Rrjedhja “Vip” e LSI-së, a është një shizmë e re e partisë së Metës e Kryemadhit?!

6 Janar 2021, 15:47Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kalimi i Nasip Naços nga LSI-ja në PS, realisht pritej prej kohësh. Për arsye se ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama 1” nuk i kishte marrëdhëniet mirë me partinë e tij prej kohësh. Por gjithsesi shpallja e këtij vendimi përbën një zhvillim të rëndësishëm politik në vend.

Aktualisht kemi tri emra të rëndësishëm të LSI-së që kanë kaluar tek PS-ja demonstrativisht: i pari ishte ish-ministri Lefter Koka, i cili nuk pranoi të djegë mandatet, më pas ishte ish-kreu i njësisë numër 2 në Tiranë, Elez Gjoza, e sot u bë publike largimi i Nasip Naços.

Zëra brenda mazhorancës dhe në LSI bëjnë të ditur se ka ende emra që pritet të bëjnë coming out-in politik të largimit nga LSI-ja e Ilir Metës. Edhe pse nga forca që drejton Monika Kryemadhi, do të tentohen të ç’dramatizohen këto zhvillime, siç ndodhi me ikjen e Lefter Kokës, para një viti, ku kryetarja e LSI-së tha se e larguam vetë, ikja e këtyre figurave përbën realisht shizmën e dytë të madhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shizma e parë ndodhi në vitin 2009, kur Meta pranoi të hyjë në qeveri me Sali Berishën dhe në kor nga LSI-ja u larguan Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Sokol Axhemi, Fatos Klosi etj.

Të cilët nuk e gëlltitën një aleancë të partisë së majtë LSI-së me PD-në e Sali Berishës, ndaj dhe u larguan demonstrativisht çka çoi në ridimensionimin jo vetëm politik, por edhe territorial të partisë së Ilir Metës.

Një ridimensionim, që me këto ikje, ka një të panjohur të madhe brenda; pasi si Lefter Koka në Durrës, Nasip Naço në Skrapar, apo edhe Elez Gjoza në njësinë 2 kanë pasur ndikimin e tyre të rëndësishëm në arritjen elektorale të LSI-së.
Edhe pse Nasip Naço mori në vitin 2009 bastionin e Ilir Metës që ishte Skrapari, vendi i lindjes dhe ku ka qenë deputet që në nisje të karrierës së tij politike, gjithsesi ka edhe peshën e tij politike.

Nasip Naço, është një prokuror i njohur në Shqipëri, që e bëri të famshëm si njeriu që mbrojti akuzën për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 në gjykatë. Një prokuror që ka pasur edhe çështje kundër krimit të organizuar në historikun e tij juridik, por që në vitin 2013 ishte ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama 1”. Nën drejtimin e Nasip Naços nisi dhe reforma e famshme në drejtësi, e cila nuk është pëlqyer nga LSI dhe Ilir Meta.

Ndaj dhe ky i fundit, bëri rokadën ndërmjet Naços dhe Ylli Manjanit në krye të drejtësisë në vitin 2016. Që atëherë ka nisur çarja e Nasip Naços me Ilir Metën. Megjithatë në zgjedhjet e vitit 2017, Naço ishte aktiv për LSI në qarkun Berat, ku LSI mori 2 deputetë, në një qark kur kishte edhe kryetarin e bashkisë që nga 2015-ta. Sot gjërat në këtë qark kanë ndryshuar për LSI, pasi nuk ka as Beratin e as Skraparin, por edhe Nasip Naço. I ka mbetur vetëm Lefter Maliqi, i cili nuk është i sigurt nëse do të kandidojë për PD apo LSI-në për të lëvizur votat që ai i ka kontrolluar në rajonin e Lapardhasë.

LSI-së i kanë ikur disa “kolonelë” të rëndësishëm si Spartak Braho, Lefter Koka, Nasip Naço, Elez Gjoza dhe këto po mundohet t’i sfidojë me “kadetët e Jalës” apo me studentët e Parlamentit nga LSI.

Si logjikë këto janë rrjedhje nga “lart” që duhet të vërtetohen nëse marrin rrjedhë nga “poshtë”; por realisht lidershipi i LSI-së, përkatësisht zonja Kryemadhi duhet të japë qëndrimin e saj dhe të analizojë ç’përfaqësojnë për partinë e saj këto rrjedhje. Thjesht injorimi vetëm e hap debatin si vaji në lakra…

21 komente në “Rrjedhja “Vip” e LSI-së, a është një shizmë e re e partisë së Metës e Kryemadhit?!”

  1. qytetar says:

    LSI ka RIP – a jo VIP – a .

  2. Zot na ruaj says:

    Gjoza…një superhajdut i LSI.Të ikin socialistët e ndershëm tu hapet vendi hajnave.Shikoni vilat që ka….

  3. Gjithmone pas lekut says:

    Or Ylli Pata, le te dhkojne te PS. Po mos na i beni heronj se nuk largohen per mosperputhje pikepamjesh. Keta jane gjeneralet e partise hajdute. Njerez pa bindje politike, po me interesa financiare. E shohin qe stani tyre u menderos dhe po ikin si lepujt.

  4. Skrapidari says:

    Nuk mbeti kembe katnari pa u quajtur VIP.

  5. Prokurori dixhital says:

    O Rame cfare ben? TI nuk je Ali Baba qe do ti besh pa tjeter 40 hajdute…..Cilet ? Spartak Braho,Ter Koka,Super Elez Gjoza Nasipi …..etj

  6. Kapedani says:

    Çfarë do te thote fjala ” Shizma”
    Na e shqiperoni pak.

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Shizma është një term që është përdorur në rastin e ndarjes së kishave, në drejtime të ndryshme!!!
      Autori kujton se shkrimi duket më intersant duke përdorur fjalë të huaja.
      Gjuha jonë e bukur shqip, ka disa fjalë për këtë rast: Ndarje,veçim, shkëputje,mënjanim.?

    2. pinxho kapellja says:

      Keta loqet kane gusto te perdorin fjale pa kuptim, eshte si tip mode sot ne Shqiperi! Fjala shisma ose scisma perdoret zakonisht ne terma fetare qe do te thote ndarje! Psh: ndarja e kishave quhet shizme.

    3. antipatrea says:

      Do të thotë çarje – nga greqishtja. Është e njohur për të përshkruar ndarjen e kishës perëndimore (katolike) nga ajo lindore (ortodokse) në shekullin e XI.

    4. Mesuesi says:

      Ndarje, shkëputje….

  7. Ideali says:

    O pata, po ata s jane vipa, io. Jane horra dhe hajdut ordinere. C gazetar je ti mo derezi?…

  8. avokati says:

    Nasipi eshte ministri me medioker i drejtesise. Vetem kjo e sotshmja ia kalon. Nuk ka asnje lidhje profesionale me Y. Manjanin. Eshte realisht shume poshte. Nasipi nuk ka.aftesi intelektuale te kuptoje reformen ne drejtesi, jo me ta fillonte dhe zhvillonte. Reforma eshte produkt i Xhafaj, mire eshte ti njihet merita, pavaresisht te tjerave qe ka. Eshte turp qe behet publicitet sikur cfare eshte afruar. Tregon degjenerimin e vlerave ne PS.

  9. ilir rama says:

    Ikin hajdutet nga nje parti hajdute tek tjetra. Keto rrjedhje largojne socialistet e ndershem duke u hapur vendin te korruptuareve. Keto rrjedhje nga njera parti ne tjetren nuk duan te thone gje tjeter vecse te lash mutin e njeres me shurren e tjetres parti.

  10. Mandravellua says:

    Po sikur ishin kusare kta VIPat e LSI-se!!!
    Si ka mundesi qe po hyjne ne Tribunen e PS ???
    Apo s`ka gje, se dhe ne hajduta jemi. Na u be dhe Edrama si Ali baba … Aferim.
    Mos u cudisni fare kur te katandiset PS-ja me keq nga PD-ja. Eshte ceshtje kohe. Rrokullima ka nisur…tik-tak, tik-tak…

  11. Laluci nga Fieri says:

    Keta “Patriotet” e LIS-it…e kane Ndjere Eren e “Taves” se me 25-Prille do te jete e Rames..Prandaje Nxitojne ti thone Monikes:Ti merru me Seksin e LIkes ..sepse ne po te bejme “Bajgen”….si Bajge qe je….

  12. Shqiptari says:

    Nje zgjatim ekstrem i se majtes,qe lindi dhe u krijua nga Ilir Meta,pasi kishte ambicje me te medha se kapaciteti i tij intelektual.Duke qene i rrethuar nga individe te nje kalibri me te larte se ai i Ilirit nga Çepani,nuk kishte hapesire per ambicjet e tij politike.
    Duke qene “Pelivan”, hengri ne grazhdin e Sali Berishes,hengri ne fast fudin e Rames,dhuroi disa karrige oer stanin e tij,rrembeu disa ministri dhe ndermarrje publike ku emeroi militantet dhe zhvati sa deshi bashke me stanin.
    Shume nga intelektualet e njohur,pasi njohen Liken nga afer,”Inteligjencen” e tij dhe “ambicjet politike”,qellimin dhe miralin e partise Ilirike,u larguan.
    Keshtu ajo u shendrrua ne parti familiare qe mblodhi rreth vetes disa qylxhinje te lodhur,disa rioshe dhe piperka qe kakarisin studiove dhe u bejne temena Likes dhe Mones
    Tani qe Ali Pashane e prene dhe mushka harroi Valarene
    Kuptohet qe tere ish shtetaret e Metes nuk jane te marre.
    Ata e kane pare me kohe qe varka e Metes LSI ka marre uje dhe po mbytet,ndaj thone SOS dhe hipin ne Anijen e sigurt te Ramas,pasi aty ishin me pare,po zbriten per nje xhiro me varken prej druri te Mones,qe tani po mbytet. SOS,SSOOS!

  13. Xoni says:

    Turp per Ramen qe afron te tille figura. Na ben te besojme llafet qe e akuzojne ate si te kapur nga korrupsioni ndoshta dhe krimi. Apo….rendesi ka fitorja ne 25 Prill ??
    Shqiptaret e shkrete kane rene ne hall te madh …mut majtas dhe kake djathtas , po ne qender dihet se te pret ai miku pa shpatulla..E sigurte eshte qe do e kemi brenda si do qe te shkoje…haha

  14. Timi says:

    Edhe LSI i mori Rames drejtoreshën për financa, ajo zonja që u bë hit në portokalli. Dhe ku qëndron problemi këtu? ??

  15. Hahahahahaha says:

    Keta Jane Trima te gjitha..
    Milionat i Kane ,,pushtetin e Kane..
    Neve duhet te mendojme per vete ,, ha kemi per te ngrene !
    Kemi me Bollok,,vetem keta Heroine te na rojne..

  16. Jimi says:

    Nuk eshte nder per PS-n qe te fuse ne gjirin e saj personazhe si ky, i cili eshte i korruptuar edhe politikisht! Di te them se nese ky individ neser do te jete ne listen e kandidateve te mundshem per qytetin e Beratit, humbja e tij eshte e padiskutushme. Dhe jo vetem kaq, por ky veprim do te kete ndikim te forte edhe per fatin e kandidateve te tjere. Zgjedhesit do te pesojne nje zhgenjim te madh. PS nuk mund te kthehet ne kosh plehrash!

  17. Xha Mezini says:

    Me afrimin e Brisides tek LSI kjo force eshte forcuar shume se ka shume mbeshtetes se eshte familje e ndershme dhe do te jete thembra e akilit ne keto zgjedhje dhe do kete radhe te madhe tek dera e Brizit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje