Rama: Krenar të nënshkruaj deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit, Turqia ishte ndihmë gjatë pandemisë kur të gjithë u kyçën në shtetet e tyre

6 Janar 2021, 16:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Rama i shprehu mirënjohjen atij për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në momentet kur Shqipëria kishte më shumë nevojë, si në momentin e tërmetit të 26 nëntorit si dhe gjatë pandemisë.

“Në këtë mikpritje të gjithë sëbashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri mes 2 qeverive. Jam mirënjohës Presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë, dhe kohën që i dedikoi disa çështjeve.

Dua ta shpreh mirënjohjen për të dhe për popullin turk për reagimin e menjëhershëm të Turqisë që i erdhën pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Presidenti Erdogan ishte i pari që u angazhua për tu përfshirë në procesin e rindërtimit dhe i hapi rrugë një procesi përfshirje të një sërë vendesh dhe bën të mundur mbledhjen e ndihmave për Shqipërisnë.

Solidariteti i Turqisë nuk ka qenë një solidaritet i shprehur vetëm në momentin kur Turqia ka psur një problem të vetin.

Por edhe kur Turqia si e gjithë bota u prek nga COVID, Turqia i qëndroi pranë Shqipërisë. Jo si disa vende të tjera që ndaluan dhe kalimin e ndihmave për ata persona që kishin nevojë. Një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm. Besoj që sjellja e Turqisë ndaj nesh dhe qasja e Presidentit Erdogan, në situata vështirësie, janë mishërimi i asaj fjalës së Kemal Ataturkut i cili thoshte se njerëzimi është një trup i vetëm.

Edhe pse Turqia u përball me tërmete dhe problemet e veta, kjo nuk e bëri të ndalet për asnjë sekond. Solidarizimi ndaj ngjarjeve të tilla prezantojnë esencën e humanizmit që është në themel të kësaj marrëdhënie.

Jam krenar që nënshkruaj në emër të Shqipërisë deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Kjo e ngre partneritetin tonë në stadin e një marrëdhënieje institucionale.

Vlera më e madhe që shoh është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta duke kapërcyer të gjitha pengesat mes 2 shteteve duke funksionuar si një organizëm”, tha Rama.

5 komente në “Rama: Krenar të nënshkruaj deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit, Turqia ishte ndihmë gjatë pandemisë kur të gjithë u kyçën në shtetet e tyre”

  1. lejlek says:

    E saktë; “miqtë e mirë në kohën e keqe” Edi URIME!

  2. Rama , zgjuaresia e Ulisit says:

    ….e loz bukur , itali greqi turqi, forcimi ekonomik ky eshte orizonti , injorantet ne shqiperi mendojne vetem ulurimat e xhamive, prisni edhe pak deri sa te futemi ne BE duhet te marim sa majtas e djathtas pastaj ne BE vepron ligji i ndalimit te ulurimave kafsherore nga altoparlantet e xhamive .E duam shqiperine si gjith Europa , njerezit me intelek e kuptojne finalen , te tjeret te vazhdojne te fshine bythen me gisht.

  3. Do behet ... says:

    Nje shqiperi e hapur ku cdokush e di pozicionin e vet.

  4. vlora says:

    ah te marte mortia rugac . te qesh buza kur shkon tek vellai jot diktator islamost i hyruer erdokai/ vdekje turqise qe e do shqiperin arnaustan provincen e saj. po kush e kupton , ne shqiperi jane injoranter te pa shkollluar .

    1. Llaman evgjiti says:

      Ik more evgjit anadolli te qifte laberia fusin si ta ka qire historikisht ….nese do vdekjen e Turqise shko lufto atje ne front po skeni bythe se Qipro do ju duket dasem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje