Javët e fundit, qyteti Bulle i Zvicrës ka një zemër të re. Është një skulpturë në sheshin e qendrës së qytetit, disa hapa nga kalaja. Fjala “Faleminderit” është gdhendur në bazën e saj në 20 gjuhë, por jo në shqip dhe ky fakt i ka shqetësuar qytetarët shqipfolës, të cilët mbajnë vendin e tretë përsa i përket komunitetit të huaj që banon atje.
Nga rreth 24 000 banorë, në këtë qytet 14 000 janë zviceranë dhe 10 000 janë të huaj. Prej tyre, 4 268 janë nga Portugalia, 1314 francezë, 778 vijnë nga Kosova, 507 nga Italia dhe 428 nga Spanja.
Zëdhënësi i bashkisë, Alain Sansonnens, është shprehur: “Vepra e artit është një dhuratë që qyteti mori nga furnizuesi i ndriçimit festiv dhe dekorimeve. Bashkia e pranoi këtë dhuratë, ndërsa për fjalën “faleminderit” nuk ishim të përfshirë në zgjedhjen e gjuhëve. Nuk donim të ofendonim komunitetin shqipfolës në qytetin tonë.”
Besoj se jua kane shkruar “ejvallah” ose “tessekurler”
Bashkia mund ta refuzoje dhuraten derisa “faleminderit” te jete shkruar ne shqip aty.
Ose, te hiqen “faleminderit” qe nuk jane ne gjuhet zyrtare.
Vetem qahemi. Rob kot