Largimi i Nasip Naços tek PS, nënkryetarja e LSI: Kur kishte poste të rëndësishme besonte tek vlerat e partisë sonë

6 Janar 2021, 18:59Politika TEMA

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho e quan largimin e Nasip Naços nga kjo parti si një vendim personal, për interesat e tij private.

Ish-ministri i LSI-së, i është bashkuar Partisë Socialiste ndërsa largimin e tij nga LSI ai e njoftoi në krah të ministrit Blendi Klosi, ndërsa e cilësoi partinë në fjalë si një eksperiment politik.

“Mund të them që e shoh si një vendim personal, privat të Naços. Atij i janë besuar disa poste të rëndësishme. Në ato kohë besonte tek vlerat e LSI.”-u shpreh Xhixho.

E pyetur se çfarë mund të qëndrojë pas largimit të Nasip Naços, Erisa Xhixho tha se i takon atij vetë që të sqarojë se cilat ishin arsyet që e bënë që të largohej.

“Naço, që ka ardhur shumë më vonë se mua, ne i kemi besuar disa poste të rëndësishme. Ka qenë ministër i Drejtësisë, i Ekonomisë, dhe i kemi mundësuar që t’i shërbejë vendit.

Te tjera vendime, personale, mbeten në tagrin e tij për t’i sqaruar. Për mua, është e rëndësishme, që sot duhet treguar karakter..”-tha ajo.

3 komente në “Largimi i Nasip Naços tek PS, nënkryetarja e LSI: Kur kishte poste të rëndësishme besonte tek vlerat e partisë sonë”

  1. qytetari says:

    Problemi qendron pikerisht tek vlerat zero te LSI-se qe u krujua si parti per te ruajtur parate e vjedhura te familjes Meta

    1. Kazani says:

      pyetja eshte, per cfare e do rama nje hajdut te lsi?!! vetem ne mos qofte i nje kallepi me ta.

  2. Sal Mon Lik Luli says:

    Më nl fund, foli edhe gruaja e dytë ( me lejen e Monikës ).
    Gruaja e parë, e Ilir Metës, është Monika.
    Gruaja e dytë, “ “ “. , “ Erisa Xhixho
    Gruaja e tretë, “. “. “. , “. Floida Kerpaçi
    Të gjitha, i janë futur në krevat Ilirit, me dijeni dhe vullnet të plotë të Monikës.
    SHIHNI SE DERI KU SHKON DEGJENERIMI DHE PERVERSITETI I KESAJE FAMILJEJE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje