Pushka pa barut e Donald T.

6 Janar 2021, 18:08Politika TEMA

Nga Enver Robelli

Si e mbështeti për muri partinë e tij presidenti amerikan? Dhe si po shndërrohet Donald Trumpi në rrezik për Amerikën?

Tiradat e Donald Trumpit nuk po bëjnë punë më. E mori në telefon dhe e kërcënoi ministrin e Brendshëm të shtetit Georgia duke i bërë thirrje të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Ministri republikan nuk iu nënshtrua terrorit verbal. Kërcënimet e Trumpit mobilizuan përkrahësit e demokratëve në Georgia, ku u votua për dy vende në Senat. Duket se të dyja vendet i kanë fituar kandidatët demokratë.

Nëse kjo fitore do të jetë definitive, do të ishte një senzacion, një tërmet politik, sepse u mundëson demokratëve të kenë 50 vende në Senat.

Në rast të tillë, votën vendimtare e jep nënpresidentja Kamala Harris, rrjedhimisht demokratët do të kishin shumicën edhe në Senat (50 plus 1 votë), krahas Dhomës së Përfaqësuesve, ku kanë shumicën. Një shumicë në të dy dhomat e parlamentit do të ishte dhuratë e madhe për presidentin Joe Biden, i cili do të qeveriste pa manovra penguese të republikanëve.

Sa më afër dita kur do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, aq më i madh tërbimi i Trumpit. Në Twitter ka filluar sërish të shkruajë me shkronja të mëdha. Kjo është shenjë e nervozizmit të madh të tij. Trump i ka bërë thirrje zëvendësit të tij Mike Pence të bllokojë konfirmimin e fitores së Bidenit nga Kongresi gjatë ditës së sotme.

Pence ka lënë të kuptojë se nuk do ta luajë lojën e rrezikshme të Trumpit. Mike Pence ka hedhur shikimin drejt vitit 2024, kur dëshiron të kandidojë për president dhe e di që në çdo fushatë do ta dëmtonte imazhi i politikanit që është përpjekur të abuzojë me procedurat kushtetuese.

Në dy javët e ardhshme Donald Trump mund të jetë i rrezikshëm në politikën e jashtme. Mund të ndezë shpejt e shpejt një luftë kundër Iranit. Në planin e brendshëm Trump e ka mbështetur për muri Partinë Republikane.

Kësaj katastrofe i kanë ndihmuar edhe vetë republikanët, duke mos u distancuar me kohë nga Donald T. Ai sot ka paralajmëruar një fjalim para përkrahësve të tij në Washington.

Njëra nga përpjekjet e tij të fundit për të hedhur benzinë në zjarrin që e ka ndezur vetë me pretendimet e rrejshme se më 3 nëntor i ka fituar zgjedhjet, por ato i janë vjedhur nga demokratët me qëllim që në pushtet të vijë një «socialist» si Joe Biden. Për Amerikën dhe botën do të jetë një çast çlirimi kur nga Shtëpia e Bardhë të dalë ky përrallëtar i rrezikshëm.

15 komente në “Pushka pa barut e Donald T.”

  1. Rrumpalla says:

    O Rrobell i ke marrë leje atij cakos, se ai është i sigurtë që me 99% do jetë President, sali haleja i amerikës, që vetëm mbiemrin kanë të ndryshëm por sjelljen të njëjtë. Tramp është gati ta fusë SH.B.A në luftë civile, që vetëm familja e tij të pasurohet.

  2. Refiku says:

    Trump nuk ka ba asnji lufte ndryshe nga koleget e tij republikane apo demokrate “Nobeleste” Gabimi qe bani trapi Trump ishte se u hodh ne lufte me kazanin mediatik, dhe humbi!

  3. jon says:

    A do pushoje propaganda kundra Trump? Sigurisht qe jo. Te gjithe me pak tru e kuptojne se ( sic e tha edhe Trump) se elita “s’eshte” kundra Trump, por ne te vertete eshte kunder miljona e miljona njerezve ne gjithe boten qe besojne ,ne besimin dhe punen qe Trump ben. Por nepermjet Trump ne shikojne se si elita perpiqet te shkaterrojne cdo ane pozitive te kultures dhe menyres se jeteses Evropiane te krishtere. Kush jane keta njeres. Shume e thjeshte. Jane ata qe skane pasur asnjehere komb dhe s’duan te kene sepse jane internacionaliste. Ndryshojne emerin gjithone. Kur eshte mire e qujne veten komunist, apo kapitaliste. Kurse sot vishem me emerin e “barazise sociale dhe kuturore” pra socialiste. Por perseri mbeten internacionalist. Sa per Biden ai as vete se di se c’fare eshte. Jeton si kufome. Me te drejte dikush mund te mos e doje Trump por te mohosh se Biden eshte idiot eshte e pakta qe mund te thush. Por perseri e vune Biden ne pushtet perseri me simbolizem te madh.

    1. qytetari i SHBA says:

      jon-shko lexo ndonje liber qe te edukohesh se ke mbetur ne nivelet e kalamajve te klases se pare fillore. Bile edhe ata ta kalojne se te pakten marrin vesh, kurse tipa si puna jote degjon vetem gomere te tipit Trump.
      A nuk na thua se ku i mbeshtet Trump-i akuzat e tij? Deri me sot nuk ka dhene qofte edhe nje fakt (fakt, jo lloqe Kavaje) te vetem te manipulimit te zgjedhjeve, sic pretendon. Ne kete pike, ai i ka humbur te gjitha gjygjet qe ka hapur ne shtete te ndryshme te SHBA-se. E perseris, se ai nuk ka fituar qofte edhe nje gjygj te vetem ku te kete provuar qofte edhe nje akuze te vetme per manipulim zgjedhjesh.
      Problemi nuk eshte tek procesi apo teknollogjia e perdorur ne SHBA per zgjedhjet, pasi ato kane qene perdorur edhe para 4 vitesh kur Trump fitoi zgjedhjet. Problemi eshte tek personaliteti i Trump-it, qe eshte mesuar qe gjithmone te fitoje, duke mashtruar. Ata qe kane bere biznes me te e dine shume mire se cfare maskarai eshte ky ndyresire qe kujton se vec tij, askush tjeter nuk ka vlere.
      Amerika i dha nje shans te arte ketij individi qe te bente histori, nderkohe qe ai e futi Ameriken ne nje krize te thelle politike dhe ekonomike, nga e cila do te duhen shume vite qe te dilet.

      1. WEB says:

        30 milion ndjekës veten në Facebook ,dhe ky është Trump
        3 milion ndjekës në Facebook për joe kinezin dhe arrin të marrë më shumë vota vota se Hillary e Obama.??????
        O shoku qytetar i Amerikës në të varfërit nuk rrojme në Amerikë si zotrote por nuk besoj që duhet shkencë për te kuptuar që trump nuk i është lënë mundësia të rreklamoje parregullsitë per shumë motive .Elita ka vendosur ,,,,,
        Trump shumë i rrezikshëm për bizneset,ku ka më mirë se Joe kinezi and pupets per te vazhduar katrahuren globaliste

      2. jon says:

        Ku i mbeshtet Trump akuzat? Eshte shume e thjeshte nqs se ti vete per nje moment i kthehesh instiktit tend njerezor se pari dhe pastaj fakteve. Nqs se ti jeton ne Kavaje( jo une) sdo te degjosh lajmet te mesosh te verteten. Media eshte per te mosinformuar dhe jo per te informuar. Ja disa fakte fakte. Biden ishte i 5 si kandidat per nominencen e PD. Si arriti te marre kandidaturen? Me vjedhje si Klinton ndaj Sanders 4 vite me pare.
        Trump 4 vite me pare mori 63 miljon vota dhe fitoi, kete radhe 74 dhe humbi. E kupton?. Jo akoma. Deri ne oren 12 te 3 Nentorit Trump fitonte, ne oret e mengjezit te dates 4 vinin votat per Biden . Tani do fakte? Pra nemuronin votat e Trump dhe shtonin sa vota u duheshin. Keto quhen vota elektronike, jo te njerezve qe ekzistojne. Biden sdoli asnje dite te bente fushate electorale dhe si perfundim mori 80 miljon. Llogjike per ty? Ti s’do fakte , as do ti degjosh. Thjeshte papagall perserit ate qe thote media.

    2. Perandori Iliro Romak " Valerian" says:

      Cifutet me pak fjale.

  4. Kevin says:

    Propagand kunder tramp alla shqiptare.

    Tramp presidenti me I mire i USA-ve ne kto 50 vite.

    1. Titi says:

      Hahaha, Kevin me siguri do jesh ndonje gomar sllav shqipfoles!

  5. k says:

    Trump e di qe do përgjigjet për krime financiare dhe po ben si berisha me metën duke
    kërkuar luftë për të shpëtuar paratë e papastra.
    Do i shikoni ata idiotë nesër kur të dalin para gjykatës a do jenë po aq trima.

  6. xho says:

    xho : Kevin me vjen keq se paske #Munges truri ne Vecanti#

  7. Leo says:

    Trump eshte nje gomar ore kokloqe

  8. Qytetari i 2002 tropojan says:

    Erdhi nje informacion nga qytetari dixhital se, gjysma e protestueseve ishin te LSI dhe PD, por kishin udhezim qe mos te shkaterronin dhe digjnin, kjo eshte e sigurte nga informacion i brendshem ne PD. Te tjere po regatiten per tu nisur ne ndihme te trampit, biletat jane falas.

  9. Zyko says:

    Hajde gazetar rrumpalle hajde!!!???. Tramp do i shpallka lufte Iranit?? Po Trampi pati 4 vjet kohe dhe nuk e beri kete, bile ndryshe nga te tjeret qe futen hundet kudo e vrane miliona te pafajshem Tramp jo vetem nuk beri lufte por terhoqi ushtaret amerikane. Gazetare Miope e te mjere.

  10. prit se skeni pa gjo hala says:

    Me cka shof e po lexoj per kte anomali e turp te madh e kte ndodhi , qe jo ne vendet e treta por as te katerta e te pesta qe akoma nuk dim nese egzistojn ! Fillojn komentet dhe cdokush kerkon te arsyetoj e justifikoj te pa arsyshmen e te pajustifikushmen ! Me kte qe them nuk dua te mar asnje anesi e as infkuencohem nga “fakte” e shifra ,perkundrazi kjo me ben te mendoj se ka dicka qe ne tifozet e ksaj “demokracie”shembellore ,modeli boteror , nga ku duhet te shohin e mesojn gjith ato vende qe dolen nga diktatura e ato qe nuk din rugen qe duhet ndjekur, per te udhehequr nje Komb ne menyren perfekte me njerez te lir ! U desh nje psikopat Tramp te cjerr “perden e hekurt ” ,sic akuzuan sistemi i tij , propaganden e lindjes ! Trampi na trgoi se nuk ka zgjedhje te ndershme edhe atje ,sepse e njef mir proceduren ku jam i sigurt tash se edhe kur ai fitoi e pa si funksionon ky “mekanizem”,sepse presidentet ne Amerik esht nje dor e padukeshme qe i “hedh ne aren” ! Kjo dor ka treguar qe kur dalin presidentet jasht “ruges qe ata duan ” nuk ngurojn ti vrasin (Xhon Kenedi) e mos ju kurdisin skandale (woltergejt Nikson e Levinski Klinton ) Pra ky psikopat ,e harbut me aq shkelje ligjore dhe me te kaluar te erret ,nuk dihej perpara??? Kjo kembngulje e tij se i paskan vjedhur voten e te organizoj kte cmenduri, per te ruajtur pushtetin , sepse e di si luhet prapaskena ! Me lind e drejta te kem kto dyshime pas ktij turpi aq te madh ne ate vend qe udheheq demokracin ,e antikorupsionin ! Si ka mundesi qe u gjenden aq te papregatitur forcat e rendit atje , sa te hyjn mu ne zemer te ktij shteti qe po don te ndertoj rendin boteror ! As FBI e as CIA nuk e parashikuan ne nje koh qe Trump ,pelliste per cka ndodhi ……Qofsha gabim por ato cka shof e lexoj nuk me len hapsir per rastesi !…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje