Ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj takimin e parë për vitin 2021 e ka zhvilluar me ish presidentin konsensual Alfred Moisiu.
Në një postim të shpërndarë në adresën e tij në rrjetin social, bashkë dhe me fotot, Lleshaj thotë se vendi ka nevojë për të gjitha autoritet shtetërore, shoqëria ka nevojë për autoritete morale, për burra dhe gra që u zë vend fjala e u ndiqet shembulli.
Lleshaj thotë se presidenti Alfred Moisiu është një ndër autoritetet më të larta moprale të këtij vendi për arsye të shembullit të treguar dhe standardit të vendosur në ushtrimin me dinjitet të detyrës së kreut të shtetit shqiptar.
Ia vlen të theksojnë se ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë një kandidat i propozuar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare dhe përcjellë nga ish kreu i opozitës Edi Rama si nje figure konsensusi, për President.
Por Berisha dhe Meta e refuzuan, teksa preferuan të zgjedhin Buajr Nishanin si President të Republikës.
Një mesazh i tillë i Lleshaj në ditët e para të vitit 2021 është një kujtesë dhe “provë gjenerale” për të qënë ai i propozuari si kryetar shteti për të pasuar Ilir Metën?! Të presim!
Postimi i plote i Lleshajt:
Një takim me presidentin Alfred Moisiu!
Sot e fillova vitin e ri me nje takim mjaft mbresëlënës me Presidentin Alfred Moisu. Diskutuam për shumë çështje të rëndësishme që lidhen me përkrahjen e të rinjve në shërbim të zhvillimit të vendit, për nevojën e promovimit të vlerave profesionale dhe atdhetare në krye të institucioneve shtetërore si dhe për tema të tjera.
Vendi ynë i ka të gjitha autoritetet e nevojshme shtetërore. Madje, për shkak të qarkullimit të shpeshtë, ka me shumicë të tillë. Por këto nuk mjaftojnë kurrësesi për mbarëvajtjen dhe orientimin e një vendi dhe të një shoqërie.
Vendi dhe shoqëria kanë nevojë edhe për autoritete morale, për burra dhe gra të cilëve u zë vend fjala dhe u ndiqet shembulli, jo për arsye të ligjit, por për arsye të moralit.
Presidenti Alfred Moisu është një ndër autoritetet e larta morale të këtij vendi, për arsye të shembullit të treguar dhe standardit të vendosur në ushtrimin me dinjitet të detyrës së kreut të shtetit shqiptar.
Edhe pse un do isha per Spartak Ngjelen.
PS-ja eshte duke ber nji padrejtesi ndaj Avokatit te Shqiperise S.Nj
Gjithe Bota mbledh ne krye te politikes se vendit e institucionet
me te larta Njerezit me te shquar ,me inteligjente dhe oratore .
Spartaku te mbahet larg qeverrise , mua me duket fodullek e naivite alla shqiptaresh .
Nji nder gabimet qe ka ber gjate gjithe Historise ky popull
dhe pse nuk ka arritur si Bota .
Imire eshte Ngjela por eshte shume bla bla bla , pastaj ka shume fandazi dhe histori konspiracioni , lere shoku me nickname “perse jo “mos na ngatero me Ngjelen se kush kalon dhe 5 vite te tjera me nje President qe tjeter thote e tjeter ben .
Ta marin veshe amerikanet qe Taku do vendose kantidature , na i ngulen Takun ta hame ne surat per 5 vitet e ardhshme , se Taku eshte me amerikan se amerikanet , pastaj e ka dklaruar boterisht qe : une nuk jam , por ndihem amerikan …..
Kurse LLeshaj do te qe nje zgjidhje perfekte ……megjithate duhet nje president me pak pak asnjanes dhe jo te jete socialist ari ne kocke …….megjithate hoqem kaq keq me kete sapllakun qe kush do qe te vije ne krye te shtetit me siguri qe do jete me i mire se hajduti kombetar , me poshte se Meta …..nuk ka , eshte personifikimi i njeriut limit down ………,e keq ska …..
Megjithate shoku une parashikues nuk jam , por mbaje mend komentin tim , Meta do jete i vetmi politikan ose president , quaje si te duash qe do harohet shume shpejt ……mos e haro kurre kete , njeriu do jete per pak kohe i pallogaritshem , te vetmit qe do ta sjellin ne kujtese do jene digasteret e sapokrijuara SPAK dhe BKH ……..tung
Duke pare keta burra menjehere te shkon mendja mendja te Sali muti,dhe pyes veten, si ka mundesi qe kemi zgjedhur ne krye te vendit nje kriminel dhe maskara si Sali Berisha?! Kur ka shume te tjere si Moisiu dhe Lleshaj!
Portreti i ketyre dyve tregon se Shqiperia ka burra dinjtoz per te drejtuar,por shqiptaret si pasionant qe Jane kane gabuar dhe gabojne, shembulli me konkret eshte Sali Berisha, nje ish komunist extrem I kthyer ne “antikomunist” extrem, i cili ka bere deme te pallogaritshme Shqiperise dhe shqiptareve.
KETA JANE SHEMBULLI I POLITIKANIT ATDHETAR
MOS THUANI KURRE JU TE SALIUT
QE TE GJITHE.POLITIKANET JANE NJESOJ
JANE NJESOJ VETEM NE ORGANIZATEN TUAJ TERORISTE
Per mendimin tim Lleshaj e meriton vendin e presidentit sepse me urtesine dhe sjelljen e tij te ekuilibruar ka treguar se eshte njeri me mend ne koke.Eshte nje kandidature shume dinjitoze.
Nga shembulli i këtyre burrave duhet të zgjohet e të ndriçohet ndërgjegjia jonë kombëtare.