Topalli befason: Mandatet e mia do bashkohen me të djathtën për të rrëzuar Ramën, Metën e Bashën. S'jam Luli unë

7 Janar 2021, 22:10Politika TEMA

Kryetarja e Partisë më të re, Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se mandatet e fituara në këto zgjedhje do të shkojnë në ndihmë të së djathtës, por jo Partisë Demokratike.

Në një lidhje “Skype” me emisionin “Opinion”, Topalli tha se ajo është kundër 3 kryetarëve të partive të mëdha të vendit dhe se nuk i bashkon forcat me PD-në për shkak të liderit, Lulzim Basha.

Më tej, Topalli tha se nuk është një frymë e re në politikë, por një alternativë e pakorruptuar.

“Votat e elektoratit të djathtë do i kthehen të djathtës, duke iu shtuar mandateve të partisë tjetër, duke hyrë në një proces të ri për një kryeministër të pa korruptuar.

Sepse ka një ndryshim shumë të madh mes lidershipit që mban emrin e PD dhe mënyrës, parimeve, vlerave që unë besoj.

Prandaj ju thashë mandatet që do të marri “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet.

Unë e kuptoj që ka nga ata që nuk dëshirojnë që të marrim mandate. Unë jam optimiste sepse ne po përjetojmë një situatë krize, politike dhe ekonomike. Unë po flas për Lëvizjen për ndryshim, që në emrin e saj ka 2 fjalë kyçe, Lëvizje dhe ndryshim.

Ai ndryshim i kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë. I jepte fuqi më të mëdhaja kryetarit të Partisë, por jo që t’i shkilte të gjithë të drejtat. Ka një përqindje shumë të madhe të qytetarëve që ndihen të tradhëtuar nga Edi Rama.

“Unë nuk jam frymë e re, unë jam ndryshe. Nuk jam e korruptuar. Unë nuk kam marrë pjesë në tendera, nuk kam marrë vila. Kam qënë kryetare e Parlamentit dhe si e tillë kam pasur një kompetencë për të moderuar deputët brenda asaj salle.

Është imperative në këtë moment për të marrë vendime të forta kundër korrupsionit, për të menaxhuar taksat e shqiptarëve dhe për të pasur një drejtësi më sociale. Atyre i mungon një alternativë. Ne jo vetëm ju japim një alternativë ku shtetin po e lënë shumë qytetarë, buxheti po boshatiset,” tha Topalli.

6 komente në “Topalli befason: Mandatet e mia do bashkohen me të djathtën për të rrëzuar Ramën, Metën e Bashën. S’jam Luli unë”

  1. Kaonia says:

    Ahahahahhah e pa qe nuk merr dot asnje vote edhe e ktheu pllaken po ka frike se mos na merziten aleatet e tjere se po u ktheve ti s le asbje therime per ta .

  2. Helidoni, shiroke says:

    Ti don me sigurue bethen tane prona e investime me fshatna turistiken, me mbulu hordheqet e kur te vije radha e gjykimit ti mu mbrojte se gjoja jane sulme e gjygje politike, dhe edyta ,ne Shkoder njerezit jane tuj largue prej llomit e dokit tan,prandaj kerkon pak pushtet se pa pushtet nuk te pjerdh njeri!!!

  3. Ne gjuhen e Politikanit Te te gjithe Botes
    thuhet :
    do bashkojme votat per te fituar kunder Pozites ,
    ose qe te vijme ne Pushtet !

    kjo perdore nji gjuhe Kriminale ,gjuhe Terroristesh !
    kta duhen zhdukur nga Politika nji ore e mé pare .
    Kta jane kafshe Talibane ,por kurr Politikane . Retorika e ktyre maskarenjeve
    po cmend shqiptaret per 30-vjet me radhe .
    Dikur kjo nythshkerdhyerja ,kercenonte si kryekare e Parlamentit opozitaret me Plumbin Ballit ,
    dhe kapje per zheles ,e sot kerkon perseri po me ate Kulture prej Shkerdhateje
    Talibane me bo Politike ?!!!!!!!!!!!!!
    Ju mundet te shkoni me par atje nga keni dal ,por ne Shqiperi
    ju shkerdhatat e Njerezimit nuk keni me ardh Kurr ne Pushtet .
    Ktu kena me qen e do ju a shikoj,e surratin pas Zgjedhjeve Kafshe Talibane .

  4. demokrati says:

    Edi Rames ti i rruan ……jo me ta rezosh!Ti ke dale nfa e njejta hale ,ndaj nuk sherben per asgje!je sinonimi i Voltanes burra te bera gra!Ju jeni te mira ti bashkoheni vetem VV-se Albin Kurtit se ai do djeges,zjarrvenes!
    Ti vetem politikane nuk mund te quhesh!E kush nuk u be personalitet ne kohen e satrapit Sali ,kaq gje besoj se e kupton oj drane !

  5. Kot i ben reklame Lulit , Luli nuk eshte Luli , dmth i pari ne SHQUP , ti e di mire kete .

  6. Ari says:

    Po Brishen, zemren tende, apo eshte i majte ai???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje