"Duka pa akord me Bashën"? Shehi: Kemi arritur marrëveshjen, 5 partitë opozitare në listë me PD! LSI mendohet të dalë vetëm

6 Janar 2021, 19:31Politika TEMA

Partia Demokratike duket se është drejt përfundimit të krijimit të listave me të cilat do të shkojnë drejt zgjedhjeve më 25 prill.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar gjatë një interviste për Report Tv, 5 partitë e vogla opozitare që do i bashkohen listës së PD-së.

Bëhet fjalë për partinë e tij, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, Partinë Republikane të Fatmir Mediut, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit.

“Ne jemi në fazën më të mirë. Kemi pasur shumë takime dhe besoj që në javën tjetër do të konkretizojmë formulën finale.

Ne grupi opozitar i partive, 5 partive që kemi qenë më parë në parlament i jemi bashkangjitur listës së PD-së. Kjo është një çështje e mbyllur.

Tani do caktohen vetëm numrat dhe vendet. Deri tani mendohet që LSI do të dalë me siglën e vetë, por akoma nuk është zyrtare.

Është një çështje mes PD-së dhe LSI-së. Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në si 5 parti të vogla.

I takon PD-së që këtë marrëveshje që ka bërë me ne, ta ndjekë ose jo me LSI-në” – tha Shehi.

Nderkohe qe ne deklaraten e Shehit, vihet re se ne marreveshje ende nuk eshte perfshire Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukes. Jane ende ne bisedime per akord Basha e Duka?!

3 komente në ““Duka pa akord me Bashën”? Shehi: Kemi arritur marrëveshjen, 5 partitë opozitare në listë me PD! LSI mendohet të dalë vetëm”

  1. Gjakovari says:

    Nuk është anegdotë por e vërtetë kjo që do iu tregoi. Në konkurencë për zgjedhet lokale për kryetarë të Gjakovës të para 7 viteve pat konkurua edhe një mjek. Është burrë i mirë por politikan jo. Ai i ka fitua vetëm 37 vota. Ndoshta as të gjithë familjarët s’e kanë votua. Sikur të kandidonte ky Shehi në Gjakovë do i fitonte më pak vota se ai kandidati i lartëcekur.

  2. Teuta says:

    Bravo Dashamir ! E sigurove edhe kater vjet deputetllekun.Mos e cai fare. Shko 8 here ne parlament ,mer rrogen e ditet e tjera qaj hallin e popullit neper pietore ,si tek tymi ne rrugen eKavajes,sepse aty nukm te sheh njeri, Po i sati je ne liste ,more Dah? Do votohesh ,apo hyne ne ate 20% e partive. Besoj se ketu duhetbte futeni Jyu kokat e medha te politikes. S’behet dot parlamenti pa JU . Oh na hengert covidi nje ore eme pare ne ,kur u mbeshtetim ju figura te deskritituara.

  3. vlora says:

    Qe te duket sa u vlen lekura duhet te vendosen jashte 20%,ndryshe demokracia deformohet. Keta po moren me shume se 100 vota sejcili jane te paret Une jam votues i pd por po pash ndonje nga keta te vendi i sigurt voten time ta gezoj ps

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje