Nga Shpëtim Nazarko
Megjithëse vizita e Ramës në Turqi, u sfumua nga ngjarjet e ngatërruara në Amerikë, për këtë vizitë do të flitet dhe besoj jo pak, në ditët e ardhshme. Pavarësisht se të vërtetën do ta mësojmë kur të hapen dikur, letrat e rezervuara që mbajnë kancelaritë. Shtypi shqiptar dhe një pjesë e analistëve të tij dhe veçanërisht ata kundër Ramës, nxituan të vënë edhe njëherë në pah rrezikun që vjen nga këto marrdhënie e veçanërisht në këto kohë kur në Turqi drejton një njeri që për shumicën e saj, por edhe në Europë konsiderohet autokrat i dorës së parë. Pastaj zu dhe u pyet, se cfarë kompesimesh duhet të bëjmë për dhuratat e bëra nga Turqia. Ca të tjerë, folën po ashpër, për zgjedhjen e forcimin e një miqësie, që nuk ka dhe nuk duhet të ketë vlerën e asaj me fqinjin tjetër, ku punojnë e jetojnë shumë bashkatdhetarë, pra Greqisë etj., etj.
Natyrisht, kur nuk ke informacione të dorës së parë, të tëra hidhen në fushën e hipotezave. Dhe është shumë e vështirë, të diskutosh mbi çështje ku detajet mungojnë. Mund të përgjigjesh a të përpiqesh të ndërtosh një lloj tabloje, megjithatë nisur nga detaje të shpërndara andej-këtej.
Në dy javët e fundit, Shqipëria dhe Greqia kanë rifilluar të diskutojnë për punët e detit. Megjithëse çështja ka shkuar, po t’i besojmë segmenteve qeverisëse apo shtypit, në Gjykatën ndërkombëtare. Dhe dukej çudi që Rama, të ngacmonte pa shkak, deklaratën e Greqisë për punën e 12 miljeve, bërë ca ditë më parë. Mund të heshtte e të bënte sikur nuk dëgjonte, sesa t’i hynte sherreve që këtu janë të pafundme dhe fusin menjëherë në lojë turmat e analistëve gjithfarësh. Këtë duhesh sikur duhet të bënte. Kjo edhe sepse do të duhet kohë e gjatë, për të mos thënë shumë e gjatë, për të ridalë si çështje në faqet e shtypit. Rama ka pasur gjë tjetër në vizierë dhe nisur dhe nga eksperienca e gjatë, futet me qejf në shakara të këtij lloji, duke bërë që kundërshtarët t’i ngrenë topin si në atë lojën e volejbollit. Ku ai, pastaj, gjuan edhe njëherë, më fort se herën e parë.
Po le të rihymë në çështjen që po diskutojmë. Nëse për Shqipërinë, çështja do kohë të rihapet, të njëjtën gjë nuk mund ta thuash për Greqinë dhe Turqinë, që kanë një problem analog mes tyre.
A duhet kërkuar këtu, një nga arsyet e vizitës së Ramës në Turqi? Akoma më shumë, se ajo vjen menjëherë pas vizitës së tij në Greqi. Ç’do të thotë kjo?
Elementi i drejpërdrejtë i dukshëm lidhet me bisedën telefonike të ministrit të Jashtëm grek me Ramën, një ditë para vizitës së këtij të fundit, në Turqi. Për se u fol? A ka të bëjë kjo, me çështjen e detit?
Vetë, besoj se është kjo. Dhe meqë Greqia, për këtë problem me Shqipërinë ka kohë për të diskutuar, pra, deri sa të vejë puna në Gjykatën ndërkombëtare, mbetet të themi, se diskutimi telefonik lidhet me çështjet e detit Greqi-Turqi dhe merakun e palës greke. E cila është po në të njëjtin hall si dhe Turqia, në këtë histori. Ku palët janë brenda asaj historisë që tregon Kadareja, në novelën e tij geniale “Viti i mbrapshtë”. Ku personazhit kryesor i këndohet kënga “Do sulmosh Trebinjën, po b… s’ta mban… Lule o Shestan”
Palët kanë ngrehur armët, po zënë pastaj e shikojnë të menduar anash…
Thënë thjesht, a po luan rolin e ndërmjetësit Rama, midis dy sherrxhinjve?
Të jetë e vërtetë kjo hipotezë, do të thotë t’i japësh atij shumë pikë. Në historinë e vendit, vetëm njëherë ka ndodhur kjo, në kohën e Vezirit të Janinës që mbahet një nga realizuesit e paqes anglo-ruso-turke, në vitet 1803-1804. Nuk e di a jemi në një rast të dytë, apo analogun e tij.
Mundet të jetë edhe kështu. Europa do të ndjehesh e lehtësuar, apo do ta pranonte me qejf, këtë përpjekje. Rama do të dilte akoma më i fortë, në lojën e tij në politikën e Jashtme. Vetë, nuk e quaj çudi, që të bëjë ndërmjetësin.
E kam shkruar këtë edhe dhjetë ditë më parë, në një editorial te Konica, si hipotezë. Kuajt e karvanit pritës për Ramën, vizita e papritur në dy vendet njëherësh dhe vlera e vogël ekonomike e marrëveshjes së nënshkruar, që duket se vetëm mbulojnë qëllimet reale të vizitës, e forcojnë këtë bindje.
Mbetet të shohim. Nëse është kështu, do të ishte gjë e mirë. Po jo, më e mira. Gjithnjë, besoj se gjeopolitika e vendit, duhet të jetë e përcaktuar njëherë e mirë nga institutet strategjike dhe jo nga individët, sado të mirë e të zgjuar të jenë ata. Ata quhen të saktë e të mençur, vetëm nëse para se të bëjnë një gjë, të venë më parë, atje ku janë shkruar parimet apo Gjeopolitika e vendit. Në të cilën, mbeten vetëm zbatues, si ata nxënësit e zellshëm. Në të kundërtën shijojnë çastin, që siç thoshte Plaku Dritëro, ka kushëri vetëm turmën.(konica.al)
E eee si vajti Rama ne Turqi
e pastaj ne Greqi i poshtri dhe nuk ju pyeti me par ju Analistat e Stanit te Dhim !
hahahahahahahahahaaha
jo.
nuk kam asgje kunder Humorit te analisteve .
perkundrasi ,me pelqen .haaaaaaaaahahaha
Si rregull, vetëm të marrët bëjnë hahahahaha dhe zgërdhihen ato që thonë.
kujt i tregon rregullat mar ti hibrit mazllumi ?
hahahahahaahaa
cilin rregull o trupordhe ?
hahahahahahahahaa
ka rregulla me qesh ?
robi i zotit qesh si tja doj e kur te doj , hahahahahhaaa
rregullat e debilizimit te analisteve te atij stani
nuk i keni bo te dukeshme ne asnji Rregullore ju mer qafira e po guxoni me ndalue zgerdhimjen e ?
hahahahaha cer katnaresh
Shkoi ne turqi te blinte me kontrata e koncesione gabimin qe ka bere duke i falur det territorial dhe ZEE greqise. Kombi shqiptar humbet dyfish. Po ja merr dore humbjeve me gjykate, mjafton te mos dergoje dy prova ☹️☹️?
Të shkosh te Greku një javë pas zgjerimit të ujrave është si Ramës ti vrasin djalin, dhe akoma pa u varrosur të shkoj te vrasësi.Politikan i dobët.
Të paktën a u liruat ju katër komentuesit e parë , se që pordhët se luan as topi …
Po ça po flet mor Nazarko? I beson ato që shkruan? Unë për vete nuk i besoj por as ky shoku këtu më sipër nuk të beson. .loboni për edin por duhet të keni edhe pak metër. .edi do të bëhet ndërmjetës midis turqisë dhe greqisë dhe do sjelli paqen sikurse e ‘arriti’ edhe me bjellorusinë. .sa banale tingëllojnë këto hipotezat e tua për zotin. .lideri edi rama nuk ka dhjerë vëndin e tij tani do rilindi edhe turqinë me greqinë. .hej pik e zezë. .edi me çitjane dhe çorape të kuqe. .nuk e dinim që do ishte edhe një diplomat karriere si puna e Ahtisharit. .?
Mbete provincial o derezi. Me mire, m bete ne tangjenten fatale.
Po per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532A D nuk “bere mire” qe e ktheve ne Xhami i tha gje “Ilyri” me Emer angles Eduart Rama?
Apo Ilyret dhe Epirotet jane per konsum te brendshem ne nje vend (land) myslimane turk qe edhe Toponimet e Lashta Greke i kini ndryshuar?
Pa qene nevoja te lodhet e bezdiset Nazarko re na e shpjegoje kaq gjate, mjaftojne 2 fjali per te shpjeguar pse shkoi Rama ne Tirqi e Greqi:
1) se ashtu ia donte puna
2) se ashtu ia donte bytha. (Ose anasjelltas)
fantazia në kulmin e saj ,ja vlen imagjinata edhe për skenar filmash……
Epo kto vendet me -qi kshtu e kane. Ose shkohet nga halli ose shkohet nga qejfi
Po per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532A D nuk “bere mire” qe e ktheve ne Xhami i tha gje “Ilyri” me Emer angles Eduart Rama?
Apo Ilyret dhe Epirotet jane per konsum te brendshem ne nje vend (land) myslimane turk qe edhe Toponimet e Lashta Greke i kini ndryshuar?
Rama po i ben te gjitha keto levizje qe te garantoje mbeshtetjen e te madhin nasip naci
Shpëtimi është shahist dhe ky çoç kupton nga kombinacionet shahistike, për të cilat ndihmon fantazia. Thënë klshtu, deri këtu Ok me shkrimin.
Po shpesh Shpëtimi, në shkrimet e tij apo diskutimet nëpër studio TV, se çka dhe një mënyrë përcaktimi, që sipas meje e përdor paksa me tepërim, si psh. përcaktimin ‘Gjeniu’ për Kadarenë, apo ‘Plaku’ për Agolli, duke nënkuptuar me këtë, mençurinë e këtij të dytit. Që ata si shkrimtarë e poetë janë të talentuar, tashmë kjo nuk ka më diskutim, por superlativa të tilla, duke u thënë e stërthënë, e zbehin dhe vlerën e vërtetë. Deri më sot Shqipëria nuk ka nxjerrë ende sipas meje ndonjë gjeni, por të mençur e shumë më të mençur se Dritëroi sigurisht që ka patur dhe ka. Gjithmonë tepërimet gjithsesi, lënë një shije të keqe. Ndaj duhet masa në përdorimin e përcaktimeve apo epiteteve të ndryshme, ashtu siç dhe proverbi e thotë: “Gjella me kripë dhe kripa me karar!”.
Gjithollogjia eshte sporti me popullor per komentatoret ne shqiperi se analist smund te quhen. Ka analist te profilizuar ne fusha te vecanta dhe analizojne ne ate fushe qe jane kopetent po komentator qe flasin per kastravecin dhe misrin per portet dhe infrastrukturen, politiken e jashtme dhe financat, kulturen mjekesine peshkimin dhe bujqesine etj vetem ky poligloti Nazarko mund ta mare persiper te flase ndaj ske cfar te thuash me shume per kete nastradin qe ju ben nje lepirje te forte ketyre liderve te radhes se pushtetit
Pse ju duket habi që Shqipëria nuk mund të luaj rol ndërmjetësimi midis Turqisë e Greqisë?
Po pse o njerëz jeni inferiorë e nuk ju duket Shqipëria si vënd ndërmjetësues? Fundja Rama tregoi për një vit se ndonëse në kushte pandemije, drejtoi OSBE-në për mrekulli. Po ç’kanë më shumë të tjerët? A nuk tregoi dita e djeshme se edhe atje në Amerikë ka budallenj, bile president si Trumpi që desh i vuri flakën Kapitolit? Prisni të vlerësoni njerzit tuaj pas 130 vjetësh? Shumë mirë edhe një shqiptar mund të ndërmjetësojë në një konflikt me dëshirë zgjidhjen në interes të dy palëve. Vetëm se është Edi Rama kundërshtoni? Fundja e ka treguar se zgjidh probleme në mënyrën e tij pragmatike.
Analizë realiste, mbase ky i fundit mund të jetë shkaku i vizitës….A po luan Rama rolin e ndërmjetsit midis dy Sherrxhinjve????
Nje supozim. Lideret e Ballkanit Jug-Perendimor dhe Turqia jane ne tratativa per te themeluar nje Evrope te dyte brenda Evropes gjeografike. BE eshte nje aleance, bashkesi shtetesh qe duket se eshte e paafte qe te behet faktor i qendrueshem. Sipas meje, eshte dobesi qe BE te ve kushte per celje negociatash, dhe megjithese i ploteson, te ve kushte te reja, duke e zvarritur ceshtjen ne kalendat greke. BE nuk luan asnje rol per zgjidhjen e problemeve mes shteteve te Ballkanit. Ne keto rrethana, shtetet po perpiqen t’i zgjidhin vete problemet, etj. Edhe vizitat e KM Rama ne Turqi e Greqi behen per kete qellim.
Rama ka shkuar te marre parate per fushaten ne kembim te shitjes se detit
Rama&co brohorasin ne kor qe 12 miljet nuk jane per pjesen qe kufizon me shqiperine por
Dekreti grek neni1 pika 2 i shpalljes me 12 milje thote qe do zbatohet nga pika me veriore e ishujve te jonit
Pra te na thote rama se kush eshte ishulli me verior i greqise ne jon dhe a kufizon ky ishull me shqiperine?
italia nuk ja pranoi greqise 12 miljet per ishujt as egjipti por vetem rama
Tani na thote qe do e zgjidhe gjykata si do e zgjidhe gjykata si beghetti?
Tradhtar …
Ndersa opozita kurve
Keshtu i bie qe per te rregulluar mardhenit ndermjet Shqiprise dhe Greqise i duhet qe kryeministrri i Turqise Erdogan te beje si Rama .
Pra i bie qe per momentin problemi i ndarjes se detit ndermjet Shqiperise dhe Greqise duhet te presim nderhyrjen e Turqise.PO BE ,C’FARE ROLI DO TE LUAJ??? TE PAKTEN KU NJE SHTETE I SAJE ,ESHTE NE LOJEN E PISTE ME SHQIPRINE??????? PO ESHTE E VERTETE SE BE NUKE KA INTERESE ,ATHERE ESHTE ME MIRE QE TE ZGJIDHEN MARVESHJA E BISHES BERISHE NEPERMJET VENDEVE TE BALLKANIT.PASTAJE DO TE SHIHENI QE BE DO TE KERKOJE ME NGULME PER TE FUTUR SHQIPRINE NE BE. NJE VENDE STRATEGJIKE SI NJE URE LIDHESE NDERMJETE SHTETEVE EUROPIANE ME SHTETET E TJERA KU DO TE KALOI RRUGA LIDHESE E KORIDORIT TE 7.PO KESHTU EDHE PIKE STRATEGJIKE NEPERMJET DETIT.BE , PO VAZHDOI SICE E KA NISUR ,MUNDET EDHE TE SHKERMOQET ,PRE SHTETET E EUROPES TE PRISHIN MARVESHJE QE KANE BERE MESE TYRE.