KQZ hedh shortin për anëtarin e shtatë të KZAZ-së, PD-së i bie 'teku'

7 Janar 2021, 20:00Politika TEMA

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të Kodit Zgjedhor, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Sipas rezultatit të shortit, Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

Komisioneri shqyrtoi edhe aktet “Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” si dhe “Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.​

1 komente në “KQZ hedh shortin për anëtarin e shtatë të KZAZ-së, PD-së i bie ‘teku’”

  1. BELULI KUÇOVËS PËR RAHMET... says:

    Tek apo çift ?
    Çift sejjjjjj, tek.
    ? ? ? ? ?
    ? ? ? ??
    ? ? ? ? ?
    Tek teku, të rrinë, mbasi tekun e “xha Jahos” do të marrin.
    U hyftë teku në bythë, e mos u daltë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje