Erion Braçe thirrje: Ja banorët e zonave që duhet të largohen menjëherë tani pasi rrezikojnë përmbytjen nga Shkumbini

10 Janar 2021, 14:33Politika TEMA

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Papër, duke bërë që disa toka bujqësore të përmbyten.

Në këtë situatë, zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje banorëve të Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit deri në argjinaturë.

Ndërkohë, i njëjti paralajmërim vlen për të gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.

Postimi i plotë

Shkumbini po sjell rrezik!

Prurjet e lumit Shkumbin prej mengjesit te sotem jane rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde!

Cdo banor i terbufit nga Çerma e Siperme ne Proshke, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature!

I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze Shkumbinit nga Papri ne Peqin, Rrogozhine!

Edhe nje here;

Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani!

2 komente në “Erion Braçe thirrje: Ja banorët e zonave që duhet të largohen menjëherë tani pasi rrezikojnë përmbytjen nga Shkumbini”

  1. brukseli says:

    Mire te largohen o shoku Braçe ziu po ku te shkojne ? Ti si drejtues per çfare paguhesh me leket e tyre ? Apo vetem me ndjek Partizanin ne stadium . Veshi çizmet njehere e shko te keto njerez ! I njejti avaz çdo vit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje