Në kampin opozitar kanë nisur negociatat e ethshme, mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe aleatëve për pozicionin që këta të fundit do të kenë në listën për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Këto ditë në selinë blu është diskutuar për vendimin final që do të merret për formulën e koalicioneve dhe për pozicionin që do të kenë aleatët në lista.
Sipas kryetarit të LZHK, Dashamir Shehi, formula e koalicioneve është një vendimmarrje që i takon Lulzim Bashës. Ndërsa për demokristianin Nard Ndoka, marrëveshja mes PD dhe aleatëve është në fazën finale.
“Po diskutojmë formulën e koalicionit me PD. I takon Bashës të vendosë për koalicionet”, tha Shehi.
“Po diskutojmë në nivel teknik dhe politik. Jemi në fazën finale për marrëveshjen”, u shpreh Ndoka.
Pritet që lista e kandidatëve për deputet të mos ketë shumë surpriza sa i përket aleatëve.
Ata do të jenë në listat e Partisë Demokratike. Këtë deklaratë Dashamir Shehi e mbështet në një marrëveshje të vitit 2019, kur opozita dogji mandatet.
Sipas saj, Basha u ka premtuar aleatëve se ata do të marrin vendet që kanë pasur në zgjedhjet e ardhshme.
Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka kërkojnë që Lulzim Basha të ftojë në koalicionin opozitar edhe partitë që janë krijuar si fraksion i krahut të djathtë.
Ah mor parazitë, trutharë, anemikē!
Morrtja ti hajë Shqipëtarët po ju çuan juve përsëri në Parlament .
Shkoni more lapanjoz beni ndonje pune se keni 30 vjet si zvarranik dhe i lepiheni kujtdo.
Doni meshire?A keni ju parti? Dakort te dilni ne nje liste me PD ,po merni votat e elektoratit tuaj dhe shkoni ballelarte ne parlament.Une jam votues i PD regullisht,por po u vune keta ne liste ne vend te sigurt ,une me mire se te votoj DULEN apo SHEHIN votoj PATOZIN ose MURIZIN
Vetem kafshet pertypen kur kafsha afer tyre theret, hajde qe ky planc shehi dihet se rri i déhur nga Talia por ky ndoka siq duket paska vendosur qe vet te shkoi si cjapi te kasapi-basha qe deri me sot vetem ka “hanger” shoket e tij,kjo te kujton ate thirrjen rrevoluc-inare ; idiot dhe kriminele te te gjitha partie bashkohuni, se keshtu le lehte e ka populli tju njoh, rrace e ndyre qe per pushtet i hypin edhe femijeve te vet.