Ish ambasadori i SHBA, Arvizu: Donald Trump na turpëroi! Jemi bërë pak si Shqipëria

8 Janar 2021, 08:44Politika TEMA

Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksander Arvizu, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan ku gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve, pati 4 viktima dhe shumë të plagosur e të arrestuar.

Sipas tij, presidenti Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e fundit.

Arvizu shtoi në një intervistë në RTV Ora, se kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëron amerikanët.

Alfred Lela: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Ëashington?

Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit.

Sigurisht që u ndjeva i turpëruar sepse e dija që njerëz në mbarë botën apo njerëz që janë miqësore ose jomiqësorë do ta shikonin atë.

Dhe të jem i sinqertë, presidenti Trump na ka turpëruar. Ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Është më shumë një ndjesi shoku dhe e një shqetësimi të madh.

Alfred Lela: A ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe asaj çka ndodhi dje në Ëashington?

Aleksander Arvizu: Ka disa pika. Në rradhë të parë, në termat e ngjashmërisë, për fat të keq, është diçka që e kam menduar vitin e shkuar, është ky koncepti i medias false, i fake news, veçanërisht në mediat sociale ku dikush mund të thotë krejtësisht të pavërtetë por njerëzit mund ta besojnë.

Këtë që po shoh në SHBA  e kam parë çdo ditë në Shqipëri. Ne jemi bërë pak si Shqipëria. Ajo që ndodhi dje në Uashington ishte turpëruese dhe shkuese për ne.

2 komente në “Ish ambasadori i SHBA, Arvizu: Donald Trump na turpëroi! Jemi bërë pak si Shqipëria”

  1. Torino says:

    Paaaaak si Shqiperia?Shume po shuuuuuuume fare!Pas 300 vjetesh demokracia amerikane na tregoi se sa e brishte qenka demokracia ne vetvete!Cdokush ne kete rruzull qe ka nje tv pa se ai me brire ishte fytyra e asaj mase qe as emer ska.Dikush e krahasoi me ate te shtizes tone!Nje surrat kishin-pra idiotet paskan ngjashmeri pavarsisht se kujt kombi i perkasin!

  2. Naul says:

    Trampi doli i zhgënjyer nga Ar viza, kur bëri saliu më 21 Janar 2011 për sahalen ar viza tha : Sahalia është burr shteeti, kurse tani për TRAPIN nuk e tha.
    Pse???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje