Opozita vijon të jetë e paqartë në lidhje me koalicionin parazgjedhor apo dhe paszgjedhor për ballafaqimin elektoral të 25 prillit të këtij viti dhe të gjitha kritikat shkojnë për kreun e PD Lulzim Basha, i cili nuk po arrin ta mbyllë këtë proces.
Kur na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, ende nuk kemi një konfigurim të qartë sesi opozita do të futet në këto zgjedhje.
Edhe pse në shumë raste është thënë që opozita është e bashkuar dhe në zgjedhje do të shkojnë së bashku, gjasat janë që kjo të mos ndodhë.
PD dhe LSI deri tani nuk kanë sqaruar ende asgjë lidhur me mënyrën sesi do të futen në zgjedhje. Nuk është e qartë nëse në zgjedhje do të shkojnë me koalicion të përbashkët apo më vete.
Në disa dalje publike është lënë të kuptohet që për shkak të ndryshimeve më të fundit të Kodit Zgjedhor, dy partitë e mëdha do të shkojnë të ndara, pra në koalicione më vete në zgjedhje.
Por në fakt, më shumë se taktikë elektorale duket se kjo mënyrë është imponim i mos dakordësisë mes PD dhe LSI për listën e përbashkët të kandidatëve për deputetë.
Media kishte raportuar se LSI i kishte kërkuar PD një numër të madh vendesh në renditje të sigurtë, duke bërë që PD të ishte hezituese si fillim e më pas refuzuese ndaj kësaj kërkese.
Diskursi politikë i Monika Kryemadhit në publik, teksa pretendon se do të marrë më shumë se 40 deputetë, e persëriti dhe dje një shifër të tillë të shoqëruar me një mbështetje prej mbi 31%, na lë të kuptojmë se ajo do futet në zgjedhje ndarë nga PD, pasi në një koalicion nuk ia le askush kaq shumë mandate.
Nje fakti te tille i ka meshuar dje dhe nenkryetar i PD Edi Paloka, teksa tha publikisht se koalicioni eshte nje çështje llogarish elektorale dhe PD do të shohë përfitimin e saj ne kete proces!
Edhe pse pas disa vitesh partnerë në opozitës, gjasat janë që mes PD dhe LSI të ketë një klimë mosbesimi të theksuar.
Duke arritur deri aty sa Kryemadhi, por dhe vete Ilir Meta te shprehin friken e nje aleance ne minuten e fundit mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes, teksa i kane kujtuar kreut te PD “flirtin” e 17 majit 2017 qe çoi ne bashkeqeverisje.
Kjo ka bërë që PD të fillojë të mendojë për një koalicion të madh, e ndërsa edhe LSI ka filluar negociatat me partitë e tjera për një koalicion më vete nga PD.
Kjo mosmarrëveshje mes PD dhe LSI si dhe klima e mosbesimit mes tyre, duket se ka rikthyer edhe njëherë dyshimet për një bashkëpunim mes LSI dhe PS në të ardhmen.
A mundet kjo distancë mes PD dhe LSI t’i hapë udhë një tjetër bashkëpunimi në të ardhmen PS- LSI ?
Edhe pse marrëdhënia mes Ramës dhe Metës apo Kryemadhit është shumë e tensionuar, koha ka treguar se kur bëhet fjalë për pushtet e kanë treguar se dinë të përtypin atë që kanë thënë. Dhe kane bashkeqeverisur.
Teksa koha eshte ne limitet e fundit, te presim çfare do te sjelle janari. Megjithese Basha duket i trembur nga numri i deputeteve qe deklaron Monika Kryemadhi se do te marre LSI me 25 prill. Jane vota qe hiqen nga PD keto si gjithnje.
Në këto kushte PS i fiton e vetme zgjedhjet. Nuk ka asnjë arsye që PS të bëjë koalicion me një parti në dekompozim e sipër. Për PD humbja është e sigurte. Por kjo humbje mund të ketë përfitimet e veta. E para, pas 4 vitesh Saliu nuk do jetë më pjesë e parlamentit apo edhe e PD. Kjo edhe për zgjedhje personale e tij. Vetë uroj ti vij nga Spak-u, kushedi ! E dyta Basha jep dorëheqjen e pa evitueshme. E treta, të gjithë buratinet e formës (O Babale se ç’ma kalle), do ti seleksionoje koha. E katërta që është më kryesore, në parlament i pritet mundësia partiçkave pa vulë e pa adresë të gërryejnë paratë publike pa asnjë merite e punë. Ndër to me problem është partia familjare e presidentit klloun.