelqyer dhe me vlera.
Josif Zegali mund te ishte personalitet i ushtrise shqiptare dhe per kete ishte i vleresuar edhe atehere, nga vete shteti shqiptar.Kot nuk u be kolonel qe 33 vjec. Por e verteta eshte e thjeshte dhe duhet thene. Ai ishte karrierist dhe bashkepunetor me Beqir Ballukun. Grupi i tyre u perpoq te rrezonte Enver Hoxhen dhe te vinte ne krye te pushtetit. Ketu kemi thjesht lufte per pushtet. Enveri fitoi dhe Beqiri e Josifi e hengren. Keto jane gjera fare te qarta dhe te kuptueshme dhe kane ndodhur gjate gjithe historise njerezore, ne cdo vend dhe ne cdo kohe. Kjo nuk e ben Josif Zegalin as me te mire dhe as me te keq se Enverin.
Nga ana tjeter fortifikimi dhe teoria e fortifikimit te shtetit shqiptar eshte nje perle e artit ushtarak boteror. Natyrisht qe ka patur dhe ka edhe kundershtare te kesaj teorie dhe praktike ushtarake, por profesionistet ushtarake ne shumice derrmuese jane te bindur se kemi te bejm me nje mendim dhe veprim gjenial ushtarak, qe ka hyre ne histori si gjenialitet. Organizimi ushtrak i shtetit shqiptar te kohes ishte sipas qellimeve strategjike te MBROJTJES SE TERRITORIT. Mbrojtja ishte synimi i doktrines ushtarake te shtetit shqiptar dhe mbi kete synim u organizua fortifikimi i vendit. Arti ushtarak thote qarte se fati i luftes vendoset ne toke dhe terreni shqiptar ishte vertetim i padyshimte i kesaj aksiome. Pra shteti shqiptar duhet te mbronte territorin tokesor (as te sulmonte te tjeret dhe as te luftonte ne det e ne ajer, sepse nuk i kishim kapacitetet finaciare ta benim kete). Ky fortifikim me skalione mbrojtjeje ne terren, eshte nje shpikje gjeniale ushtarake e specialisteve ushtarake shqiptare. Skalion ishte nje vije zjarri e menjehershme e bere nga disa pika zjarri apo bunkere njekohesisht, te vendosur ne forme gjysem rrethore, asnjehere ne vije te drejte por duke marre thellesi. Nese armiku do e kalonte nje skalion, do binte nen zjarrin e nje skalioni pasardhes. Nese e kalonte perseri kete skalion te dyte, armiku binte nen zjarrin e nje skalioni te trete, e keshtu me rradhe. Skalion pas skalioni, teorikisht eshte nje ferr i vertete qe asnje ushtri nuk mund ta kaloje. Fusim ketu edhe fortifikimet e mbrojtjes kunder-ajrore,e mjeteve te motorrizuara, e mbrojtjes bregdetare, e sistemit te nderlidhjes dhe furnizimit. Eshte nje shpikje ushtarake gjeniale. Duke perfituar dhe nga terreni i thyer i Shqiperise dhe ne ate menyre qe ishte ndertuar sistemi mbrojtes i fortifikimeve, ishte shume e veshtire ne mos e pamundur qe forcat ushtarake armike te mund te depertonin me forca tokesore dhe te pushtonin Shqiperine, nga cdo drejtim qe mund te mendohej. Fortifikimet ishin te ndertuara qe te perdoreshin vetem ne nje drejtim, pra vetem nga ushtria shqiptare. Nese nje fortifikim pushtohej nga ushtria e huaj, ai fortifikim nuk mund te perdorej nga ata, kunder ushtrise shqiptare. Psh qe t’ju a thjeshtoj, prandaj bunkeret jane gjysem, nga pas jane te hapur. Pra shikonin vetem ne nje drejtin dhe mund te perdoreshin nga ushtria shqiptare ne mbrojtje kunder armikut, por nuk mund te perdoreshin nga armiku ne drejtimin e kundert. Pra nese nje ushtar armik e pushtonte nje bunker (nese do arrinte) ai nuk mund ta perdorte kete bunker, as per te sulmuar e as per t’u mbrojtur. Kemi te bejme me mendje te zgjuara dhe te ndritura te artit ushtarak. Mos degjoni karagjozet e sotem qe s’dine nga lidhet gomari. Sulmet nga ajri dhe nga deti, po ashtu do neutralizoheshin dhe do minimizoheshin nga ky fortifikim tokesor qe kishte organizuar ushtria shqiptare. Ato ishin te qendrueshme edhe nga bombardimet ajrore, po ashtu efikase edhe kunder desantit ajror apo detar (pra kunder atij qe mund te sulmonte nga ajri apo nga deti). Ushtrise shqiptare i nevojiteshin te pakten 100 avione ushtarake per te mbuluar hapesiren ajrore shqiptare, por ky sistem mbrojtes krijonte nje efikasitet te madh edhe ne mbrojtjen ajrore, duke ulur ne maksimum shpenzimet per mbrojtjen ajrore (psh avion ushtarake gjuajtes).
Sulmi kryesor qe i behet ketij organizimi ushtarak nga halabaket e pas viteve ’90, synon kryesisht te bindte budallenjete se per kete sistem mbrojtjeje, shteti shqiptar kishte bere shpenzime marramendese qe kishin sjelle shperdorimin e fondeve financiare dhe varferimin e popullit. Kjo eshte nje genjeshter e ndyre dhe e trashe. Kush deshiron mund te informohet per te gjithe sasine e fortifikimeve (pasi gjithashtu genjejne me numrin e bunkereve dhe fortifikatave), po ashtu te informohet per kostot e ndertimit te tyre. Per t’ja u bere te qarte, kosto e harxhimit per ndertimin e te gjithe sistemit te fortifikimeve ne gjithe Shqiperine ka kushtuar gjithsej sa kosto e 2 (dy) aeroplaneve ushtarake. Vleresoheni vete, nese jane harxhuar apo jane kursyer fonde financiare …
Nje sulm tjeter qe i behet ketij organizimi ushtarak nga halabaket e pas viteve ’90, eshte se : kot qe beheshin shpenzime ushtarake, kush dreqin do na sulmonte ne, e as qe ishin te nevojshme keto perforcime ushtarake e as qe hyjne ndonjehere ne pune. Keta budallenj duhet te kuptojne se nje shtet qe nuk ka ushtri dhe force ushtarake nuk eshte shtet, po banane. Nje shtet pa ushtri nuk mund te beje politike te jashtme, ne asnje vend dhe ne asnje kohe. Ne kohe lufte (sic ishte Lufta e Ftohte) kush nuk pergatitet per mbrojtje ose eshte psikopat ose eshte psikopat, pra ne cdo rast eshte psikopat. Kur te gjithe fqinjet e tu (armiqte e tu potenciale) armatosen dhe perforcohen, per nje shtet normal do te thote qe te besh edhe ti te njejten gje. Apo te tjeret qe e bejne kete (duke filluar nga fuqite e medha) jane budallenj nga trute!? Ne nuk ishim vetem nen presionin e fuqive te medha SHBA dhe Rusi, por ne rradhe te pare nen presionin e fqinjeve armiqesore (Jugosllavi, Greqi). Dikush thote “si perfundim nuk na sulmuan”. Ne kohe lufte nuk shkohet me idene “hajt se nuk do na sulmojne”, por me idene “ne armatosemi dhe pergatitemi qe te tjeret ta shohin kete dhe te mos guxojne te na sulmojne”. Mbas pilafit te gjithe bejne trimin. Pastaj kush tha qe nuk u perdoren fortifikimet!? Po gjate Luftes se Kosoves, a i pate se si i pastruan dhe i vune ne funksionim te gjitha fortifikimet ne zonat kufitare me ish-Jugosllavine? A i pate apo beni sikur harruat!? Ehhh halabake halabake, funderrina te ketij vendi, antishqiptare te felliqur …
Ha duhen te kene Vare keta Kriminele qe Kane bere Krime mbi Krime. !
Plus keta Kriminele pasardhes te udhezuar nga Kriminelet qe ishin dikur ! ha duhet neve Si Popull TI ndegjojme dhe te marshojme neper Organizime Demostrata i thencin per Demokraci dhe liri te fjales. ! Te gjithe Kriminelet e vjeter ,Vdiqen pothuaj te Lire dhe pa Ju cenuar Jeta..Sote prehen te qehte ne varrezat e tyre .Ndersa pjellat pasardhes luftojne per te mbrojtur Pasurite e vjedhura ..dhe vrasjet e vazhdimesise qe kane bere…
Heee Drejtesi i thencin..deri sa keta Kriminele krekosen me duart e lyera me gjake,,nga bitte e Nenave ,,motrave ,,vellezerve,,qe renkonin perpara vdekjes..
O torrollak, mos u beso genjeshtrave te memorie.al se do shkosh per lesh o pall ? ? ?
Ky ishte krye krimineli Anti Krishti , kjofte largu enver , por e pabesuara eshte se shume ish ushtarake jane akoma ne dashuri me ish komandantin e tyre , edhe pse ai ishte vrases i popullit dhe ityre . Nejse Zoti ja u sherofte mendjen e tyre te pjerdhur nga ai sistem gjakatare ….. por me sa shihet virusi i kjofte largut ju eshte ngulur thelle ne tru , e ska dreq qe ta nxjerri nga mendja e tyre e infektuar ne shkollat bolshevike te komunizmit fame keq….
O trupeshk (se trushpelar nuk je, se aq tru ke sa te peshkut, c’a te te lajne ty) Enveri eshte HERO KOMBETAR!
Kurre mos e harro kete, merre si peng ne vetvete edhe kur te shkosh me te shumtit!
Mos u cudit.
Ka njerez qe vleresojne sigurine e Atdheut mbi cdo gje tjeter.
Pse josif zagari filloi të lehē prapë kur doli nga burgu heren e parë apo i kruhesh
tony-nuk e di moshen tuaj, por per nje gje jam me se i sigurte se zotrote nuk keni mend te kuptoni se disa profesioniste kane krenari ne ate qe bejne dhe kjo eshte akoma me e rendesishme per oficeret e karrieres, qe jane mesuar me disiplinen ushtarake dhe ndjenjen e besnikerise absolute ndaj atdheut te tyre. Edhe une qe e kam jetuar ate periudhe te diktatures komuniste, nuk do kisha guzimin qe te beja ate qe ka bere ky oficer patriot. Ne vend qe te hidhni balte mbi kete njeri fatkeq, faji i vetem i te cilit ka qene dashuria dhe besnikeria e verber ndaj atdheut tone, beni me te voglen; heshtni.
Te mendosh se ke te drejte, nuk do te thote se ke te drejte! Kuptove!?
Keshtu edhe ky ushtaraku!
Edhe mjaft na cate koken me kete termin “diktature komuniste” se na e keni shpif. Duket sikur njerezit nuk merrnin fryme nga frika, sikur sa dilje nga shtepia te priste polici te hyrja dhe te jepte dru mengjes per mengjes… Mjaft se na cate bythen, se ka me miliona vete qe e kane jetuar ate kohe. Kohe te bukura, jete e qete dhe e kulturuar, njerez te mire dhe te edukuar, ushqim i mire bio, shkolla e spitale falas, kush shkelte ligjin shkonte ne burg s’kishte gili-vili, kishte kufizime natyrisht, a thua kur s’ka patur ndonjehere ne historine e njerezimit …
Se mos thote ndonjere “shqiptaret vdisnin per buke” se do me vije per te dhjere ? ? ?
Zegalet duhet te kene permjerur shtrember qe e pesuan. Josifi e ka kruar me fik deti.
Megjitheate jepini nje kacole “martir i demokracise”
OZagal po ku jeshe o i vrare ketu e 30 vjet qe nuk na i tregove keto gjera apo nuk kishte kaloq, tani u takove me te,se mos pate ngrene ndonje luge corbe teprishur edhe ti!!!!!!!!!!!!!!!!……..tung tung
Enveri ka qene monste qe urdheronte arrestimin dhe vrasjen e njerezve me emer. Pse nje burre shteti vepron ne kete menyre? Sepse nuk duronte asgje kunder mendjes se tij. Burre me bytheqir nuk ka pare historia shqiptare. Ende ka qorra qe se kane kuptuar cfare muti ka qene.
O gomar, sepse Enveri ishte burre shteti prandaj, o gdhe! Nese ty do perpiqeshin te te hiqnin qafe, ti cfare do beje!? Apo do ktheje bythen …
Derdimen people.
Per Sartrin…. ne se e quan siguri kombetare rrethimin e vendit me tela me gjemba , kjo me ben te mendoj se mendja jote eshte mendje bunkeri , e thom kete duke e ditur se telat me gjemba kane kene vetem per te ndaluar me çdo kusht arratisjen e popullates ne nje mynyre te pa imagjinuar nga parajsa e premtuar prej kjofte largut , kurse ne se flasim per siguri kombetare nga armiqte e jashtem dihet kjo ka qene krejtesisht e pa mundur mbasi per kjofte largun armiq ishte e gjithe bota me perjashtim te Kubes Korese se Veriut Palestines , si edhe disa parti gjoja marksiste leniniste , ju kujtohet kur na nderonin gjoja me pjesmarrjen e tyre ato kongreset e famsheme e ća halen thirreshin ne periudhen mbase ma te erret te historise se vendit tone te bere me nje mjeshtri te pa pare nga diktatori yne fame keq . Dihet qe ju nostalgjiket nuk deshironi te flitet per krimet e komandantit tuaj shpirterore , kjo shihet ma se qarte shiko si shani , si artikull shkruesin , ashtu edhe gazeten Tema , por ju kot lodheni krimet eshte e pa mundur te fshihen , edhe ne dhe te fshehura , me gjithe se per brezat e ardheshem ,perfshi ketu edhe ata qe kane lindur mas 90 ato krime duken e do te duken te pa besuara …… nje shembull i rralle : flitet se ai Anti Krishti ne nje takim teper sekret qe pati me Djadhin , ky i fundit pati ngrit duart perpjete duke u dorezuar , e i pati thene dorezohem para teje si ti me bemat e tua po ma kalon edhe mua … nji shembull 2 ne 3 veta jane fuksa , ose kujdes se edhe shkurret e muret ka ne veshe , ishte ky syni e veshi i partise se kjofte largut E Pergjithmone e JETES … LOVE Tema , pres ofendime nga budallejte nostalgjike me nje kusht : te me tregojne cilat nuk jane te verteta nga ato pak shembuj tragjike qe kam permendur ma siper …….
INJORANT kalibri, sa per informacion telat me gjemba kishin si qellim kryesor ruajtjen e kufirit qe te mos futeshin nga jashte per te bere diversion brenda. Pushteti brenda ishte shume i konsoliduar dhe kishte mbeshtetje te gjere popullore a kupton? Nuk ishte problem nga brenda, pasi ata qe ishin kunder pushtetit ishin shume te pakte dhe nen vezhgimin e shtetit. Ceshtja ishte nga ata qe mund te futeshin nga jashte dhe te krijonin probleme brenda. O PALL ?
A harrova , per Salen Doden e ndonje tjeter qe nderron 100 emra , me pelqeu shume thenja e Gorbaçovit : kam shume shprese te brezi i ri . Shtoj une tashti, e shume pak shprese te njeriu i ri , kush jane keta , dihet ata qe kane pushtetin mbas 90 , pra ju qe u shkolluat ne shkollat e kjofte largut , shkolla me shume pak vlera ,( sigurisht jo te gjithe )….
Po ke te vinim, ty!? Po ti s’ke mbaruar as filloren o bole!!!