Tragji-komikja e debateve mbi vizitën e Ramës në Turqi

8 Janar 2021, 09:24Politika TEMA

Ndonëse e eklipsuar nga zhvillimet e pazakonta në Uashington, vizita e radhës e Ramës në Ankara, kësaj herë më pompoze dhe me marrëveshje impaktive për të ardhmen e afërt e të largët mes dy vendeve, nuk mbeti pa u komentuar.

Në rrjete vijon ende të bubrrojnë komentet, ku pavarësisht se sa e mprehtë mund të jenë një çështje, e destinuar posaçërisht për mendje të mprehta dhe të dijshme gjithashtu, bëhen pronë e turlilloj individëve, deri dje anonim, e të dënuar për të qenë anonimë, por që Zuckenbergu iu ka dhuruar fjalën si një “armë për leje”, e më të ushqejnë delirantizmin e tyre, por për fat të keq duke e bërë këtë botë dhe më të marrëzishme.

Shekuj më parë, direktivat e Zotit për njeriun, të kumtuara në Kuran apo nga Profeti Muhamed në trajtë këshillash, do potenconin rëndësinë që ka në moralin njerëzor të mosmarrurit me atë çështje që nuk të takon – thënë ndryshe, kur s’ke kompetencë. E kundërta, të klasifikon si problematik për shoqërinë.

Dhe kjo marrëzi vijon dhe në studio televizive, aty ku ndryshe nga pazari i ububushëm i rrjeteve sociale, ekzistojnë instrumente për ta ngritur një nivel bisede e ulur profanizmin, sidomos për çështje të mprehta me fokus zhvillime diplomatike. Por as aty nuk ndodh. Ato që kanë në dorë ndërtimin e debateve, varësisht çështjeve, o janë profanë profesionalë, o janë në një nivel pandjeshërie po profesionale.

Kur është fjala për Turqinë, edhe pse ajo shfaqet e afërt dhe e thjeshtëzuar për ne si shqiptare, m’u për faktin se është skematizuar e klisheizuar nga historiografia komuniste, do duhen njerëz që e njohin mirë jo thjesht historinë e atij shteti, por në rrafshin gjeopolitik rëndësinë e këtij shteti për zhvillimet botërore, sot e në çdo kohë, që të mund të jetë i pranishëm në një debat të tillë.

Turqia, dje, sot e gjithnjë, do jetë bartësja e çelësave të zhvillimeve botërore, në çdo stad të ndodhet, gjersa të ketë në zemër të saj kryeqytetin e botës për nga rëndësia strategjike – Stambollin. Një qytet i cili hyn në parashkimet dhe profetike për vijushmërinë e botës. Por pa hyrë kaq thellë, mjaft të lexohet i vetmi emër që arrin të thotë diçka të pjekur rreth Turqisë, tej klisheve dhe retorikave idiote “për inat të Ramës” – Dritan Hila.

I pajisuar dhe me ca dije historiko-diplomatike me në qendër Turqinë që pakkush në Shqipëri mund t’i dijë, është sot i vetmi zë serioz në median shqiptare që ia vlen të lexohet kur është fjala për Turqinë. Veç Hilës, është tesheshi.com, me gazetarin Bujar Hoxha, njohës i afërt e po ashtu i thellë i realiteteve turke, sidomos në disa prej fronteve të luftrave të sotme, që ka trajtuar me kompetencë aspekte të asaj se ç’është Turqia në thellësinë e saj strategjike. Të tjerat, ose të tjerë që marrin kuroja të flasin, me status edhe të ftuarish në studio, janë në kufijtë e qesharakes.

Shëmbëlltyrë e kësaj është analisti që mëton të jetë i thellë por që është kokra e thatësirës së mendimit sa herë hap gojë, Agron Gjekmarkaj. Duhej të trajtohej vizita e Ramës në Turqi që të dalë edhe më qartë në pah se në ç’derexhe është katandisur mendimi publik shqiptar kur, habitshëm, në majë të saj ka zënë një vend dhe Gjekmarrkaj i asgjëje, sidomos në të thënë.

Ai ishte një ndër të përzgjedhurit e natës të së mërkurës në studio, për të folur për vizitën e Ramës te Erdogan. Ishte te Eni Vasili, së bashku dhe me inkopetentë të tjerë nën titullin eufemik “analist”, të cilin me të drejtë, i ndjeri Tos Baxhaku e urrente aq shumë, e që e ruajti fisnikërinë e tij si gazetar duke mos pranuar kurrë të jetë sosh. Ishte kjo arsyeja pse Baxhaku s’pranonte të ishte banor studiosh, ose ndryshe personazh kafeneshë në trajtë studiosh, sepse niveli i debatit deri aty shkon, te kafja, edhe kjo fshati.

Ishte krah Gjekarmarkajt dhe Dyrnjaja. Po ky ç’përfaqëson për çështjen në fjalë? Ç’njohje ka ky për Turqinë apo për artin e diplomacisë veç një të njohuri nga rrjetet sociale, pasi nuk u njoh dot për 20 vite në media, duke mbetur thjesht një folës lajmesh?

Të tjerët, siç Abilekaj, meritojnë të njëjtën pikëpyetje torturuese.

Kalojmë te Opinioni. Aty shfaqet Mark Marku, i cili me Turqinë ka vetëm këtë lidhje: e vërtetë apo sajesë, thuhet se vite më parë, pasi vizitoi Stambollin dhe u mahnit nga Xhamia Blu, i tha Henri Çilit: Henri, nëse do  futeshe në atë xhami, do hyje Henri e do dilje Naim! (Naim, emri i Henrit para se të francizohej).

Për tjetërçka nuk dihet se sa kompetent është Mark Marku në lidhje me Turqinë, apo diplomacinë në përgjithësi. Analistë të sërës së tij, në të tilla raste, i bashkon një mllef irracional ndaj Ramës, që pasi iu është shndërruar në obsesion me nuanca të dukshme frustrimi, flasin gjëra për të cilat as që e dijnë se ç’flasin.

Dhe, si për shumë çështje të tjera, kur ftohen të flasin, çaprashisin gjëra që nuk shkojnë tej shfrimit ndaj Ramës. Të tillë, ngjajnë të dënuar, dhe jo thjesht ngjajnë por janë realisht ashtu, që të mos vlejnë për asnjë gjë tjetër veç të qënit analist, në kuptimin pezhorativ të kësaj fjale. Të thuash përshembull që një ditë mund të jenë shtetarë ose reformatorë të ndonjë fushë të caktuar, sjellës të ndonjë risie apo fantazist në shtetndërtim, përbën një fantazi të çartur.

Ah, ishte dhe Klevis Balliu, një shaka e trishtë e politikës shqiptare, siç PD prodhon të tilla pa fund. Edhe për shkak të të atit, asaj çfarë përfaqëson një ish-komunist i shëmtuar (jo fizikisht por mendërisht), i konvertuar në anti-komunist po aq të shëmtuar (çudi: shembullin e kujt morri?), është thjesht një kërriç për tema të tilla, për të cilin nuk ja vlen asnjë koment më tej.

Ndaj është më mirë të ndjekësh “Hapësirë e Blertë” të Marash Mirashit, edhe kur është ritransmetim. Aty qetësohesh e relaksohesh, pasi njeh një Shqipëri shumë më dinjitoze, e që përçon plot shpresë se Shqipëria mund të bëhet.

Aty, gegnishtja fshatare e Mirashit është shumë më e ëmbël se ajo gegnishtja kinse katolike e Gjekmarkajt.(Tesheshi)

27 komente në “Tragji-komikja e debateve mbi vizitën e Ramës në Turqi”

  1. marre nga fjalori i shqipes says:

    TRAGJIKOMEDI f.
    1. let. Lloj i gjinisë dramatike me elemente të tragjedisë e të komedisë, të lidhura e të pleksura organikisht; vepër letrare e këtij lloji me elemente tragjike e komike, e cila ka zakonisht një fund të gëzuar; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Personazhet e tragjikomedisë.
    2. fig. Ngjarje a ndodhi, ku pleksen e përzihen gjëra të hidhura, serioze dhe gjëra qesharake, të cilat të bëjnë të mallëngjehesh e të qeshësh njëkohësisht.
    Qe një tragjikomedi!

    TRAGJIKOMIK mb.
    1. let. Që përmban elemente të tragjedisë dhe të komedisë të lidhura e të pleksura organikisht; që të bën të mallëngjehesh, e të qeshësh njëkohësisht; i trishtuar dhe qesharak. Vepër tragjikomike. Personazh tragjikomik.
    2. fig. Që të bën të mallëngjehesh dhe të qeshësh njëkohësisht (për një ngjarje, për një gjendje etj.). Ngjarje tragjikomike.

    mesoni shqip o gazetare antishqiptare

  2. marre nga fjalori i shqipes says:

    TRAGJIKOMEDI f.
    1. let. Lloj i gjinisë dramatike me elemente të tragjedisë e të komedisë, të lidhura e të pleksura organikisht; vepër letrare e këtij lloji me elemente tragjike e komike, e cila ka zakonisht një fund të gëzuar; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Personazhet e tragjikomedisë.
    2. fig. Ngjarje a ndodhi, ku pleksen e përzihen gjëra të hidhura, serioze dhe gjëra qesharake, të cilat të bëjnë të mallëngjehesh e të qeshësh njëkohësisht.
    Qe një tragjikomedi!

    TRAGJIKOMIK mb.
    1. let. Që përmban elemente të tragjedisë dhe të komedisë të lidhura e të pleksura organikisht; që të bën të mallëngjehesh, e të qeshësh njëkohësisht; i trishtuar dhe qesharak. Vepër tragjikomike. Personazh tragjikomik.
    2. fig. Që të bën të mallëngjehesh dhe të qeshësh njëkohësisht (për një ngjarje, për një gjendje etj.). Ngjarje tragjikomike.

    mesoni shqip o gazetare antishqiptare
    ku e gjet vizen – tek mielli?

  3. )theatre dhe drama( marre nga fjalori i shqipes says:

    TRAGJIKOMEDI f.
    1. let. Lloj i gjinisë dramatike me elemente të tragjedisë e të komedisë, të lidhura e të pleksura organikisht; vepër letrare e këtij lloji me elemente tragjike e komike, e cila ka zakonisht një fund të gëzuar; shfaqja e kësaj vepre në skenë. Personazhet e tragjikomedisë.
    2. fig. Ngjarje a ndodhi, ku pleksen e përzihen gjëra të hidhura, serioze dhe gjëra qesharake, të cilat të bëjnë të mallëngjehesh e të qeshësh njëkohësisht.
    Qe një tragjikomedi!

    TRAGJIKOMIK mb.
    1. let. Që përmban elemente të tragjedisë dhe të komedisë të lidhura e të pleksura organikisht; që të bën të mallëngjehesh, e të qeshësh njëkohësisht; i trishtuar dhe qesharak. Vepër tragjikomike. Personazh tragjikomik.
    2. fig. Që të bën të mallëngjehesh dhe të qeshësh njëkohësisht (për një ngjarje, për një gjendje etj.). Ngjarje tragjikomike.

    mesoni shqip o gazetare antishqiptare
    ku e gjet vizen – tek mielli? ???

    1. z says:

      E dashur komentuese, me lart! Para se te besh komente, meso te shkruash shqip, mos akuzo te tjeret me nje shqipe gjysem analfabete dhe te perdoresh komputer! Shume miqesisht!

  4. Kozmo says:

    Kritikat nga opozita per miqesine e Turqise ndaj Shqiperise, Si dhe ndihmat, qe ajo ka dhene dhe vazhdon te japi , jane CMENDURIRA E RADHES.
    Shqiperia, po merr mbrapsht te gjitha monedhat e florinjta, qe ka PAGUAR prej 500 VITEVE nga regjimi I Sulltanatit dhe ajo Turqi e la Shqiperine pa rruge, pa shkolla dhe pa Investime, por vetem I rrjepte TAKSA.
    Duhet te jeni te lumtur, qe kjo Turqi eshte krahu I djathte I Shqiperise, per cdo nevoje, qe ajo ka. Edhe Serbine, Turqia e ndihmon, ndoshta me shume se Shqiperine, por Opozita Serbe, nuk eshte kaq e cmendur, qe te sulmoje ndihmat.

    1. Perandori Iliro Romak " Valerian" says:

      Edhe ky i joti koment tipik injorant eshte si i Gjekmarkaj.

      Vetem se ti je me pozitive.

      Turqia nuk mban pergjegjesi fare per Perandorine Osmane sepse jane 2 shtete dhe 2 identitete te ndryshme. As Turqia nuk perfaqeson Osmanet as Perandoria Osmane dhe Sulltanet nuk.kane perfaqesuar Turqit apo ndonje indentitet te tille.

      Nga ana tjeter Perandoria Osmane ne Shqiperi ka qene diku tek 350 vite de facto dhe jo 500. 500 vjet eshte term i shpikur nga historia e Enverit qe nxinte te kaluaren Shqiptare dhe e fillonte historine ne 1944.

      Sa per taska, lexo librin e Eqerem Bej Vlores ” Kujtime” te kuptosh qe rajonet Shqiptare dhe rajonet ku qeverisnin bejleret Shqiptare ishin rajonet me.pak te taksuara ne Perandori sepse Shqiptaret ishin pak a shume autonome der ne kohe te Tanzimatit ne vitet 1860.

      Per Perandorine Osmane mbajn faj te gjithe qe ishin ne krye te sistemit.

      Shqiptaret mbajne nje pergjegjesi kryesore me te pakten qindra e mos mijra Pashallare e guvernatore qe i dhane Perandorise .

    2. Perandori Iliro Romak " Valerian" says:

      Edhe ky i joti koment tipik injorant eshte si i Gjekmarkaj.

      Vetem se ti je me pozitive.

      Turqia nuk mban pergjegjesi fare per Perandorine Osmane sepse jane 2 shtete dhe 2 identitete te ndryshme. As Turqia nuk perfaqeson Osmanet as Perandoria Osmane dhe Sulltanet nuk.kane perfaqesuar Turqit apo ndonje indentitet te tille.

      Nga ana tjeter Perandoria Osmane ne Shqiperi ka qene diku tek 350 vite de facto dhe jo 500. 500 vjet eshte term i shpikur nga historia e Enverit qe nxinte te kaluaren Shqiptare dhe e fillonte historine ne 1944.

      Sa per taska, lexo librin e Eqerem Bej Vlores ” Kujtime” te kuptosh qe rajonet Shqiptare dhe rajonet ku qeverisnin bejleret Shqiptare ishin rajonet me.pak te taksuara ne Perandori sepse Shqiptaret ishin pak a shume autonome der ne kohe te Tanzimatit ne vitet 1860.

      Per Perandorine Osmane mbajn faj te gjithe qe ishin ne krye te sistemit.

      Shqiptaret mbajne nje pergjegjesi kryesore me te pakten qindra e mos mijra Pashallare e guvernatore qe i dhane Perandorise .

      Nga ana tjeter eshte mese e vertete qe Turqia eshte nder vendet me aleate te Shqiptareve.

      Por ndihmat e Turqise jane shume me te medha ne Shqiperi sesa serbi , qofte edhe investime ekonomike.

  5. Qytetari. says:

    Te lumte dora dhe mendja.

  6. Bato says:

    Brilant, pa koment tjeter shterp!

  7. uskania says:

    Po paratë që i jepen Enit për të marrë pjesë aty, i dini?

  8. MERSIN MUCA says:

    Analize e sakte per opinjonistet sharlatan te B.F dhe E.V
    Fatkeqesi kombetare per mediokritetin e ketyre pseudo profesoreve pseudointelektual.
    Si ushqimi i skaduar qe shitet ne supermakete me cmim te lire ashtu po shiten neper TV. kombetare,
    analiza qe nuk sherbejne per asgje, duke e lodhur dhe stresuar kete popull.

  9. L'imperatore Diocleziano says:

    Pse shqiptari duhet te degjoje zera sorrash, laraskash, bufash, perdite, perhere, ne T.V? Duket se aty mbizotron erresira. Ka bilbila, trishtila, gushkuq a harabela, zogj qe me tingullin e tyre ushqejne shprese, bukuri, lumturi, gezim?

  10. MS says:

    Harrove Ngjelen qe sa here shfaqet Rama i erresohen syte dhe merr arat!?

  11. intelektuali says:

    BRAVO!!!!!

  12. Perandoret Ilire te Romes dhe Konstandinopoli qe ndryshuan historine boterore says:

    Faji kryesore bie mbi keto emsione pace e pilaf te llojit me te ulet dhe maloket sharlatane qe ftohen aty.

    Te pretendosh qe nje gomist si Marku dhe nje injorant si Gjekmarkaj qe njeri eshte thjesht militant Berishe dhe tjetri malok ” europian” qe i ka mbet koka ne 1450 ( nderkohe we detin e shet pa problem) nuk ke cfare te thuash.

    Pervec ketyre morrave, tjeter problem eshte bythlepirja ndaj Perendimit kot me kot dhe ideja e Shqiptareve se shpetimi do vije nga BE- ja e degjenruar dhe imorale. Eshte sindrome e krijuar keto 30 vite ( vet Rama ka faj te madh).

    Problemi tjeter eshte se Turqia do na largoje nga BE ( per mua nuk duhet te futemi fare aty) dhe se nuk do jemi mire duke ngaterru Turqine me Perandorine Osmane.

    Jo vetem qe jane 2 shtete dhe identitete te ndryshme por sic thone edhe shume historiane te kalibrit boteror ” Nuk mund te flasesh per Perandorine Osmane pa folur per Shqiptaret “.

    Nejse ajo Perandori ka vdekur dhe sot jane Shqiptare dhe shteti mik Rep. TURKE.

    Shqiptaret duhet te mbajne mardhenie me te gjitha palet dhe jo thjesht ti lepijne prapanicen BE- se dhe Washingtonit.

  13. Agimi Diber says:

    Koment shume i drejte. Mark Marku ka ate nivel te ulet sa nje dite vere ne qerret te Kavajes po zihej me dy pushuese austriake per nje vend cadre dielli. Kurse Gjonmarkaj nuk ka me cfare te nerret me tsni se nuk la asnje studente vajza pa ua kefkuar e bete presione. Por tani meqe behen mesimet onlajn ky gkonmafkaj pi terbohet se nuk pi takon me ndonje studente.

  14. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Kete shkrim pa guxuar te vere llagapin(mbiemrin) e tij,per nga brendia duket i bere nga dora e nje hoxhe militant erdoganist,qe mban ose jo callmen e hoxhes apo veshjen e Rames te cilet jane ulur kembe kryq ne kete vend,ne tere keto tre dekada,n menyre integrale,ne gjithe institucionet laike apo fetare te ketij vendi,duke na instaluar kudo frymen mbytese te dushmanit te dikurshem,bashkuar tani dhe me ate arab,duke na e konvertuar perseri vendin tone europian,ne nje vilajet te percudnuar anadolli:
    Ne cdo qelize dhe ne zemer te kombit shqiptar,jane instaluar xhami,te financuara nga diktatura fetare islamike turko-arabe,nje metastaze malinje,qe po vazhdon ta mbyte pa kthim Shqiperine tone europiane,se bashku me vazhdimet e tyre institucionet shteterore dhe te kultures,ku gelojne mizeri ky lloj ´´hoxhallaresh´´.
    Ushtria e tyre jenicere,prej islamistesh laramane(te konvertuarit e dikurshem)apo kolone azie, I ka vajtur deri ne themele me kazem te madhe,historise,heronjve tane kombetare te lirise,humanizmit,kultures europiane,duke i zevendesuar me sulltanet e vjeter dhe te rinj ´´te madherishem´´.
    Dhe mbas kesaj menxyre te papare historike,ripushtimi denatyrues dhe bastardues i mesjetes aziatike,nga ´´te vetet´´,guxojne dhe te thone ne vendin tend qe ti si qytetar shqiptar europian,ne token tende,duhet te heshtesh dhe te mos i kundervihesh kesaj menxyre,kur kete percudnim e kane ideuar apo pranuar, ata qe te kane sunduar apo vazhdojne te sundojne ty ne keto tre dekada,lemerie historike!

    1. @@@@ says:

      Korrak i Anastasit….qe ti “rrime se vetetes….”konvertimin” e pare na e beri Europa me coptimin ne 5 Shtete….dhe falja e Epirit…Greqise nga Anglia…ishte me siguri pa pjesmarrjen osmaneve(per coptimet e tjera mund te diiskutohet per pjesmarrjen osmane)…..ne Shqiperi jane ngritur po aq Kisha ortodkse (nen ndikimin grek) sa dhe Xhamija….dhe me kryesorja…nuk po shikoj ndonje turqizim te shqiptarve…..gje qe nuk mund ta thuash per Jugun tone qe Athina e ka bere piksynim greqizim e saj…dhe me nje sukses te dukshem…prandaj te “rrime shtrember” por te flasim drejte….

  15. Dash says:

    Analize TRGJIKOMIKE, sic thote ky me lart qe paska kohe per te humbur……. Trishtim kur i mallengjyer me dashurine per vendin tend, nga larg, kupton, pas nje perpjekje shume vjecare per te bindur veten se ne jemi “te zgjuar”, “vitale”, “te bukur” etj etj… zbulon qe populli te cilit i perket ka ne mes tij qenie zvarranike, letyra (emrat zgjidhini vete, se nuk jane pak)….. Pikerisht Trishtim pa fund…… U desh nje shpellar te zbriste nga pylli (te me fali pylli) si Berrisha per te nxjerre ne pah gjithe anen e erret qe kemi………. Por ne fakt mjafton te kujtosh Konicen dhe verteton gjithecka…………… Mero Baze rrofsh qe egziston

  16. Gipa says:

    Bravo shkrim qe ju ke mshue ne fytyre atyre analistave te leshit qe dy koqe nuk i kan e per inat kunder Rames tregohen se jan budallenj . Disa kinse tue mbrojte perendimin etj. Por asht e vertete se Turqia e sotme nuk asht ajo osmane por asht moderne dhe zhvillimi saj asht qe edhe evropa po ia ka lakmi dhe ajo me vendodhjen strategjike ne te ardhmen pa ate dhe pa Stambollin e famshem duhet ta din te gjithe se Evropa kurre smundet me qene e qete dhe Turqia e ka poziten ma te vaforshme se qdo shtet evropian per me pri ne zhvillimin evropian . Turqia nuk asht Isisi dhe analistat tan mundohen ta fusin shqiperin me ate si Agroni mendime se ma mire me disa evropian kristian qe jan ma te rrezikshem se Isisi musliman. Prandaj ju analisti idiot mos e turbulloni popullin ne kemi qen 500 vite me ate rexhim dhe shum shqiptar kan qen ne krye te atij sundimi prandaj ma javash dhe mos i jepni zor se populli nuk han bar. Rama asht nder kryeministrat ma te medhenj te historise shqiptare dhe ju analista te dreqit kupni nga inati.

  17. me poshte! says:

    ai koment po ben por gazetari e ka per detyre
    ti nuk di per vete o shpellar
    gjysem – gjysme
    komputer – kompjuter etj
    te dhjefsha miqesine !!

  18. ben says:

    te dhjefsha miqesine – injorante
    tjetra te ofron te permiresohesh ti e sulmon
    qendrimet politike etj mund te jene shume subjektive por gjuha e ka nje standard

  19. Velo says:

    Gjekmarkaj e shante Edin nga palltua. Ishte shumë e gjatë, tha në Open.
    Kritikë shumë esenciale. Bravo Anal-ist Gjekmarkaj, ky është nivel.

    1. Agimi Vlore says:

      Si ne kohen e enver hoxhes i veshur mebpsntallona kaubojs e ne shfaqje te huaj. Gjakun e enver hoxhes ka edhe gjekmarkaj dhe nuk qendroj dot jashte shtetit se atje duheshin bythet e forta.

  20. Koti says:

    Mark Marku tha : ndihma budallalliqe janë , një spital (fushor tha MM), 525 shtëpi në Laç për të kthyer në myslimanë katolikët e zonës dhe ndonjë aeroport koti. Aeroplanët Albania aer na i ka dhënë, po nuk dimë burimin e të ardhurave, kot që i kemi marrë (nuk e di MM në fakt).
    Këta janë dijetarët tanë.
    Atë kërrçin e Fariut mos e zini në gojë fare.

  21. Tironsi says:

    Te njejten pritje i ka bere dhe Putinit.Shihet ne youtube.

  22. Skenderbegasi says:

    Sa bukur I pershkruan Konica “ekspertet”
    Keta njerez jane te vetquajturit “eksperte”. Shqipetare dhe “eksperte”
    Po “eksperte” ne c’dege ? Ne gjithe deget e botes -dhe ne ca te tjera per vec te gjithave.
    Keta “ekspertet” e studjove TV sa pa hapur gojen I marim per te Zgjuar. “Ekspert” me guzimin
    dhe paturpesine e tyre kjo race prej tutkalli zene vendin e diturise
    ne ekranet e darkave shqiptare.
    Jeni pa dyshim levantinet e brezit te dyte shqipetar, fotokopje e denje e brezit te pare por me injorat se ta.
    Po c’libra te dores se dhjete kini ne bibliotekat tuaj ?
    C’mund tu jepni studenteve ju inatcor, kulturen e urejtes te turpeshme te mbartur nga zonat rurale
    Po c’mark pedagogu je ti Mark katrori apo ti Makgjekaj.
    Moti I ri u gjeti nje vite me pleqe,
    po pse nje mote me budallenje!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje