Donald Trump të shkarkohet e dënohet! Tani!

7 Janar 2021, 20:09Politika TEMA

Nga Bret Stephens*

Trump është tepër i rrezikshëm për t’u lënë në zyrë edhe minutë më shumë.

Ne fakt nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu siç përfundoi.

Donald Trump është zjarrvënësi i qëllimshëm i Amerikës, i cili vuri shkrepsen nga poshtë qilimit kushtetues të republikës.

Detyra e Kongresit dhe e Senatit të SHBA, pas çertifikimit të fitores së Joe Biden është shkarkimi dhe paditja e presidentit, e madje ndalimi i marrjes se një posti publik prej tij në të ardhmen.

Të lejosh që Trump të përfundojë mandatin e tij, sado i shkurtër që ishte ai, do të thotë të copëtosh reputacionin tonë si demokraci dhe t’i shmangesh të vërtetës së pashmangshme të sulmit ndaj Kongresit, si një akt i dhunshëm tradhtie nga një president imoral, i paligj dhe i tmerrshëm.

Që prej daljes së tij si kandidat kryesor republikan në 2015, shihej narcizizmi i tij, arroganca në biznes, në marrëdhëniet personale e në politikë.

Ai nuk kishte ide por mashtrime. Kishte turma por nuk kishte karakter. Kishte besim të paturp në vetvete dhe këtë u lejoi dhe mbështetësve të tij.

Amerika e vitit 2015 kishte shumë probleme që ishin injoruar prej kohësh, të cilat ishin pjekur për shfrytëzim nga populizmi.

Por problemi më i madh i atij viti ishte një parti e madhe politike që kapitulloi ndaj një rrugaçi, dhe në vitet në vijim gjithnjë e më shumë ata e falnin, e justifikonin dhe bashkëpunonin duke celebruar rrugaçërinë e tij.

Mike Pompeo për shembull, servili ynë sekretar shteti që në mars 2016 paralajmëroi se Trump do të ishte një “president autoritar që do të injoronte kushtetutën,” dhe që para fitores së Biden në nëntor premtoi një “tranzicion të butë drejt një administrate të dytë Trump.”

Partia Republikanë tashmë po shkon drejt pikës së pariparueshme morale. Këtë e them si dikush që deri në vitin 2016, kishte votuar vetëm për republikanët dhe që shpresonte që ata të merrnin senatin, për të detyruar administratën e Biden më shumë drejt qendrës.

Por tashmë nuk mund të neglizhohet masa e bashkëfajësisë së liderëve të tjerë të partisë republikane dhe brohoritësve të tyre në mediat e djathta amerikane, të cilët krijuan atmosferën politike për ngjarjen ‘gotike’ të djeshme në Capitol.

Mashtruesit e ligjshëm si Rudy Giuliani e Mark Levin, që nxisnin pretendimet e manipulimeve elektorale, janë bashkëfajtorë, ashtu si dhe konservatorët e tjerë “me mendje të kthjellët” që nxitën presidentin “të ndjekë të gjitha opsionet ligjore”, duke e ditur se ishin gënjeshtra.

126 republikanët që nënshkruan padinë për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve në Texas janë bashkëfajtorë. Ted Cruz, të cilin më parë e kam përshkruar si “gjarpër i lyer me vaselinë” duket se ishte akoma më keq.

Mike Pence, i cili bënte humor me fantazitë e Trump deri në momentin e të vërtetës, është bashkëfajtor.

Këta sharlatanë që tashmë po përpiqen të distancohen nga dhuna e të mërkurës me disa komente të kujdesshme në rrjetet sociale, i kanë bërë më shumë dëme Kongresit sesa turma që e shkatërroi fizikisht. Dyert e thyera mund të rregullohen, por palët e thyera jo dhe aq kollaj.

Për pesë vjet republikanët lejuan që presidenti të degradonte kulturën politike, duke normalizuar sjelljen e tij. Për pesë vjet ata e lejuan t’i shpallte luftë normave e institucioneve demokratike.

Për pesë vjet ata trajtuan mitingjet e tij si karnavale të demokracisë, dhe jo si një terren për sundimin e turmave.

Ata menduan se kjo nuk ka problem, por të mërkurën “pulat e tyre u rritën e u poqën”.

Çdo shoqëri e moralshme varet nga aftësia e saj për t’u shokuar nga sjelljet shokuese, ndërsa presidenca e Donald Trump ka qenë një sulm ndaj kësaj ideje.

Për mua ka vetëm një përshkrim; Paditje dhe largim nga zyra tani, të ndalohet përgjithmonë nga postet publike, që çdo amerikan ta kuptojë se në epokën e Trump janë disa gjëra që nuk mund të lejohen, kryesorja e të gjithave, vetë ai.

New York Times

13 komente në “Donald Trump të shkarkohet e dënohet! Tani!”

  1. endacaku says:

    Po penalizohen republikanet sepse keekojne sipas ligjit pergjigje..???!!!
    Amerika u dogj, u vodh, u pergjak , poshteronin politikanet kudo qe ishin ne shtepi restorant e kudo, kulture rruga Erie per me sh se 10 vjet dhe demokratet i quajten levizje paqesore!!!!!!!
    Te penalizohet kush ben gabim jo te vazhdosh t’i hedhesh benzine zjarrit nqs me te vertete e doni vendin dhe nese ndonje nuk sherben per ndonje qellim tjeter, te gjindet gjuha e perbashket jasht pasioneve politike..

  2. bret muti says:

    po u shkarkua dhe dënua trumpi
    llogarit sesa miza do të dukeni ju!!

  3. bret muti says:

    po u shkarkua dhe dënua trumpi
    llogarit sesa miza do të dukeni ju!! !!

  4. Ndroqi says:

    Kemben zvare per kriminelin Sali Berisha,i cili i ka bere deme te pallogaritshme Shqiperise.

  5. Ledio says:

    Ore Endacaku cfare te duket tu kerkosh manifestuesve te marshojne ne Capitol Hill nderkohe qe aty do te certifikoheshin zgjedhjet? Republikanët qe ngriten kundershtime ishin ne te drejten e tyre, por tu kerkosh turmave qe kishin ardhur te veshur me Tactical Gears ( veshje edhe pajime qe kane perdorim te dyfishte) eshte kriminale. Po ashtu ti kerkosh Sekretarit te Shtetit te Georgias te te gjeje 11000 vota eshte kriminale. Donald Trump ishte edhe eshte nje mashtrues ordine. Nje kombinim i shemtuar i Sali Berishes me ndonje nga ata mashtruesit e ndertimit ose grabitesit e tokave , qe ne Shqiperi ka me shumice.

  6. Nje qytetar neutral says:

    Shkrimi ngjan i shkruar nga nje extremist, dmth nga nje qe nuk eshte hiç me i mire se Trumpi por ne anen tjeter te spektrit.

  7. demokrati says:

    Ky eshte mentaliteti i ri komunist i klases se vjeter politikane amerikane.Shkaterrimi jo vetem politik i kundershtari.Pasi i vodhen zgjedhjet e lira, kerkojne te bejne fajtor ata qe kerkuan drejtesi.Trump nuk beri asgje me shume se cfare i lejoi ligji.Gardistet demokrat nen mesimin e gardisteve te kuq te revoluciont kulturor nuk mjaftohen vetem me censure.pse askush nuk tregon te verteten qe ata qe sulmuan Capitol Hill ishin qindshet e zeza te Antifes dhe organiztes me raciste qe ka njohur shoqeria njerezore.

  8. zgalem says:

    Te tolerosh Tranp , ne te gjithe kete vije banditeske te pushtetit , do te thote qe ose e miraton qeverrisjen e tij te tipit fashist dhe aq me keq , qe lejon , kete thyerje te demokracise , qe kreu ky njeri i veshur me pushtet . Etrit e Amerikes , kane kaluar momente me te rrezikeshme , se kaq dhe munden te gjenin zgjidhje , por kurre nuk u bene ortake , me shperdormimin e kuhtetutes . Kam ven re se flitet , per 75 milion votus . Askush nuk mund ta besoi , qe te tere keta , kane mendimet e Tranp , te 6 Janarit . Shumica e shumices , se tyre e duan Ameriken te jete demokratike dhe shembull ne unitetin e popullit me udheheqjen . Trampi beri kryengritje anarshiste , qe e pa gjithe bota . Ai duhet te denohet , sa me pare dhe bashkepunetoret e tij te afet, dy kryesoret jane avokatet e tij , te cilet kane pergjegjesi afer Tranpit , ne mos me shume . Fajet e Tranpit i njef gjithe Bota . Shkelej ligji eshte ta leshe pa denuar , kete hitlerian te vogel te diteve tona . Edhe vajza e tij u tregua ekstremiste , deri sa perkrhu , kete rebelim shteteror , duke qene funksionare elarte e administrate Z galem

  9. XXXL says:

    Berisha ishte edhe 1 milion herë ma i tmershëm se Tramp ai edhe votat i vodhi deri 80% dhe e përgjaku Shqipërinë e vogël jo me 4 viktima por me mijëra

  10. Baca-Bajram says:

    O Endacak, gje ndonje skut dhe fshihu e mos n’a jep mend. Nqs e njeh sistemin elektoral te SHBA sic pretendon, duhet dhe t’a dish, ose te pakten te kishe lexuar apo degjur mbrem se c’thane vet Republikanet ne Senat, me perjashtim te atyre cimkave te Kongresit dhe pes a gjasht koqeve me ne krye Ted Lying Cruz, qe eshte nje qenie e peshtire jovertebrore qe edhe pasi Trumpi s’la gje pa e share deri te gruaja e babai, dhe prap i lepinte mendern Trumpit. Pra duke u kthyer tek meraku qe paske ti per Republikanet, sistemi zgjedhore amerikan e percakton qart se kush mund te rrezoj votimet, te cilat jan vet shtetet qe i kan ne duart e tyre kompetencat ligjore per te kthyer rrezultate e zgjjedhieve ne shtetet perkatse. Pra Kongresi dhe Senati jane vetem per te aprovuar formalisht votat e Kolegjit Zgjedhor. Kete e pohuan mbrem ne seancat e Kongresit / Senatit edhe shume Republikan. Por kjo s’i shkonte mbar per Halabakut Trump i cili, kur edhe Pence me letren qe shkroj dje, ja than troc se s’mund te kthehen rezultatet e zgjedhieve, realizoi bemat e turpshme me llumin qe i shkon nga pas, qe i pa mbar bota. Ky artikull shkurt pershkruan pike per pike se kush eshte Donald Trump-i i vertet. Artikull-shkruesi eshte vet nje ish Republikan dhe ka te drejte kur kerkon pergjegjesi dhe nga drejtuesit kryesor the Partise Republikane se ata injoruan c’do norm ligjore, morale, diplomatke apo dhe njerzore dhe i mbajten ison nje idioti qe per igon e tij eshte gati t’i veri zjarrin te gjithe Amerikes… Eshte i njejte si ky i joni Sa-halei qe e dogji disa her me rradhe Shqiperine me turmat e llumit te PD-se. Pra mesimi eshte Sa-haleism barazon Trumpism…

  11. Adi says:

    Ca na sillni shkrime gazetaresh pederaste te cnn. Ky mamshpumi thoshte ne vere qe dhuna e levizjes blm ishte nonekzistente. Kokrra bq

  12. Dini says:

    Trampi (Berisha ne versionin bjond) do justifikohet dhe do thote qe ne Shqiperi çfare nuk beri Berisha dhe si hyri gje ne kembe.

  13. rexha 10 says:

    VETEM NJE GJE ESHTE E SIGURTE ME ARDHJEN E TRUMPIT PRESIDENTE.GJENDJA SHPERTERORE E NJERZEVE U KEQESUA SHUME ,DHE PUNTORET NUKE GEZONIN ME TE DREJTAT E TYRE.EDHE SE AMERIKA KA 250 VJETE SHTETE ,DHE NEPER BOTE KA TE GJITHA PERFAQESUESIT E SAJE DIPLOMATIKE,SI SHPJEGOHET QE VETEM NE SHQIPERI KANE 30 VJETE QE RREZUAN SISTEMIN KOMUNISTE ,DHE SOTE JEMI ME KEQE SE DJE?????
    TE VETMEN GJE QE KA FITUAR POPULLI ESHTE VETEM LLOQE ,DHE ASGJE TJETER,PRA FJALA E LIRE.DHE KJO POQESE FLETE KEQE PER NDONJE POLITIKAN ,MUNDET EDHE TE ZHDUKESH FIZIKISHTE. A MUNDE TE THEMI QE SHBA NUKE INFORMOHESHIN????POPER NGJARJEN E GERDECIT ,PRAPE AMERIKA NUKE DINTE GJE????KURE FLASIM PER DEMOKRACI ,ATHERE PERSE NUKE VEPROHET EDHE ME VENDET E TJERA ISHE KOMUNISTE PER TE SJELLE DEMOKRACINE????PERSE LUHEN POLITIKA INTERESI NE KURRIZE TE POPUJEVE TE TJERE ???A JU KUJTOHET AMBASADORI ARVIZU,SE SI E QUAJTI BERISHEN????MOSE VALLE KA ARDHUR KOHA QE EDHE AMERIKA TE BEJE NJE HAPE PRAPA ,SI KJO QE NDODHI ME PRESIDENTIN TRAMP ,QE BOTA TA KUPTAJE ME TE VRTETE SE NE GJAKUN E MILIONA NJEZEVE QE DHANE JETEN PER NJE AMERIKE DEMOKRATIKE DHE QE E FITUAN ,PO E SHKELIN TE PARET KETA QE PERFAQESUAN SHBA NE GJITHE BOTEN ,DHE AMERIKEN???C’DO INTERESE E KA NJE PAGIM .KEMI ARRITUR DERI ATY SE TE THEMI QE :NE C’DO VENDE KU AMERIKA BENE NJE VEPRIMTARI PER TE MIREN E NJE SHTETI TJETER ,LE NJE GROPE TE HAPUR.SHEMBUJ KENI SA TE DONI,KOSOVA,SHQIPRIA,IRAKU,GATI TE GJITHE SHTETET ARABE,KRIMEA,BJELLRUSIA,et jA eshte me te vertete po kjo Amerike qe rrethe viteve 50_55 kerkonte te nderhynte neSHqipri per te shkaterruar komunizmin,dhe sote qe eshte shkaterruar ,nuke eshte ne gjendje qe vendose pase hekurave ata persona qe vodhen e shkaterruan ate vende.???E KAME FJALEN PER POLITIKANET HAJDUTE QE QEVERISEN MBASE VITIT 1990.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje