Pjesë e organizatës kriminale e abuzonte seksualisht me të miturit: Dënohet mbi 1 mijë vjet burg kreu i kultit në Turqi

11 Janar 2021, 18:31Bota TEMA

Një gjykatë turke dënoi sot Adnan Oktar, udhëheqësin e një kulti, me mbi 1.000 vjet burg për dhjetë krime të ndryshme, shkruan Anadolu Agency. 

Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll gjykoi 236 të pandehur, përfshirë 78 të paraburgosur, për krimet e tyre të organizuara nën drejtimin e Oktarit, thonë burime nga gjykata në kushte anonimiteti.

Gjykata e dënoi Oktarin me gjithsej 1.075 vjet e tre muaj burg nën akuzat e “themelimit dhe udhëheqjes së një organizate kriminale”, “spiunazh politik ose ushtarak”, duke ndihmuar “Organizatën Terroriste FETO” edhe pse nuk ishte anëtar i saj, “abuzim seksual i të miturve, abuzim seksual, privim i lirisë së personit, tortura, shkelje e të drejtës për arsimim, regjistrimi i të dhënave personale dhe kërcënim”.

Udhëheqësi 64-vjeçar i kultit, i cili kishte një kanal televiziv, u arrestua në vitin 2018 së bashku me mbi 200 bashkëpunëtorë, pas akuzave për abuzim seksual dhe rrëmbim të të miturve.

Kanali televiziv i Oktarit transmetonte shfaqjet e tij të rrethuar nga gra të cilave ai iu referohej si “kotelet” e tij. Tarkan Yavaş, një nga të pandehurit, gjithashtu u dënua me 211 vjet burg si anëtar ekzekutiv i organizatës, abuzim seksual të të miturve, abuzim seksual, deklarim të rremë të pasurisë dhe të dokumenteve zyrtare.

Oktar Babuna, i pandehuri tjetër, u dënua me 186 vjet burg për anëtarësim në një organizate kriminale, abuzim seksual të të miturve dhe abuzim seksual.  Gjykata vazhdon të deklarojë vendimet për të pandehurit e tjerë.

2 komente në “Pjesë e organizatës kriminale e abuzonte seksualisht me të miturit: Dënohet mbi 1 mijë vjet burg kreu i kultit në Turqi”

  1. Shefqet Cela says:

    Sa shumë rrojtkan qafirat që të kryejnë gjithë atë dënim!?!?!?
    Çudira ligjore.

  2. polikatiqia 54 says:

    U prish dynjaja ! Keta beqira turkiko merren me kalamaqe, papudhet pederaste greke te peshojne nga koqet !
    Sdi njeriu i gjore nga tja mbaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje