Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjes të mbetura pezull prej kohësh, për shkak të mosfunksionimit të këtij institucioni.
Pritet që të diskutohen disa çështje “të nxehta” që janë depozituar nga shoqëria civile dhe politika.
Bëhet me dije se anëtarët e Kushtetueses do të diskutojnë sot për çështjen e kryetarit.
Gjithashtu, pjesë e mbledhjes është dhe prishja e Teatrit Kombëtar, zgjedhjet e 30 Qershorit në të cilat opozita nuk mori pjesë, dhe Kodi i ri Zgjedhor i depozituar së fundmi nga Murrizi e Patozi.
Pjesë e diskutimeve mes 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë dhe padia e depozituar nga Qeveria për mosdekretimin e dy ministrave, Gent Cakaj dhe Sandër Lleshaj, nga Presidenti Ilir Meta.
Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në fund të vitit 2020, pas thirrjeve dhe presionit të vazhdueshëm të ambasadores amerikane, Yuri Kim, për ngritjen e saj.