Elton Deda revoltohet me mediet: Mbathjani në zgëqet e imoralitetit tuaj se s’na mban më shpirti, as të vdekurit s’lini rehat

6 Janar 2021, 17:22Politika TEMA

Elton Deda ka reaguar i revoltuar pas vdekjes së mikut të tij Kujtim Prodani, i cili humbi jetën në betejën me Covid.

“Mossss! Pse o vellai jone? Cfare gezimi kishin bisedat me ty, miresia jote, zotnilleku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk te them dot lamtumire…por do te te pres per nje birre kur te duash ti.

Mediat tona te famshme, qe shkaterruan gjithcka te bukur me lloj lloj shemtirash dhe regetona/tallava injorantesh, spektakle pa moral dhe pa asnje sherbim qofte edhe minimal per shoqerine, befas jane turrur ne gare kush te befasoje sa e kane dashur Kujten tone te mire. Askush su kujtua per te sa ishte gjalle.

Askush se promovoi muziken e tij. Keshtu qe na lini rehat dhe mbathjani ne zgeqet e imoralitetit tuaj se s’na mban me shpirti! As te vdekurit si lini tehat”, shkruan ai.

(TemA)

14 komente në “Elton Deda revoltohet me mediet: Mbathjani në zgëqet e imoralitetit tuaj se s’na mban më shpirti, as të vdekurit s’lini rehat”

  1. vang says:

    Ngushellime familjes ,te afermeve dhe miqve te te ndjerit.

  2. Bimi says:

    Ngushellime familjes por nuk e kuptoj urrejtjen qe Deda ka per Tallava. Presidenti I Amerikes Joe Biden takon e ben fushate me Cardi B. qe kendon kenge te ndyra si “wet ass pussy”. Nuk me duket qe tallavaja eshte me poshte ne moral ne krahasim me to. Nuk eshte shtypi shqiptar por kultura e degjeneruar liberale qe e ben kete. Pra problemin e ke me Soros e Co jo median qe eshte nje sherbim te liberaleve be shumicen e vendeve “demokratike”.

    1. Adi says:

      Media eshte ajo qe perhap fenomene qe jo vetem nuk jane te shendetshme por duhen zhdukur sa me pare, keshtu qe mos u perpiq ta justifikosh, Ja keshtu filluan gjerat, muzike tallava a vlera kulturore, pastaj rap dhe me fjale dhune e droge etj etj, vajza qe gjithnje e me shume zhvishen dhe promovojne bukurine fizike te siguruar me operacione plastike me shume sesa bukurine qe vjen se brendshmi. Fenomene te cuditshme e te pamoralshme gjithnje kane ekziztuar por media si pushtet i katert ka nje fuqi te pazakonte per ta kthyer nje fenomen ne nje trend apo nje antivlere ne vlere ose e kunderta. Me thuaj sa vend zene artikujt lidhur me dicka edukuese ne shkence, ne art, ne kulture dhe sa vend zene artikujt sensacionale me vrasje makaber, me histori te cuditshme si martesa me dy gra apo lidhje treshe, dhe nuk ka nevoje te te pyes per artikujt “modelja nxjerr format magjepsese, mahnitese bombe” se i gjen edhe ketu vete pa kursim(edhe ketu ne kete gazete). Ku ka arritur gazetaria e diteve te sotme?! Dhe meqe ra fjala meqe e ben Amerika nuk do te thote qe eshte e mire. Amerika eshte model per shume gjera sidomos ne fushen e biznesit por ne fushe e kultures eshte ne renie te lire si gjithe ne te tjeret.

    2. ana says:

      Hahahahahahhaa po me Soros-in cpate???????As Enverin nuk e keni percmuar kaq shume-hahahahahahahahahah . Po ty o Bim cfare te ka bere Sorosi? Se per Enverin e di!

    3. Lala says:

      O Bimo je shumë pak për të kuptuar Elton Dedën.

  3. Neri says:

    U prehre ne paqe.ngushellime familjes.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eshte dita per ta respektuar edhe me shume !
    Te tjerat lereni per ditet qe do te vine.
    Do largohen te mire dhe sh.more.
    Ngjarje e dhimbeshme mos sherbej si pedane,per te prodhuar gerrr-merre !
    Ngushellime families,miqeve,shokeve dhe artisteve !

  5. Tonini says:

    Ke te drejte o njeri i mire, per njeriun e mire qe na la. Sot mediat i bejne jehone pjeseve lakuriqe te disa prostitutave qe kane ze burrash e te folme shpellash, sot mediat na e nxine jeten me Armina Mevlanin e Zen homoseksualin, parate kesh dhe ato me klering qe fiton Armina ne udhetimet ne vendet me luksoze te botes, nje zhabe e bere zhele nga soj soj gomaresh qe i japin nga nje valixhe me breke te perdorura e qe cdo dite keto maskara mediash na njoftojne sa breke u shiten kete jave, por nuk ju japin hapsire ju gureve te cmuar te ketij vendi, te edukuar nga guret e cmuar qe sot nuk i kemi me si prinderit tuaj te medhenj, KOLLOSET AGIM PRODANI e yt ate FERDINAND DEDA, dhe zonja e rende ANITA TAKE, mema e Kujtimit qe sot u plagos teper rende.
    Ca te besh. Erdhi koha e horit. Sot u behen temenara kurvave e kurvareve, trafikanteve, mashtruesve, hajduteve te cilet po i a marrin frymen ketij vendi, pasi mediat ne pergjithesi jane ne duart e tyro. Keta plehra kane mbushur gjokset me dekorata e urdhera mirenjohje nga presidentet me radhe doktor mortja, nishani, ky kokemadhi qe ishte pikelluar “shume” nga humbja e Kujtimit, por nuk u bie ndermend per ju, perderisa psh nishan pordha dekoron nenen e Armina Mevlanit, nje grua pa asnje merite, n je grua krejt kot, por teveqeli i jep dekorate vetem pse eshte e vjehrra e Zen sypeshkaqenit….e cfar te them tjeter.
    Sot me vlere ka macja e kokembedhenjve, e cila ne vilen e Lalzit ka dhome me vehte, banjo me vehte, vaske me vehte, kujdestare apostrafat per te, se sa ju te rinjt e talentuar e patriot qe perpiqeni me shpirte nder dhembe te mbani gjalle kulturen e ketij vendi te mjeruar.
    Por nuk do jete e larget dita dhe te gjithe plehrat do fshihen nga faqja e dheut, do harrohen akoma pa u varrosur ndersa emri i prinderve tuaj, e ju bijve te tyre dhe shume miqve tuaj te talentuar do mbeteni ne histori per sherbimin ndaj Atdheut.
    Ngushellime Zonjes se Madhe, Artistes se Madhe, Perendeshes se Kenges, Z. Anita Take e familjes Prodani.
    Ngushellime ju shokeve e miqve te mire te Kujtimit per humbjen e nje bashkeudhetarit qe u nda para kohe.
    Mua qe ju ngushllova juv, kush mund te me ngushelloje?
    I perjetshem qofte kujtimi i Tij.
    U prehte ne Paqe.

    1. asnjeansi says:

      Shkruan shume bukur , vecse Anita Take ka vdekur para disa muajsh .

  6. vflp says:

    Ngushëllime familjes e ju prehtë shpirti në paqe.

  7. 19 says:

    Elton je djale brilant .bravo e madhe dhe u prehte ne paqe zoti prodani ashtu si i takon .por tirane e kan myt injorantetdhe fshataret .

  8. Jimi says:

    Ke plotesisht te drejte Elton!

  9. Bureto says:

    Dhimbje e sinqertë e Eltonit ppr mikun e tij kantautorin K. Prodani, dhe po aq i sinqertë reagimi i tij. A nuk ndodhi e njëjta gjë para pak ditësh edhe me të madhin Koço Devole, tashmë i ndjerë. Ka një amoralitet të madh në sjelljen e institucioneve tona ndaj personaliteteve, veçanërisht të artit dhe të kulturës, që me artin e tyre kanë ndikim të madh në publik.
    Është e dhimbshme ajo që shkroi dhe i madhi Pëllumb Kulla para dy ditësh në këtë gazetë për Devolen: “Vdis pa të të dua!”.
    Çfarë nuk u tha për Koçon pas vdekjes, të gjitha të merituara: aktor brilant humori, skenarist, pamfletist, regjizor, karikaturist etj. Edhe një dekoratë për të qysh në gjallje u zvarrit për vite me justifikime burokratike, kur psh, një aktori si L.Paja, nuk janë kursyer deri tek “Artist i Popullit”, “Mjeshtër i Madh” dhe kushedi sa të tjera që s’i dimë ne. Jo se nuk i meritonte. Atë nuk ba takon ne ta gjykojmë, por kur i meritonte L. Paja, vetëm si aktor, si nuk i paska merituar Koço Devole, i cili ka shkëlqyer në disa zhanre?! Epo Koço Devole nuk ishte anëtar i PPSh apo sekretar partie, përkundrazi se ç’kishte i gjori dhe një çikë, një ‘cen në biografi’! Dhe kur ndodhin këto pa, në “demokraci”! E pra mos u revolto pastaj, po deshe, për këto “neglizhenca” e “harresa”, siç Elton Deda bëri sot e Pëllumb Kulla dje.

    1. Aleksander Moisiu says:

      Luftar Paja “Artist i popullit “ me rolin tek Udha e shkronjave(Dashka zoteria vere me dy aspra.Vete Nestori i madh ka pire nga kjo vere).Apo rolin tek filmi Keshilltaret ku kendon live dhe jo me playback.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje