Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë duke komentuar largimin e Nasip Naços nga Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste, e konsideroi këtë si një të drejtë zgjedhjeje.
Manjani u shpreh se, Naço që në vitin 2013 po ashtu ka mbajtur detyrën e ministri të Drejtësisë në fakt është larguar nga strukturat e LSI pasi fillimisht ishte caktuar të ishte kandidat për deputet në Durrës.
“Secili ka të drejtën e zgjedhjes pa më të voglin diskutim dhe nga kjo pikëpamje nuk dua të diskutoj zgjedhjen e tij si një qasje personale politike. Di që LSI e kishte caktuar në Durrës për të qenë kandidat, koordinator.
Ai filloi të punonte në Durrës por në një çast të caktuar e larguan dhe nga Durrësi dhe kam idenë që LSI e ka larguar Nasip Naçon dhe mendoj se përderisa e ka larguar mendoj se nuk ka më detyrime luajaliteti në kuptim politik të fjalës ndaj LSI.
Ai ka të drejtë të zgjedhë dhe LSI nuk L pasi vetë LSI e ka bërë zgjedhjen e saj për ta larguar nga radhët e saj”, deklaroi Manjani.
Afrimi i Naços pranë PS-së është “zyrtarizuar” sot gjatë një aktivitet politik të ministri të Turizmit, Blendi Klosi. I kontaktuar nga Euronews Albania, Nasip Naço deklaroi se do të jetë pjesë e të majtës progresive.
Naço në vitet 2008 – 2009, ai ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit. Më pas është zgjedhur deputet i qarkut të Beratit nën siglën e LSI-së dhe në periudhën 2009 – 2011 ai ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në vitet 2011- 2012, ai ushtroi detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ndërsa në vitin 2013 ai mori postin e ministrit të Drejtësisë.
Ore mediokri Manjani! Ti duhet te sqarosh qendrimin tend! Me ke je ? Ku po shkon? Etj.
O yll djali
Vendimin e nacit e komenton kategoria juaj jo ne
Ne komentojme vendimin e ps qe don me fitu me antar te lsi
pastaj kur do dalin ne fushate do shajne lsi perjashtim naçon asthu si pd qe shan ps-n me perjashtim te kaç islamit
Pra pyetja eshte a shkoi ps ne nivelin e pd-s me naçon
Sepse e gjithe ps qeshi qe kaçi shkoi te pd po tani?
turp per Ramen…
Kjo tregon se rilindja eshte ne krize per njerez te zgjuar dhe punetor?!
Tallet rama me socialistet e shkrete…