Rusia thumbon amerikanët: Këto janë punët tuaja, por votimin e keni defektoz

8 Janar 2021, 17:13Bota TEMA

Zëdhënësja e së Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zaharova, komentuar mësymjen e mbështetësve të Donald Trump në Kapitol Hill ditën e certifikimit të Joe Biden si President i SHBA-ve.

Zaharova pyetjes “Si mund të komentoni protestat në Uashington?”, i është përgjigjur duke thënë se janë çështje të brendshme të SHBA-ve por nuk ka lënë pa thumbuar votimin në SHBA duke thënë se nuk i përgjigjet standardeve moderne demokratike.

Ngjarjet në Uashington janë një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë përsëri tërheqim vëmendjen ndaj faktit se sistemi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara është arkaik. Ai nuk u përgjigjet standardeve moderne demokratike, duke krijuar mundësi për shkelje të shumta, ndërsa mediat amerikane janë bërë një instrument i luftës politike. 

Kjo ishte kryesisht arsyeja e ndarjes në shoqëri që tani vërehet në Shtetet e Bashkuara.

Ne urojmë që populli miqësor amerikan të përjetojë me dinjitet këtë moment dramatik në historinë e tij”-përcjell Ambasada Ruse në Tiranë.

3 komente në “Rusia thumbon amerikanët: Këto janë punët tuaja, por votimin e keni defektoz”

  1. Zaho says:

    Rusi = democrazi ???

  2. Gjetet te pyesni per drejtesi. Putini vete voton vete numuron kush del kundra shkon ne boten tjeter dhe eshte i perjetshem udheheqes. Nuk Eshte normale cfare ndodhi ketu ne USA por nuk ndodh me ishte neglizhence. Kur nxjerr dhembet shteti ketu nuk behet shaka dhe ligji eshte mbi te gjithe.

  3. Kim été says:

    I kemi marrdheniet e shkelqyera me te dy superfuqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje