25 prilli, Yuri Kim apel shqiptarëve: Merrni kartat e reja të ID që të mund të votoni

6 Janar 2021, 13:16Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të rinovojnë kartat e tyre të identitetit dhe të marrin letërnjoftimin e ri në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit.

Kartat ID janë të rëndësishme për votimin biometrik që do të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit arritur mes partive politike.

“Shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja të identitetit në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore.

Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë, merrni letërnjoftim të ri tani kështu që të mund të votoni më 25 prill”, shkruan Kim. (TemA)

4 komente në “25 prilli, Yuri Kim apel shqiptarëve: Merrni kartat e reja të ID që të mund të votoni”

  1. xhoxhi says:

    Çfarë karta të marim kur ne nuk mund të vijmë në Shqipëri?Nëpër ambasada duhet të paguash mirë që ta marësh.Tregëti thuaj jo për të votuar.Mori djali pasaportën për 5 ditë e pagoi 180 euro:Ja kjo është drejtësi.Pasaporta dhe karta e indetitetit i duhet shtetit për të fituar jo mua.Rinë rinë e kudo në botë ndryshojnë letrat vetëm e vetëm për para.Pastaj pa më thuaj pse duhet të votoj?Se po na çani kokën me këto votime.Çfarë me jep shteti mua mund të më thuash?Politikanët kanë zënë kariket dhe shkojnë sa majtas dhe djathtas vetëm për të vjedhur se Shqipëria ka 30 vjet që nuk është akoma si në vitin 1930….Janë këto zgjedhje që na thua ti që e shkatëruan nga themelet edhe atë që ndërtuam për 50 vjet…

  2. Likja says:

    Meqenese Ju znj.Kim i dini te gjitha ,nje pyetje kisha per ju:Po emigrantet duhet te paisen me dokumentacionin e ri dhe a do votojne ne vendet respektive ku jetojne?
    Jam i bindur qe do kemi ndonje pergjigjie!Po Amerikanet qe jetojne jashte Amerikes a kane te drejte te votojne dhe ne perse jo???????????????

  3. Një pyetje? says:

    sa kushton?

  4. Aleksander says:

    Pashaporta 130 euro
    Leter Njoftimi 12 euro
    Postimi i dokumentatve 6 euro e
    50 centesimi .
    I kam pagua ne Konsullat me 18 Shtator 2020
    Me kan arrdhe ne shtepi ka funi i tetorit.
    Nje sherbim fantastik nga Personali i Konsullates Shqiptare ne Milano.
    Çdo pages bahet me kart.
    Me 25 prill do shkoj ne Shqiperi per te votua
    Votoj ate PARTI qe ka ndertua dhe nderton.
    PARTIN qe prish, djeg dhe shkaterron nuk e votoj KURR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje