Amerika nuk ka vdekur. Ajo sapo u ringjall!

7 Janar 2021, 15:00Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Washingtoni u gdhi me diell sot. Prej tre ditësh këtu, kjo ishte dita e parë me dritë. Dhe kjo nuk është fjali poetike. Sado diell të ketë sot mbi Washington, pak po ngroh ai, pas një nate të tmerrshme dje, kur katër veta humbën jetën në shkallët e Capitol Hill, një prej tyre, një grua, e vrarë nga policia brenda ambienteve të Kongresit Amerikan.

Pavarësisht nga dielli i të enjtes, sërish Amerika u gdhi sot, si çdo ditë këto katër vjet, pa president. Shtëpia e Bardhë dje në darkë fiku dritat, jo si shenjë solidariteti, por në shenjë pasigurie. Shërbimet sekrete fikën dritat, pasi ajo nuk është më Shtëpia e Bardhë, por njolla e zezë, gjithsesi e përkohshme, e Republikës Amerikane. Një pikë e përkohshme reference, e urrejtjes. Më shumë simbol personal i humorit të errët të Donald Trump, që për 24 orë, ja doli të realizojë ëndrrën e tij, dhe jo vetëm të tij, por të gjithë Perandorisë së Errësirës, për të sjellë eklips mbi zemrën e demokracisë botërore.

Ndërsa vrapoja për t’ju larguar rrëmujës nga Pennsylvania Avenue, nga të dhunshmit që kishin pushtuar Freedom Plaza, m’u kujtua sigurisht 21 janari që po afron, m’u kujtuan ditët e errëta të 1997, m’u kujtua kuvendi i Kosovës, i Tiranës, i Beogradit, e për më keq i Shkupit.

Dhuna në parlamentin ukrainas, atë turk, bombat në Tirkan afgane, kryetari i Dumës Ruse, plagosja dhe vrasja e Azem Hajdarit, horrat e Saliut ‘96, Saliut ‘97, Saliut ‘98, Saliut 2000. Çadrat e Edit, e pastaj të Lulit, dekretet e Ilirit, heshtja e Gramozit. Vrasja e Brocit, dhunimi i Brozit, nofulla e thyer e Ben Imamit, shkapetja e Blendi Gonxhes nën shkelmat e ShIK-ut, buzëqeshjet e “zgjuara” të Albinit, kur ja fuste policëve dhe hidhte gaz në Kuvend, dora e tij e ngrirë, kur organizonte protesta nga ballkoni i kryeministrisë së tij jetëshkurtër. Më bëhej sikur nga autobusët e parkuar në Arlington, nuk zbrisnin qafëkuqët e Montanës, por tropojanët e Saliut, kamzalinjtë, çunat problematikë, të Dibrës, Fierit apo Kukësit.

Të gjitha këto m’u kujtuan dje, m’u kujtuan sot, kur Amerika nisi ringjalljen e saj, së bashku me agimin e artë mbi Washington. Agimin e artë të diellit dhe jo atë të grekëve. Të artë dhe jo të kuq, si të rusëve. Por ngjashmëritë e përkohshme me të keqen, mbeten. Fox News, si syri i Presidentit dhe CNN si altoparlanti i demokratëve mbrëmë filluan të lënë solidaritetin, dhe të kërkojnë fajtorët. Kush e ka fajin përse Garda Kombëtare nuk erdhi në kohë?

CNN citonte ligjin: faji është i presidentit. Fox News e gjente fajin te kryebashkiakja demokrate e Washingtonit. CNN intervistonte republikanë, që bënin si të moderuar, ndërsa Fox News, zezakë që flisnin si të bardhë nga Texas, meksikanë që flasin kundër emigracionit. Mungonte vetëm Goxhajn e shkalafitur që të fliste kundër Soros, kundër meje dhe kundër vaksinës anti-covid.

Më erdhi të qesh e të qaj, kur lexova Erdogan t’i kërkonte turqve, t’i rrinin larg shesheve amerikane se kishte protesta të dhunshme, dhe imagjinoja Edin e nënqeshur cinik që i redaktonte tekstin, duke ngrënë syfyr me të në Adakule. Mbylla sytë e s’desha ta besoja “Mrekullinë e Lulit”, që dënonte dhunën në Kongresin Amerikan dhe fantazoja Yuri Kim të mërzitur, jo nga “Luli Basha”, por nga imagjinata e shfrenuar që të krijon ideja, se baba i tij, çuni i Shiqeres, po qesh si plaku Mere nga bunkeri i tij, ku është izoluar bashkë me Salinjtë e tij, nga frika e virusit dhe e vrasjeve, që ish-salinjtë e tij, thonë se ai ka urdhëruar. Ka urdhëruar si kryeministër, si president, si Donald Trump.

Pasi kështu po thotë Amerika normale sot. Se dhuna u drejtua nga Trump. Se Trump duhet ndëshkuar. Burime flasin për aplikimin e Amendamentit 25, kur pjesëtarë të Kabinetit shkarkojnë Presidentin, për paaftësi shëndetësore dhe mendore për të qenë në krye të tyre. Pas kësaj vjen hetimi, arrestimi, dënimi dhe burgosja. Përse? Për shumë amerikanë sot, edhe ata që e votuan në 3 nëntor, Donald Trump nuk është më një president. Ai është një “thug”, një horr. Një horr me pushtet, me armë, me ushtri dhe mbështetës.

Një horr, si horrat e Gardës në 21 janar 2011, një horr bulevardi, por jo si Bamir Topi i butë dhe frika e tij për të qenë president I fortë, në një ditë të vështirë për kombin e tij, por një horr politik si Saliu i 1997, që çoi familjen në Itali, si Trump Melanian në Florida dhe më pas dogji Shqipërinë. Trump është një lavire e përkohshme e pushtetit politik amerikan, një lavire bulevardi që pas 13 ditësh do jetë së paku një e shkuar për t’u harruar dhe së shumti, një burgaxhi federal. Sepse kjo është Amerika e vërtetë, jo ajo që m’u duk se pashë unë mbrëmë këtu dhe ju atje, në Tiranë, Prishtinë apo Shkup. Trump është e shkuara dhe prova më e fortë se bashkë me të, ikin dhe të gjithë ata që mendonin të ringjallej fantazma e tyre e pushtetit, përmes dhunës dhe parave nga lindja.

Sepse Amerika është Amerikë, pasi dielli lind, andej nga perëndon. Ndaj mos mendoni që tani mund të digjni Tiranën, ndizni Prishtinën, shkatërroni Shkupin, vetëm sepse këtë e bëri Donald Trump. Amerika nuk është e tija.

Amerika nuk ka vdekur. Ajo sapo u ringjall! Në Ditën e Epifanisë. Amerika është e jona. E jona është dhe Shqipëria, edhe Kosova. I përkasim njëra tjetrës. Përgjithmonë.

Duhet veç pak durim. Për amerikanët deri në 20 janar. Për ne ndoshta edhe pak më shumë. Por tashmë edhe ne, si amerikanët sot në Ëashingtonin e trembur, të ftohtë por me diell, e shohim dritën që vjen nga vija e horizontit dhe titrat përmbyllëse të një filmi të gjatë horror të cilit tashmë po I vjen fundi. Edhe Donald Trump e pa këtë: deklaroi sot në mëngjes se në 20 janar do të ketë një tranzicion normal. Jo nga Twitteri i tij, se atë ja mbyllën. Jo se do ai, porse kështu vendosën, fillimisht amerikanët, pastaj edhe institucionet.

Kanalet e zeza, u ndanë më në fund nga ato të ujërave të bardha. Nga mbrëmë u binda, që ky më në fund do të jetë një Vit I Mirë.

Washington, 7 janar 2021.

53 komente në “Amerika nuk ka vdekur. Ajo sapo u ringjall!”

  1. Taulant says:

    Mungonte opinioni yt …mezi e prisnim ????

    1. Pordhe me rigone.... says:

      Idiotizem deri ne cmenduri te paralelizosh Ameriki-ne me nje hale islamikesh si Albanistani..!!!

      1. ben says:

        Doli dhe 300 evrovisti neo-grek me komentin e tij te zakonshem prej idjoti.
        Harron se si disa muaj me pare, ngjarje te tilla kane qene normale ne Athinen e tij te dashur.

      2. Taulant says:

        si ushtaraket e 1969 ne Greqi qe ne 1974 do pushtonin Qipron e shkuan per lesh bashke me te.

    2. Cudia says:

      Hahahahaha… komenti me i bukur!!

    3. Suksese te metejshme says:

      Balla, leri fjalet po na trego ku e hodhe tullen dhe guret…

      1. zhaku i pamposhtur says:

        O Balla ja ke bërë pyetjen vetes se kush je ti që po vendos se kush duhet ta qeverrisi Amerikën? Or trangull ata që janë ngritur nuk janë as kriminela as salinj si të pëlqen ty ti quash. .ata mendojnë se votat e tyre u vodhën prandaj edhe u ngritën. .ne jemi palë e tretë nuk na takon tu tregojmë se kush fitoi e kush humbi. .duhet të jemi shumë të përmbajtur në qëndrimin tonë. .nuk vure mënt ti daku se para 4 vjetësh ishte edi rama ai që i pordhi goja para kohe. .do bëheni profesionistë apo do ngeleni kaqola gjithë kohën?

        1. Zhaku Trylyyy says:

          Edhe ti Zhaku i Pamposhtur gabon. Nuk eshte e vertete se ata qe u “ngriten”, u ngriten se ju vodhen votat. Ata thjeshte ishin te manipuluar nga mashtruesi Tramp.
          Tani or taj Zhak, problemi me ty eshte i thjeshte. Kushdo beson gjerat qe jane afer me karakterin e tij. Pershembull Trampi mendonte se ai ishte i madherishem. Pervec Krishtit nuk kish tjeter me te madherishem se ai, deklaronte Tramp. Edhe ti mendon se je “Zhaku i Pampushtur” qe ne thelb eshte i njejti koncep me “Trampin e Madherishem”. Po ashtu eshte e vertete se Trampi ishte nje hic, ashtu si dhe ti qe nuk je “Zhaku I Pamposhtur” por je “Zhaku I Panjohur” nga nje fshat i panjohur pa emer nga Kosova. Sidomos kur shkruan per Kosoven, ti dukesh plotesisht trap(Tramp). Te lutem nderoje ate pseudonym se ma hoqe trurin!

          1. zhaku i pamposhtur says:

            Të jap fjalën që herën tjetër do ta nderoj ashtu sikur se e meriton. .të falenderoj për vëmendjen që u jep replikave të mia ?

        2. Kavajsi says:

          O Zhaku ,ato qe u ngriten e i mesyn Capitolit,jane katunaret e Amerikes dhe jane fix si idhtaret e PD-es.Problemi eshte se keto u karikun nga Trumpi dhe senatoret republicane keta 4 vjet.Ate qe po i ben Trumpi Amerikes,do kete pasoja te gjata.

    4. Z says:

      Bravo Kol Balla! Njesoj si Mediu edhe ti! Servili ben te veten ne Shqiperi! Kol Balla eshte po aq fajtor sa Saliu ne SHqiperi!

  2. Zalua says:

    Me hajdar se ky Koli eshte vetem Pand Majko.

    1. Profesionisti says:

      Sokol dhjaksi. Çdo gazetar profesionist i mirefillte do te ishte mu ne mes te rremujes, per te pare me syte e vet e per t u percjelle te tjereve deshmine e vet. Si ata koleget qe u futen ne Senat te fotografonin. Jo si kol llapaqeni qe iku me vrap te shpetonte bythen e vet e te na thote ne po ate gjera qe shofim ne televizion te percjella nga gazetare te vertete.
      E te mendosh se ky ishte mbase rasti i vetem qe Shtepia e Bardhe fik dritat e Kol merhumi nuk shkon as t i nxjerri nje resme per kujtim
      E ka sy e surrat te na beje hartime ne ketu

  3. Fghj says:

    Mjer ti mor koqe kanari

  4. #Thetruth says:

    … beautifully written…true, passionate and raw account of what happened…how it was perceived and perspective on how it might play out…
    .finally you are back too …not sugar coating and holding back… cheers to that…

    P.s….kerkoni ne youtube the degjoni cfare edi rama parashikoi ne CNN 4 vjet me pare dhe te gjithe ju e kryqezuat ne alb.. cfare ndodhi ne USA kishte me shume se 4 vjet qe ziente…tani kazani u mbush dhe po derdhet….dhe nuk ka mbaruar… do te kete pasoja per vite te tera…varet se si do manaxhohet ..per tu pare…
    ….

  5. Tung nga New Yorku says:

    O çun pas ketyre qe ke rreshtu behu gati per tu largu nga vendi i punes vet oose te pret ndonje dru nga ndonje demokrat qe e kish fort per zemer Trampin. Per Trampin nuk u digjej poor e shikonin si nje salvagente.

  6. kallarja says:

    edhe ti o loqe trampist del si fandi spathi

  7. ?????????? says:

    Nje shkrim i mire por as Kush nuk e Ka menduar qe Amerika Ka vdekur per veq disa hajduteve e vrase si Lulzim Basha Sali berisha e ilir Meta dhe terroristet Amerika vdese Ku te vdesin e gjith bota por para saje ! Po eshte e vertete se keto 4 vite Ka qen shum te veshtira per Ameriken dhe 11 Shtatori edhe mbrem ishin dite te veshtira edhe per mrekulline dhe super fuqine botrore per Amerika Dele edhe me e Forte se ishte Rrofte Shqiprija rrofte Amerika ????????????????

  8. ???????????? says:

    ??
    ??????????

  9. Bravo Sokol says:

    Ke thene gjithcka Sokol,qe me titullin.
    Bravo.
    Askush atje ne Shqipri nuk duhet te mendoj si Marku,qe te njejten gje mund ta bejn dhe atje.Ndryshe duhet te burgosen per nxitje te dhunes.
    Amerikes pas kaq kohesh te nje lufte politike,i “duhej” kjo trazire,per ti lene te kuptoje,qe kurre populli votues i kujdo krahu qofte,sduhet te kete dhunen si zgjidhje,ashtu sic pretendojn lapanjozet ne Shqiperi.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Ti daku pse ke frikë? Populli nuk gabon kurrë di se çbën. .shqiptarët nuk kanë bythë ta bëjnë atë që bënë amerikanët dhe boll na e shitët si një turp të madh hyrjen me forcë në Kapitalio. .atje u fut populli ai është më i plotfuqishëm se çdokush prandaj vëreni vëth në vesh sepse kur mbushet kupa nuk ka kodosh e bir kodoshi të ndaloj turmën. .amerikanët nuk janë shqiptarë që të gënjehen nga sharlatanë të tipit N.Ceka. .dhe ato pamje që pamë nuk janë aspak pamje dhune por është mënyra më e drejtë e ushtrimit të demokracisë popullore ..shqiptarët duhet të zgjohen dhe të marrin shembull nga populli amerikan dhe të kuptojnë se sharlatanët që kanë pushtuar parlamentin nuk janë të paprekshëm. .populli i zgjedh dhe populli u fut trangullin kur e meritojnë. .kuptoje drejt këtë ti zotni që ke frikë nga ‘dhuna’ e popullit. .

  10. petrit says:

    shume shkurt- dita e djeshme tregoi /tregon fundin e “dickaje” apo fillimin e nje “dickaje”.
    Le te presim, te shohim.Canceri eshte nje semundje qe prek te gjithe…… PREKU DHE AMERIKEN.
    jetoj ne USA, New york, Manhattan qe nga 1998 dhe KURRE nuk e kam pare kete vend te tronditur kaq, KURRE.
    Protesta, rrebelimi, mosveprimi i policise etj etj do te shpjegohen ne ditet ne vijim…
    Rendesia e NJESHIT e kemi pare dhe atje ne Shqiperine e larget…….
    E weretet , Dielli lindi perseri , dhe ketu neNew York,shume bukur sot, le te shpresojme se ky diell do shkelqeje perseri ashtu sic AMERIKA ka shkelqyer gjate gjithe koherave,

  11. Loli says:

    Analize prej analisti shqiptar qe nuk di asgje per ate qe shkruan dhe ben harime prej nxenesi te klases se 8.

      1. usta hasoni says:

        Thot dhe ky nje fjale se aq di i ziu.Ameriken se kuptojne as ata qe kane lind atje

  12. B says:

    Super shkrim te lumte Sokol.

  13. Skrapari says:

    Amerika është keq , ështê nê krizë , e sëmurë ! Donaldi, donaldët, qafkuqêt,qafzinjtë , një brez i têrê injorantêsh , të pashkollê me diploma, njêsoj si salinjtë e plepave, salinjtë e “kristaleve” janê pjellê e sistemit të anarshisê dhe lirisê vetém pêr më tê fortin më hajdutin, zuzarét , motêrshkêrdhyerit, bijtê e kurvave! Amerika êshtê si shqipêria e ndaré nè mes nga urrejtja mes dy mentaliteteve, mes shtetbêrsve dhe zjarrvênsve tê shtetit ! Amerika do té jetē keq edhe pa donaldin sepse “donaldét” ashtu si te ne “salinjtê” janê qelbi i një plage tê keqe !.

  14. zgalem says:

    Nje shkrim me brume dhe me ideollogji i Sokol Balles . Argumentim llogjik i asaj , qe ndodhi dje ne kapitol , qe u la me gjakun e 4 amerikaneve te pa fajshem dhe Kapitolit , qe ka ndritur dhe do te ndriti Boten , i praruar nga demokracia e eterve te Amerikes , qe provizorisht u mundua ta erresonte nje president bandit dhe ja arriti disi ta erresonte ne syte e botes , miq ose armiq te Amerikes . Ivanka , me pa turpesine e fermes inteligjente amerikane , mbajti krahun e babait , qe po lufton , me shpirt ne dhembe , te mbaje pushtetin , nga ku kane rrjedhur fitime prallore , per Tramp dhe femijte e tij , qe jane jo vetem funksionare te larte , por dhe bizesmene te pa merituar dhe jetojne nen hijen e babait bandit. Presidenca 4 vjecare “Tramp ” u be cerdhia e tmerreshme e nepotizmit boteror . Tramp qeverrisi familarisht . Nen Presidenti Prence , u tregua burre , ne lartesine e detyres , qe i ka ngarkuar kushtetuta . Momenti eshte shume delikat . Anmerika eshte sulmuar ne zemeren e saj ; koha eshte perpara . Po qe se ky akt barbar nuk do te denohet nga ligji amerikan, demokracia amerikane konsiderohet e vdekur . Popujt nuk kane c’te mesojne nga kjo demokraci barbare e dates 6 janar 2021. Biden dhe Kongresi ndodhen , perpara nje prove , qe kurre nuk eshte gjendur Amerika zyrtare . Trampi , nepermjet paruklles , amerika ferst , ka nenkuptuar , biznesi Tranp ferst . . Sokoli , me kete shkrim kapi majat e gazetarise politike . Zgalem

  15. Social Komunizmi says:

    Një gjë nuk kuptoj unë…nqs Amerika nuk ka vdekur përse do ringjallet?
    Artikull shumë për të qeshur….u thotë kurva e televizionit shqiptar, kurvave të televizionit amerikan, ju jeni kurva! ?
    Të na rrojë social komunizmi që u rikthye në Amerikë për qetësinë edhe lumturinë e Europianëve kudo në botë!

  16. Nga Fieri ne Vegas says:

    Kol Balla is brilliant!!!

  17. ?? says:

    ÇPO NDODH ME KËTË SISTEM ?!?!
    DEMOKRACIA?!?!?!

  18. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr says:

    Ne usa e kudo mund te denohen horrat se e meritojne,kurse ne Shqiperi horrat si saliu e co rikthehen dhe bejne cfare ju do bytha me popullin injorant molotovist zjarrvenes….
    Ketu mungon ligji dhe mbi te gjitha arsyeja ose gjykimi mendor..
    Kur mender prof marku me turi si uturak,pushtimin e kapitolit e quan demokraci,kur e gjithe bota perendimore e quajti nje turp dhe perdhosje e demokracise…
    Kur keta mender profesora kane kete gjykim,imagjino cecenet si stresi me te jatin ,e mendo saliu ne lalez e mul noka me filozofin idiot nard ndoka….
    Dhe monika caushesku vazhdon flet per seksin e rehatshem….

  19. USA says:

    Bravo Sokol,je gazetar exelent,Amerika nuk mund te thyhet nga nje Trump,ashtu si dhe Shqiperia nuk u thye mga nje Sali,megjithese mbajti gjate ne kurriz,po ne fund ja doli,tani ai nuk ka ndonje ndryshim nga qenet qe lehin rrugeve.

  20. Ich bin ein Berliner says:

    Zalo, Pandi Majkos ti rruash taulantin ti o debil.

  21. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Shkrim i goditur,por jam kurioz (ndoshta jam gabim)por kur u zgjodh trump,sokoli pozoi me nje kapele te trumpit,ashtu si kapelkuqi mehdi bej gerdeci dhe bimbash luli…
    Dhe keta per pak lincuan edin per deklaraten e tij…
    Ku eshte ai pedrasti amerkan lela qe heq pantallonat ne tv…
    Sali komunist demokrati nuk po na thot ndonje fjale,se kur u zgjodh trump u gezua se gjeja pare qe do bente trumpi do hiqte ramen dhe uriahipi ferkonte duart
    Saliu me ilirin i ka gati molotovet e kallashnikovet per 26 prillin e pas zgjedhjeve…
    Megjithate trumpistet amerikane u treguan me te kulturuar nga cecenet tane dhe nuk dogjen gje..
    Imagjinoni cecenet e saliut te futen ne parlament ose km se cfare do kishin lene mbrapa,vetem shkrum e hi

  22. Mandravellua says:

    Opinion i njeanshem, dhe pjeserisht i drejte.
    Pavaresisht se kush eshte sot president dhe kush do vije neser, nje gje eshte fakt: Sistemi politik amerikan eshte ne veshtirese:
    1- Qytetaret amerikane e kane humbur besimin te politika
    2- Qytetaret amerikane duan tu thuhet e verteta ne sy, pa zbulurime per te qene politikisht korrekt
    3- Qytetaret amerikane nuk e durojne me hipokrizine e politikes : Fjale e mire dhe gure ne traste
    4- Qytetaret amerikane nuk besojne tek mediat e politizuara qe perhapin lajme te rremme dhe bejne “analiza” totalisht te njaneshme
    5- Qyetaret amerikane qe punojne ndershmerisht nuk marrin brapsht frutet e punes se tyre dhe per kete frustrohen e deshperohen
    6- Sistemi klasik i politikes ne USA, i ndjekur dekadat e fundit, stimulon dembelizmin dhe abuzimet me taksat e atyre qe punojne ndershmerisht
    7- Politika amerikane eshte nen kthetrat e 10-12 familjeve, qe abuzojne ne menyre arrogante me pushtetin dhe parate e taksapaguesve
    8- Ne USA egzistojne probleme e mprehta rrasore, te cilat nuk mund te fshihen pas nje fasade te ndertuar keq
    9- Ne USA, si ne shumicen e rasteve ashtu dhe ne politike, eshte me e rendesishme fasad se sa brendia
    10- Sistemi politik , financimi i zgjedhjeve, dhe mediat kane nevoje per nje reforme totale

    Une nuk jam ne gjendje te them se si mund te rregullohen keto gjera. Nuk jam kaq i mencur dhe mbetem thjesht ne rolin e konstatuesit.
    Por di te them qe, keto qe permende me siper jane probleme te mprehta dhe shume te rendesishme, sepse behet fjale per vendin me te fuqishem ne bote.
    Ne se keto probleme nuk kuptohen , apo do te fshihen nga fasada e rreme, sic po behet sot, do vije koha qe do shprethejne shume dhunshem

    1. Ashtu Kot says:

      Zoti Mandtravella, gjithe ato qe ti shkruan jane fjale.
      Mashtrues, genjeshtar, hipokrit, racist, manipulues i shtypit, nje nga 10-12 familjet etj etj ishte edhe Trampi. Ishte I tille dhe si I tille mendonte se antivlerat egzistonin ne shpirtin amerikan, por sot ishte kethyer ne nje “pule te lagur”. Merita e kesaj eshte e populli amerikane dhe vota e tij. Merite e kesaj jane baballaret e Amerikes(Xhorxh Vashingtoni me shoke) qe ndertuan ate Amerike qe asnje nuk mund ta rrezoje. Eshte e renedesishme per ne shqiptaret te theksojme se celsi I fitores se demokracise ne Amerike, eshte ndarja e pushteteve. Kjo i dashur Mandravella beri qe Donald Trampi te shkermoqej. Qesharak ishte dje fundi i tij kur e lane ne balte edhe “shoket” e tij.
      Me fal qe u mundova te them dicka por e kuptoj qe kjoi nuk eshte teme per mua. Eshte teme per kokat boterore dhe mendoj se edhe analiza jote eshte “alla shqiptarce”.
      Mua me dhemb shpirti kur shoh se si shqiptaret gezohen kur partia qe merr pushtetin nxjerr nga puna njerzit qe nuk e mbeshteten. Ne fillimisht kemi nevoje per njeriun normal i dashur Matrapella, perfshire edhe ty qe mendon se ke “zbuluar Ameriken”.

  23. Monika says:

    Dje…06.01.’21…Amerika,dhe jo vetem, perjetoi “11 shtatorin” e dikurshem qe shembi kullat e finances Boterore por qe ne kete rast (mbreme) u tentua te shembnin vete Themelet e e Amerikes se Shenjte, Simbolin e Lirise dhe Demokracise dhe Shpreses !

    Saravangllavinglla

    1. Karta says:

      Idiote. Kullat nuk ishin te finances boterore. Ke degjuar ndonjehere Wall Street ti?
      App s je ne gjendje te besh dallimin mes WTC (tregti) dhe distriktit financiar ku ndodhet Bursa amerikane New York Stock Exchange o NYSE.
      Ne 11 shtator mi Monike treguesit e burses u rrenuan. Kurse sot Bursa amerikane as e rrujti fare per ngjarjen e djeshme dhe nuk ndikoi fare ne shkembimet financiare
      Keshtu mos fol kot se ttegon troç qe s merr vesh

  24. Xoni says:

    Bravo Balla me paraqitjes si gazetar-shkrimtar-poet !

  25. Ndroqi says:

    Doli fjala e Edi Rames qe tha se:Fitorja e Trumpit eshte rrezik per Ameriken dhe per boten.

  26. Velo says:

    Paska qenë burr i mënçur Edi Rama. Para katër vitesh që garonte Trampi, Edi tha “Rajna zot po fitoi ky” dhe vërtet, shih si u katandis Amerika.

  27. Piro says:

    Me fal, por nuk ke haberin c’ndodh ketu ne Amerike. Amerika eshte shume e ndryshme nga ajo
    qe shet ti ne CNN. Ketu ne Amerike ka vetem 1TV e gjysem qe ka dale nga rreshti i mainstream mediave.
    Lajmet qe merr nga CNN dhe te ngjashmet jane te kontrolluara, te censuruara
    dhe te unifikuara nga nje grup fare i vogel oligarkesh euro-atlantike

  28. moza says:

    Shkrim shum i bukur, të lumtë z.Balla!

  29. taso kume says:

    PSE pse çuditeni te gjithe e dinin si do perfundonte ( SHPELLARI BJONDE I AMERIKES ) mjafte te lexoni librin e XHon BOLTON .: Ne shtepine e bardhe eshte si nje elefante por me mendjen e nje 15 vjeçari,apo haruat kur tha per JOVANKEN çupen e tije çfare te beje se eshte çupa ime pa do e kisha” ngrene”.u votua nga 60- 70 milion aventurjere, racista ,e supermacista.

  30. Tironsi says:

    E rregullove Albenijan dhe tani ke dale nga USA. Bravo se pas 10 vitesh si ne Albenija dhe ketu ne USA!?!?

  31. mond says:

    gjithe komentuesit qe nuk ju vjen pas midese ky artikull, me gjithe paralelet qe hiqen me ne dhe rajonin, sepse kuptohet se aty shahet Saliu dhe salinjte per veprimet dhe idete e tyre, shajne gazetarin, por Sokol Balla si asnje gazetar tjeter shqiptar ka parashikuar se dicka do te ndodhte dhe ishte atje prezent si Parandili…”dua ta shoh me syte e mi katrahuren”…nga ana tjeter komentuesve nuk ju intereson se sa te verteta jane dhe sa reale keto ilustrime dhe aq me shume perfundimet qe jepen ne fund te artikullit, si mund tju pelqeje mendimi i Kolit kur ata mezi presin te realizojne dicka te tille ketu?????

  32. Huana says:

    Po 46 vjet komunizem, si nuk t’u kujtuan?? Komunistet dhe ato qe e mbeshteten ate rregjim, a te shkuan ndermend? Viktimat e pafajshme te komunizmit, a t’u kujtuan?
    Nqs jo, atehere cdo gje qe ke shkruar nuk ka kuptim.
    Nqs po…

  33. Turi says:

    Ik o koqe. Flet shume e sthua asgje. Cun dorjan

  34. Julian says:

    O rrotë . Kanë 4 vjet që nuk kanë lënë gjë pa djegur Demokratët me BLM dhe Antifa. Njerëzit kanë frikë të flasin dhe thonë mendimin e tyre se të nesërmen u vete tufa e BLM dhe Antifa para shtëpisë dhe humbasin punët . Njerëzve u ka vajtur në majëntë hundës me Demokratët dhe metodat e tyre Komuniste . Sa më do durojnë ? Fajtori i vërtetë nuk është Trumpi por Demokratët

  35. Alba says:

    Joe Biden fitoi paster.Trump ka bere manipulime se ishte ne pushtet Amerika shpetoi nga djalli Trump qe ndau femijet nga prinderit,dhe i katandisi amerikanet te vdesin deri ne 3000 + ne dite se su kujdes per asgjene kohen e virusit.Trump esht turpi me i madh dhe armiku me i madh i popullit amerikan ku vetem ka vjedhur, taksa ska paguar dhe i ka lene nje pjese te amrikaneve pa buke ne kohen qedolen pa pune,dhe qe krimi ka kapluar vendin.Kjo eshte pergjigje e shume komenteve qe flasin kot.Ne jetojm ketu dhe amerikanet se kane pare kurre nje sheet(ndjese)si Trump narcisisti.Mund te them kaq Amerika shpetoi.MAY GOD BLESS AMERIKA WITH JOE BIDEN.(WITHOUT TRUMP )

  36. Alba says:

    BIG Bravo Balla shkrim shume real dhe shume rrenqethes.

  37. Labi says:

    Futi nje te tundur me dore,ble dhe nje paste dhembesh se te rreshnjet me mire o sy shtremt, ke dale ti e flet per Amerike si me fol per Tironen e sotme,de ne Tironen e djeshme te quanim dopio dysh te lagjja. O zot na ruj nga budallej te tille Amerika te ka lidh Hollandezin e Salihin sa here jan co me shkaterru,e ti tani i tregon arat Tares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje