"S'jam tradhëtar por i majtë"! Elez Gjoza: Largimi i Metës dhe koalicioni me PD, dëmtoi keq LSI-në! Kryemadhi shkaktoi rrjedhje masive

7 Janar 2021, 19:19Politika TEMA

Elez Gjoza, kryerat i federatës së Peshëngritjes dhe ish kryetari i njësisë administrative nr.2 në Tiranë, tha se largimi i Ilir Metës nga LSI pasi u bë president dhe koalicioni i dytë me PD-në dëmtoi këtë forcë politike, çka solli dhe rrjedhjet në mënyrë të vazhdueshme nga LSI, që kulmoi dhe me largimin e Nasip Naços një figurë kryesore të saj në Berat ditën e djeshme.

Në një intervistë për Report Tv, Gjoza tha se sipas tij rrjedhjet do të vazhdojnë pasi mënyra e menaxhimit në parti nga Monika Kryemadhi nuk është ajo që prodhonte Ilir Meta, të cilin e cilëson si gladiator të politikës.

Gjoza tha se dhe bashkimi i LSI në koalicion me PD nuk ka qenë i mirëpritur nga shumica e anëtarësisë dhe për këtë ata kanë zgjedhur të largohen, duke iu mbetur besnik bindjeve të majta dhe bashkuar me PS-në.

“Dua të them se Ilir Meta është një gladiator politik, një njeri që për politikën jep shumë dhe është shumë punëtor. Ikja e Ilir Metës ka dëmtuar LSI-në.

Nuk kam gjë me Kryemadhin, por kurrsesi nuk mund të bëjë punën e Metës. Me marrjen e partisë nga Kryemadhi, LSI ka rrjedhje te vazhdueshme , mënyra e menaxhimit nuk është ajo që prodhonte Ilir Meta.

LSI në 2009 iu bashkua PD dhe për mua ka qenë një lëvizje jo e miratuar nga unë dhe dëshiruar, por unë aq pozicion kisha. Në shpirtin tim nuk e kam miratuar, u quajt që u bë për hir të stabilitetit dhe kombit.

Këtë koalicion për herë të dytë nuk e përtypa dot, unë jam i majtë dhe për këtë u bëra pjesë e PS. Nuk jam joshur në asnjë formë nga PS për t’u bërë pjesë e saj”, tha Gjoza.

Ai i është përgjigjur edhe akuzave se tradhtoi LSI duke thënë se vetëm ka respektuar dhe mbajtur të pandryshuara idealet e tij dhe bashkimin e LSI me PD e shikon si tradhti.

“Unë nuk kam tradhtuar idetë dhe idealizmin tim. Unë jam i majtë dhe LSI është e majtë. Ndërsa do të flasim për tradhti LSI ka bërë marrëveshje me PD, pastaj me PS dhe sërish me PD.

Unë me qytetarët jam përballur me idetë dhe jo duke sharë, kështu që qëndrimi im ka qenë stoik, unë jam i majtë dhe vazhdoj të jem i tillë.

Sharjet nuk janë pjesë e fjalorit tim. Unë LSI-në nuk e kam lënë për poste dhe as një ndonjë vend pune, e kam lënë për bindjet e mia politike”, tha Gjoza.

Gjoza ka bërë edhe një krahasim mes punës në Bashkinë Tiranë të bërë nga Lulzim Basha dhe Erion Veliaj, me të cilët ka punuar duke thënë se ndryshimi është si nata me ditën.

Duke e cilësuar Veliajn si një person që punon 24 orë, për të Basha i merrte vendimet në mënyrë të zvarritur dhe shumë avash.

10 komente në ““S’jam tradhëtar por i majtë”! Elez Gjoza: Largimi i Metës dhe koalicioni me PD, dëmtoi keq LSI-në! Kryemadhi shkaktoi rrjedhje masive”

  1. Never to late says:

    Njeriu me i pa besueshem . I zi

  2. Www says:

    Hahaha!
    Ky tipi kur punonte në doganë, ç’doganonte arkivolë të përdorur për të kap ndonjë lek.

    1. Sufllaqe per te gjithe says:

      Hahaha…ky tipi eshte miliarder. Ka vjedhur sa i ka lujt fene. Ti ben hahaha….trap me zile.

  3. Shqiptari Ilirise says:

    O Tema,po si e ulni vehten dhe mereni me një plerë në kuptimin më absolut të fjalës,si Elez Gjoza?!
    Një super hajdut doganash,patentash dhe vjedhës ordiner taksash vendor në Njësinë 2!
    Paska ideale Elez Gjoza! Pupupup…. kujt i krijohet hapësirë të flasë për ideale?!
    Ky duhet të kalohet në Vetting nga OFL për pasurinë maramendëse që ka vjedhur në punët e shtetit dhe Federatën e Peshngritjes.

  4. Pello says:

    Ti elez je nje i degjeneruar e qe ps po te afroi ty ben gafen me te madhe.

  5. Mamica says:

    Kot Toto Likja nuk te kishte quajtur “kompetenti”!Ti je larguar nga LSI per dy arresye:E para eshte si ajo e viteve te para te angazhimeve te tua kur deklaroje se je me PD,pasi Toto Likja krijoi partine iu bashkangjite deri sa nga shtangist direkt kalove ylberin duke marre jo vetem parate qe derdhe te ky “perbindesh i Parave”por edhe fitime te tjera te pallogariteshme duke marre nje post kyç ku derdheshin parate lume siç ishte ai i Krye.arit te njesise nr.2 ne Tirane!
    Pasi toto Likes iu mbyll rubineta e s’ka me burime financiare e as emerime ne poste qe derdhen parate lume sot iu ktheve PS ,ndoshta duke koontribuar per te para fushates se zgjdhjeve te Prillit me mendimin se fati do te te eci si me LSI-ne!Ti nuk i shet patronet e tu ne fillim Berishen e me pas Ilirin!A thua te kane derguar me mision afatgjate atje apo punen po e bene vullnetarisht!
    A thua qe te jete kaq miop Edi Rama sa te presi nga ty,apo ke shkuar me rekomandim?
    Ti je ne gjendje ti besh te gjitha ndoshta per te mbrojtur pasurite e vena ose per te diskretituar PS duke u lakuar si nje njeri qe je pasuruar nga hiçi !
    Ne rast se PS te fut ne portat e saj me siguri e nje dite do ta pesoje si Trojaneve qe iu dhurua Kali!
    Paç fat o Elez !

  6. Zot na ruaj says:

    U afruan hajnat….turp për PS.

  7. Leci says:

    Shteti duhet ti kërkojë menjëherë transparencën e pasurisë këtij hajduti të deklaruar dhe ti vërë sekuestro të menjëherëshme!
    Pastaj të tregojë ky hajdut idealet e majta që na paska!

  8. samiu says:

    I futur nga Saliu dhe Iliri. Kolone e peste ne gjirin e PS, sikurse Kreshnik Collaku spiun i futur tek partia e Pollos, apo si Aleksander Biberaj dhe ishministri i Mbrojtejs nga Durresi, spiune tek Fryma Demokratike. Dhe ku jane te gjithe keta tani: Perseri tek partia meme, tek PD-ja!

  9. shkumbini says:

    Cdi mor ky qe vjen ne PS.
    clidhje ka ky. Ky eshte i pakulturuar, irdiner dhe hajdut me cizme si Likja.
    Ben edhe lajm sikur PS-ja mezi po e pret se nuk i shkojne punet mire dhe do vije ky kapaciteti per ta nxjerre nga bataku PS.
    Ptu plehre e keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje