Nga Ilir Yzeiri
Shtypi botëror ka qenë shumë i ashpër pas ngjarjeve të dhunës dhe urrejtjes që u shfaqën dje në Washington kur turmat e nxitura nga presidenti Trump u vërsulën mbi Capitol në kohën që aty po mbahej seanca e dy dhomave të Kongresit për të certefikuar zgjedhjet që u mbajtën në SHBA duke legjitimuar votat elektorale sipas të cilave Joe Biden shpallej fitues me 302 vota elektorale kundrejt 232 të fituara nga Trump.
« Demokracia e thyer », « E mërkura e zezë e demokracisë », « Trump –strategjia e kaosit », “Capitoli i rrethuar“, “Kaos nga turmat e stuhishme mbi Capitol“, “Trump nxit turmat », « Sulm mbi demokracinë », « Urrejtja e turmave të Trump përmbyt Capitolin », etj. Këto ishin disa nga titujt e të përditshmeve më të mëdha në Europë dhe në SHBA. Në editorialet e tyre theksohej se Trump, i zgjedhur katër vitë më parë më sloganin « Make Amerika great again », për një ditë e ktheu shtetin e tij në një « Banana Republic » dhe në katër vitet e qeverisjes së tij e mbuloi atë me urrejtje.
Amerika, siç vë në dukje editoriali i Le monde rezultoi në fund të mandatit të Trump një vend i ndarë më dysh mes atyre që respektojnë rendin kushtetues dhe vendimet e drejtësisë dhe atyre që jetojnë në një botë paralele. Ky univers paralel, theksohet në editorialin e Le Monde, ushqehet nga teori komplotiste dhe shfaqet si një realitet alternativ sipas të cilit Donald Trump nuk ka humbur zgjedhjet me një diferencë prej 7 milion votash popullore dhe me 302 vota zgjedhore, por ai beson se votat e tij janë vjedhur masivisht dhe në mënyrë të orkestruar.
Në këtë univers paralel nuk ka rëndësi se rreth 60 vendime të gjykatave, përfshi dhe ato të Gjykatës Supreme, i kanë hedhur poshtë dhe kanë rrëzuar pretendimet për anulim të zgjedhjeve. Në këtë univers paralel pak rëndësi ka se vetë presidenti në detyrë i kërkon me telefon në datën 2 janar përgjegjësit të operacioneve zgjedhore në Xhorxhia që të modifikojë rezultatin e zgjedhjve duke i kërkuar atij që të gjejë 11 779 vota.
Kombi amerikan vijon më tej editoriali i Le Monde po vjel tani frutet e një presidenti populist e demagog që ai ka mbjellë për katër vjet qeverisjeje. Askush nuk u shqetësua sa duhet në Amerikë kur Trump që para zgjedhjeve kishte deklaruar se nuk do t’i njihte ato nëse nuk fitonte vetë. Po ashtu, mbështetja e tij e hapur për partitët e ekstremit të djathtë si « Proud Boy », të cilëve u kishte bërë thirrje të ishin gati, ishin gjithashtu një paralajmërim i hapur për atë që ndodhi të mërkurën më 6 janar.
Sot mund të numërohen edhe më shumë se kaq devijimet dhe shkeljet e rënda të Donald Trump, por SHBA, siç thonë të gjithë analistët, duhet të bëjnë mirë llogaritë me rreth 75 milion amerikanë që mbështetën Donald Trump në zgjedhjet e fundit amerikane.
Administrata e re e presidentit Joe Biden ka një detyrë të vështirë që të rimëkëmbë demokracinë e thyer amerikane. Presidenti autoritar Biden e dha provën dje. Ai me shumë dinjitet u bëri thirrje protestuesve që të mos vrasin demokracinë dhe u angazhua që kjo ditë e zezë për demokracinë amerikane do të zhbëhet menjëherë.
Ajo që ndodhi më 6 janar merr një përmasë të veçantë në vende si Shqipëria që prej më shumë se tridhjetë vjet po luftojnë me mish e me shpirt që të shmangin tranzicionin e zgjatur dhe të ndërtojnë insitucionet demokratike. Atentati që iu bë dje demokracisë në zemër të saj ishte një shfaqje që ne shqiptarët e kemi parë me dhjetëra herë në këta vjet dhe në sajë të mbështetjes që kemi pasur veçanërisht nga SHBA, kemi arritur të shmangim dhunën dhe të ruajmë insitucionet.
Ajo që ndodhi dje në SHBA tregoi se demokracia nuk është një mit, por një realitet që mund të goditet dhe mund të plagoset edhe në vendin ku ajo ka selinë qëndrore. Asnjë vend nuk është i imunizuar nga urrejtja dhe antishteti.
E, megjithatë, bota e traumatizuar pret përgjigje se çfarë do të ndodhë me partinë republikane në Amerikë, a do të nxjerrë mësime ajo nga dita e zezë e 6 janarit. Si do të sillen 74 milion mbështetësit e Trump në të ardhmen?
Të gjithë duan të besojnë se SHBA do të gjejë forca dhe do të kthehet në vendin dhe rolin që ka pasur dhe që duhet të ketë në një botë të mbushur me urrejtje, me fatkeqësi dhe me shumë demoagogë e pushtet autarkik. Kina, Rusia, Irani dhe të gjithë atë vende që e kanë ndërtuar sukesesin e tyre mbi shtetin autarkik, kanë rastin që të bëjnë një hap përpara. A do ta lejojë Amerika këtë ? Shqiptarët kudo që janë në në Shqipëri e në Kosovë luten me mish e me shpirt që Amerika të bëhet e madhe përsëri, por jo ashtu siç donte ta bënte Trump, por ashtu siç ka qenë dhe është në vizionin e etërvë që ndërtuan Amerikën, si vatër të lirisë dhe demokracisë, e barazisë për të gjithë dhe e respektit.
Ekzakt.
Amerika duket si ai xhami i thyer ne Capitol Hill. I mbetet Bidenit te mbledhe copat e thyera, ne menyre qe SHBA-te ti rikthehen normalitetit te para 2016-es. Sa keq Ballhiu i madh e i vogel, te dy vazhdojne te mbrojne Trampin per inerci. Bashke me ate idiotin Alfred Cakon, qe parashikonte ne 20 Janar fitoren e Trampit me dhune. Ky Cakua eshte Koqedamasi shqiptar qe sheh endrra me sy hapur.
TO BE CONTINUED.
O Tema pse nuk pyetni zonjen Kim qe na jep leksione demokracie e drejtesie?
Ne gjithe boten protestat organizohen nga poshte lart,kurse ne Amerike nga lart posht,i organizoj presidenti per te goditur parlamentin dhe demokracine.
Shahu i niveleve te tilla s’kuptohet nga njerezit e trashe, Yzo. Ti ciles kategori i perket Yzo: shahisteve galaktike si komandanti Potus, apo trashanikeve te kafeneve?
Zgjidh e merr, ke 12 dite ne dispozicion. Me 20 skadon koha, zbret komandanti nga qielli edhe flutorojne brekushet e politikes e gazetarise se shitur!
Flutorojne me GITMO destinacion “plazhin” piktoreskt te Guantanamos.
Te fala,
WWG1WGA
Shko mer katunar po i jep mend ti amerikes, kokcepsh. Amerika si shpirt
Po ik ore injorant. Banana republik jane popujt e shteteve qe nuk protesojne per te drejtat e tyre ose kur mendojne se po i cenohet demokracia.Populli amerikan eshte nje popull heroik e trim dhe me karakter nuk eshte popull qe shitet per nje thes miell. Siç shitet populli yt zotrote. Banana republik eshte Shqiperia dhe shqiptaret qe ulin koken dhe i shtyp kushdo qe hipen ne pushtet qe nga duhanshitesi Enver Hoxha dje qe i burgosi dhe i pushkatonte sa here i donte qejfi shqiptaret dhe deri tek brekushja e Surrelit sot.Qe i ka shakterruar si njerez shqiptaret qe nga droga e deri tek mjerimi. Sebashku me ty qe shkruan ndonje artikull ketu aty qe te marresh ndonje lek. Aq sa mbash shpirtin gjalle . Idiot.
Kjo qe ndodhi ne vendin me te fuqishem te botes a mund te ndodhi ne Rusi apo Kine…..??
Sa shpejt u pushtoka Amerika nga te ardhurit se aty Amerikan te vertete nuk kish te gjith jabanxhi ishin.
Ky ish nje turp ne radhe te pare i Trapit qe e tregoi veten qe eshte i cmendur dhe i policise qe rrinte me duar ne xhepa pavarsisht qe u vrane 4 vete. Kjo ngjarje eshte me e turpshme se kullat binjake se i hoqe breket Amerikes.
Turmat,nga lart deri poshte, ne kete vend te vethumbur,jane te plazmuara qysh ne shekuj sipas mentalitetit te Berihajt,ne gjithe nuancat e kesaj fjale.
Mbas bllofit te pafalshem,ne momentet e para,qe beri Tramp duke perkrahur sulmuesit e kongresit amerikan,te gjthe i jane versulur atij me kuc dhe mac,duke e shumezuar ate me zero,bile dhe me shume se kaq,aty dhe Yzeiri,per te cilin kam respekt te vecante per integritetin e tij njerzor,por jo per ngushtesine e tij mentale,sic paraqitet sot kur i drejtohet Trump.
Trump nuk eshte person,por eshte nje filozofi e re politike,qe me devizen e saj: ´´Amerika e para“(me thoni a meriton te quhet udheheqes i nje vendi,ai qe nuk thote;vendi im i pari.Dhe po qe Amerika,si vendi me i fuqishem i botes e para,ahere gjithe vendet perfitojne nga kjo)duke ardhur nga jashte poltikes,i mposhti te gjithe kundershtaret e tij,se pari brenda partise republikane,si i sapo futur brenda saj dhe me tej dhe kandidaten demokrate, dhe arriti te behej President i Amerikes i ardhur nga jashte politikes dhe i zgjedhur nga vet populli amerikan.
Gjate kater vjeteve te presidences, megjithse perjetoi nje kundervenie te verber dhe te vazhdueshme nga partia demokrate,media,njerzit e institucioneve te larta te shtetit te shkarkuar nga ai per anesi te semure,apo paaftesi,femra porno plaka dhe te reja,qe e akuzonin per ndonje puthje ne kohet e lashta etj,ai arriti te dilte mbi to,dhe beri qe ekonomia amerikane te zhvillohet si kurre ndonjehere tjeter.
Trump,trashegoi nje shtet amerikan nga Obama dhe Biden si han pa porta ,dhe ai i vuri gardhin krimineleve dhe krimit qe vershonin nga Amerika Latine,apo vendet islamike,apo vjedhjeve te te gjitha llojeve qe i benin kinezet produkteve te kopjuara amerikan dhe trurit te shkencetareve te tij,ne stimulin amerikan,Izraeli vendosi maredhenie diplomatike me vende arabe,ushtaret amerikane kane filluar te kthehen ne shtepi shendoshe,nga shkretetirat e azise,Trump,ish presidenti i pare amerikan,qe arriti te kontaktoje me diktatorin komunist korean,per te gjetur rruget e zbutjes dhe amortizimit te rrezikut atomik,qe paraqet ky vend per fqinjet dhe me tej; etj
Keshtu zoti Yzeiri,Trump,nuk duhet te shikohet si person por si nje filozofi e re politike e provuar me sukses ne keto kater vjet ne Amerike.ku kryesorja eshte qe e mbeshtesin me shume se gjysma e popullit te vet.
Dhe nqse dikush don ta harroje kete,fatura do te jete e shtrenjte,mbasi Amerika tani eshte ndryshe, nuk eshte ajo e para kater vjeteve e Obames dhe Bidenit!