VIDEO/ Largimi i të rinjve, Basha akuza Ramës: Unë do të kthej shpresën

7 Janar 2021, 09:22Politika TEMA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar sot sërish një video, me anë të së cilës akuzon kryeministrin Rama se është shkaktar për largimin e të rinjve nga Shqipëri.

“Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën”, shkruan Basha në Facebook.

Ndërsa në videon e publikuar nga kreu i demokratëve thuhet: “Ne kemi përjetuar një katastrofë kombëtare. 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisë së Ramës. 500 mijë shqiptarë humbën besimin dhe hoqën dorë nga shpresa

Politikat e Ramës bënë që brezat tanë të ardhshëm të zhduken dhe as që e ka ndermet t’i kthejë sërish

Këta njerëz kanë marrë vendime të vështira. Kanë lënë pas të dashurit dhe tokën e tyre. Ja sa keq e ka qeverisur Rama vendin tonë ai është katastrofa jonë kombëtare.

Ne do të sjellim punë e mundësi të reja. Ne do të kthejmë në këtë vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij.”

2 komente në “VIDEO/ Largimi i të rinjve, Basha akuza Ramës: Unë do të kthej shpresën”

  1. Faturoja vetes largimin e Rinise says:

    Kete gjendje e sollet ju PD hajdute.Nuk late gje pa vjedhur e shkretuat vendin. Smbeti gje per rinine.Gabimet tuaja mos ja faturo askujt po Vetes,Sale,Mones,Likes.Hajt ik flej gjume 7×7=42 Cfare bere ti per rinine kur kishe pushtetin.Aty te rafte pika ti ke hall karrigen e xhepin more hajdut pthuuuuu kriminel.

  2. Vetem Shpresen do kethesh o Luli , po te tjeret ?!!!
    Apo me te pare me te bere , sa te behesh kryeminister , po te lane te behesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje