Të nxitur nga dhjetëra teori konspirative në internet për zgjedhjet e nëntorit, javën e kaluar mbështetësit më të zjarrtë të Presidentit Donald Trump iu përgjigjën thirrjeve në internet për t’iu bashkuar “luftës” në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në emër të presidentit. Në postimet e shpërndara mijëra herë mes tyre përdoruesit e mediave sociale të ekstremit të djathtë e kishin thënë hapur prej javësh se në Kapitol do të shpërthente kaosi kur Kongresi të mblidhej për të çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve.
Roli i mediave sociale në ngjarjet e dhunshme të së mërkurës është vështirë të llogaritet me saktësi, por ka qenë i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë, thonë ekspertët e mediave sociale.
“Ajo që ndodhi në Kapitol ishte rezultat i indiferencës shumëvjeçare nga kompanitë e mediave sociale ndaj urrejtjes së shfrenuar që gëlonte në platformat e tyre, ndaj personave që manipulonin njerëzit duke përdorur gënjeshtra të tilla si zgjedhjet u vodhën, gënjeshtra që shpërndaheshuin te dhjetëra e qindra miliona njerëz,” thotë Imran Ahmed, i Qendrës për Luftën kundër Urrejtjes Dixhitale.
Ngjarjet e së mërkurës u kanë hapur sytë shumë njerëzve për të kuptuar se sa të rrezikshme janë teoritë e konspiracionit, veçanërisht kur lihen të pakontrolluara, thotë Jeff Orlowski, regjisor i filmit “Dilema Sociale” në Netflix, ku tregohet se si algoritmet e kompanive të medias dixhitale polarizojnë njerëzit dhe se si etja për fitim mund të shndërrohet në një kërcënim jetik për demokracinë amerikane.
“Njerëzit pyesin: Shihni fijet që lidhin ata që përhapin teoritë konspirative QAnon. Si ka mundësi të ngrihen këto teori konspirative në një nivel të tillë besimi?”, tha zoti Orlowski.
Sipas tij, ky është një lloj besimi që ka tiparet e një kulti fetar, me ide që janë të shkëputura nga realiteti.
Ndikimi i teorive QAnon u pa qartë kur turma hyri në sallat e Kongresit. Në fotografitë e asaj dite duken policë që përpiqen të mos lejojnë një person i cili mban një bluzë me emblemën “Q” të hyjë në sallën e Senatit. Një ndër promovuesit kryesor të teorive QAnon u fotografua po ashtu në dhomat e Senatit, me brirë demash në kokë dhe me bojë në fytyrë.
Presidenti i inkurajoi ndjekësit e tij në Twitter dhe Facebook të merrnin pjesë në tubimin e së mërkurës, disa herë duke përdorur imazhe luftarake për t’i nxitur ata të vinin në Uashington. Disa minuta para se ata të sulmonin Kapitolin, zoti Trump bëri thirrjen e tij të pashpresë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve me anë të një fjalimi që përshkohej nga teori konspirative.
“Kavaleria po vjen, z. President,” thuhej në një nga komentet e rishpërndara nga presidenti më 1 janar, ku jepeshin detaje rreth tubimit.
Si kompania Facebook ashtu edhe Twitter i kanë ndaluar llogaritë e presidentit në platformat e tyre pas dhunës që ndodhi. Facebook tha në një deklaratë se po hiqte përmbajtjen që lavdëron sulmin në Kapitol, thirrjet për të sjellë armë në protestat kudo në vend si dhe video apo fotografi të marra nga protestuesit në Kapitol të mërkurën. Kjo nuk mjafton por është një fillim, tha zoti Orlowski.
“Kjo është një pikë në oqean në krahasim me zgjidhjet që duhet të gjejnë këto kompani dhe mënyrën se si duhet t’i ndryshojnë sistemet e tyre,” tha ai.
Ai është optimist se ata që punojnë në këto kompani do të kuptojnë nevojën dhe domosdoshmërinë morale për të ndryshuar shumë gjëra, për të mos e lejuar gjendjen e tanishme të vazhdojë.
Imran Ahmed thotë se hapësirat që ofron media sociale nuk mund të lejohen të abuzohen:
“Asnjë hotel, për shembull, nuk do të lejonte në mjediset e tij një konferencë me njerëz që komplotojnë të marrin armët dhe të sulmojnë Kapitolin, nuk mund të lejosh nazistët të mblidhen në hotelin tuaj,”
Po ashtu, thotë ai, nuk mund t’i lejosh ata të mblidhen në platformën tuaj.
Te gjitha per mendimin tim jane perpjekje per te kufizuar ne ekstrem lirine e shprehjes.
Dhe kjo e drejte per te percaktuar kujt i lejohet te shprehet e kujt jo po lihet ne dore te nje numri te vogel njerezish qe mundohen te kufizojne lirine e fjales e te shprehjes kur nuk eshte konform interesave te Wall Stret-it
THE SOCIAL MEDIA IS A COOPERATOR OF THE INSURGENCY AGAINST USA CAPITOL
For years and decades, especially in recent months all of them were so. Twitter, Facebook,
Instagram, Tick-Took.. and a lot of multi-million & multi-billion social media became a fountain
of misinformation, disinformation, and baseless conspiracies for profit in the USA and
worldwide scenes.
Every day more flagrant facts and data are discovering millions and billions of fake news,
scandalous fabrications, and stupid lies who became a very important tool to connect,
communicate and organize the assault against the USA Temple of Democracy and
Freedom- Capitol. There are more than 25 years that the fake news, and the baseless
conspiracy inventions and theories, psychopathic anti-scientific lies.
All of them have great rules to prevent and stop any kind of anti-democratic, racist,
national- socialist ( Nazi ), communist, extremist, and terrorist propaganda.
But many of them don’t apply and don’t respect their own rules becoming cooperators
of terrorist assault against Capitol, the worst terrorist act after the fire in German
Reichstag’s Building by Nazi hordes in 1933
The most recent horrible assault against the US Capitol is a red flag for US Congress
and law enforcement agencies to approve and apply strong rules and laws to prevent
and legally punish even more horrible acts.
The freedom of expression, of opinion, is not a freedom to lie, to incite criminal activity,
to kill .
Nobody it’s over the law !
From: [email protected]
Date: January 8, 2021 at 2:38:06 AM EST
Ky koment i botuar ne Websitet e Associated Press -Agjencia e lajmeve me e fuqishme me Bote, “ The Washington Post”, “ The New York Times”, America Online – AOL ka marre mbi 100 mije klikime dhe mbi 54700 pelqime ndaj 2800
mospelqime.