Tit Vasili i LSI e përjeton keq kalimin e Naços në PS: Iu bashkua klubit të hajdutëve e interesave të fshehta, lajm pa vlerë

6 Janar 2021, 15:08Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka qenë i ftuar në Fax News, ku ka komentuar largimin e Nasip Naços nga kjo forcë politike, për t’iu bashkuar PS-së në qarkun e Beratit.

Vasili tha se me lajmin është njohur nga mediat, dhe sipas tij Naço i është bashkuar klubit të inceneratorëve, që vjedhin para publike.

Sa i takon një videoje ku Edi Rama dhe Lefter Koka ftonin Naçon që t’iu bashkohej atyre dhe të largohej nga LSI, Vasili tha se kjo është e gjitha një histori hajdutësh.

“Është një lajm pa asnjë vlerë dhe asnjë rëndësi, si çdo gjë që funksionon nën dhe dhe për interesa të pista, videoja që pashë më bëri shumë që të qesh, ky është një klub banditësh që grabisin paratë dhe ndajnë këto interesat e vogla.

Ca hájdutë votash dhe ca hájdutë parash, nuk kanë shumë ndryshim. Ua them shumë seriozisht që nuk kam parë asnjëherë një frymë të tillë, impulse të reja që duan të shprehen dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes në LSI”, u shpreh Vasili.

Nënkryetari i LSI-së tha më tej se LSI është në ditët e saj më të mira, dhe kushdo që do të bashkohet me vjedhësit, është i lirë që të largohet nga partia.

“Ju thashë që ka një LSI që po përjeton ditë të jashtëzakonshme të saj, le ta lëmë klubin e inceneratorëve që të jenë në punën e tyre, dhe të shpresojmë që do të vendosen përpara drejtësisë nesër. Këto miliona qe vidhen nuk kanë mundur që tiu jepen shqiptarëve për pandeminë”, tha më tej Vasili.

2 komente në “Tit Vasili i LSI e përjeton keq kalimin e Naços në PS: Iu bashkua klubit të hajdutëve e interesave të fshehta, lajm pa vlerë”

  1. Vlora says:

    Peço, mos u mundo kot, jeni në rrënje pikiadë. Do ngelesh vetëm ti dhe Mona.

  2. Veshgues says:

    Or Tit! E keqja ka ndodhur per ty!
    Ka opinion jo te mire per ty! Mos verllo kot! Te gjithe e dine qe je 1 per te qene servel dhe ndonjehere 2 tek LSI!
    Robi por edhe polikani ndonjehere behet rob! Naco ka te drejten njerezore te korigjoi jeten e tij.
    Te jemi realist ky tipi ” mbrojtes i kusshtetutes” eshte burre pordhac! E shoqja sillet si ordinere! Cfare te bente Nasipi kur ky cift aplikoi teorine e limonot me te! Edhee ky robi qe besoi tek LSI_ ngJALA ka familje, dinjitet njerezor! PS investoi para 20 vitesh per te! Ai thjeshte po i kthen nderin vehtes dhe PS! Nuk jam me ndonje parti! Dhe nuk ndjej detyrim! Por analisa ted con ne bindjen qe ky Robi duhet te reflektoi! Te rifilloi jeten dhe besimin … te pakten qetesine qe nuk mund ti thote hajdut ordiner LSI- je. Flm nese mirekupton. Eshte koha edhe per ty e Luanin te rishikoni vehten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje