Zgjedhjet e 25 prillit, PD kërkesë KQZ: Projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik në Fier e Korçë

7 Janar 2021, 11:34Politika TEMA

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që projekti pilot i votimit elektronik të bëhet në Fier dhe Korçë.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dorëzuar ditën e djeshme kërkesën kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi.

“Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646., datë 28.12.2020 mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i PD është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë”, thuhet në kërkesën e PD.

1 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit, PD kërkesë KQZ: Projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik në Fier e Korçë”

  1. Olimpia says:

    Ne menyre qe eksperimenti te deshtoje dhe dy zonat ku PS ka nje shumices derrmuese te behen lemsh….Gjithecka me prapamendim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje