Kur duhet dhe 1 muaj qe koalicionet te certifikohen zyrtarisht, data 7 shkurt është përcaktuar si dita e regjistrimit të partive në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha ka nisur takimet me aleatët.
Tre nga shumë çështjet që janë në tavolinë janë listat, lormula e koalicionit dhe pozicionimi i aleatëve. Për këto tema kreu demokrat po negocion me krerët e partive aletae.
Ndwrsa kreu i PR, Fatmir Mediu pas takimit me Bashën ka thënë për Abcnews se marrëdhënia duhet konsideruar jo si pazar, por si një zgjidhje për shqiptarët.
“Nëse ka një subjekt politik që ka nevojë për koalicion, sot është Partia Demokratike.
Pavarësisht se siç mund të mendojnë sondazhet apo idetë, këto do të vijnë në një racionale që kanë të bëjnë me zgjedhjet, deri në ditën e fundit të votimit, deri kur të numërohet vota e fundit.
Mënyra e ndërtimit të koalicionit nuk është pazar.
Koalicionet ndërtohen mbi bazën e elementëve faktikë që kanë tq bëjnë me peshën elektorale të gjithsecilit subjekt”, tha Mediu.
HETIM GËRDECIT !!
Në se PD do kredenciale elektorale duhet të mos merret me Partiçka pa elektorat….me gjoja kryetarë me probleme që populli nuk ua harron
Mediu, pra PR qysh nga krijimi nuk ka konkuruar ndonjëherë e vetme, por nën ombrellën e PD. Ajo në zgjedhjet e 2017 mori diku tek 12.000 vota në gjithë Shqipërinë, LZhK e Shehit 4.000, demokristjania e Ndokës diçka më shumë dhe klshtu të gjitha ushunjzat që i vinë rrotull. Po të ishte sistem proporcional kombëtar këto vota ishin të vlefshëm se futeshin në thesin e nadh, por me sistemin rajonal proporcional, votat e tyre janë të coptuara dhe nuk ngrenë bdonjë peshë për PD. Kjo nuk duhet të rrezikojë vetëm e vetëm se kryetarët e kltyre partive nuk mund të flenë rehat po qe se nuk gdhihen përsëri deputetë. Mendoj se është koha që këto partiçka duhet të dalin nga politika se nuk i kanë dhënë dhe, aq më pak nga nesër (dmth nga 26 prilli) e tutje mund t’i japin ndonjë gjë shoqërisë shqiptare. Ndonjl tjetër si Partia agrare apo ajo e njohur si e çamëve, nëse konkurojnë të vetme (ndoshta dhe në koalicion rajonal) mundet që të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm. Partia e Dules për mendimin tim duhet të mos pranohet në asnjë koalicion. Nëse ka elektorat le të fitojë mandat për Dulen apo dikë tjetër nga rradhët e saj. Në fakt Vangjel Dule gjithë kohën ka vegjetuar nën sqetullën e PD (?!), ndërkohë që pakica greke boll e përfaqësuar ka qenë në parlament, me Anastas Angjelin dhe Andrea Marton të PS, si dhe Vangjel Tavon e LSI, që janë shumë më shumë, se ç’e ka kjo pakicë peshën elektorale. Pra janë tre, pse duhet dhe Dule katër, kur votues nga minoriteti nuk mjaftojnë as për një mandat në ndonjë qark ku ata shtrihen, si në Gjirokastër apo Vlorë.
Përfundimisht ka ardhur koha që spektri politik shqiptar nuk ka nevojë për më shumë se 5-6 parti, të cilat përfaqësojnë plotësisht diversitetin e elektoratit. Dhe ato, nëse janë të afta të përfaqësohen në kuvend, atëhere le të zgjedhin konform numrave koalicionet pas zgjedhore për qeverisje. Shpresoj që elektorati shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit ta ketë këtë parasysh, duke mos i votuar klto oartiçka edhe pse mund të fshihen pas koalicioneve parazgjedhore. PS duket se e ka dhënë këtë shembull, dhe nuk duket se i ka dalë keq. PD-në e gënjen mendja se do t’i shtojnë ndonjëgjë partiçkat në koalicion parazgjedhor, vetëm se do t’i konsumojnë kot me figura tashmë tejet të konsumuara, kur ata mund t’i zëvendësojnë shumë mirë duke afruar figura të reja (jo domosdoshmërisht në moshë), por që do ta paraqesin atë para ekektoratit të saj ndryshe, dmth, më të besueshme.