Ambasadori BE në Tiranë Luigi Soreca në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se beson që negocitatat me Shqipërinë do të hapen gjatë presidencës protugeze në 6 muajt e parë të këtij viti. Në lidhje me tonet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj B.E.-së për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit në proçesin e vaksinimit, zoti Soreca tha se ndjehej i habitur nga ky qëndrim i kryeministrit. Ambasadori i BE-së flet edhe për projekt-ligjin e debatueshëm “antishpifje” për median on-line, për të cilin ai beson se qeveria nuk do të përpiqet ta miratojë përsëri në parlament.
Zoti Ambasador, faleminderit për këtë intervistë! Shqipëria po bën një rrugë të gjatë dhe të mundimshme drejt integrimit. Çfarë mendoni ju se e bën kaq të mundimshme atë?
Ambasador Soreca: Së pari, faleminderit që më ftuat dhe Gëzuar Vitin e Ri, juve dhe gjithë shqiptarëve! Mendoj se viti 2021 është një vit i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Viti 2020 u mbyll me një lajm të rëndësishëm, që ishte plotësimi i tre vendeve në Gjykatën Kushtetuese, çka e bëri atë funksionale pas më shumë se dy vjetësh. Kjo e sjell vërtet më pranë Shqipërinë me atë çka i kërkuan të bënte Shtetet Anëtare dhe Këshilli.
Është një rrugë që kërkon kohë. Kërkon kohë sepse standardet e BE-së janë shumë të larta dhe Shqipëria po bën atë që është e nevojshme për të arritur çastin për nisjen e negociatave. Të mos harrojmë se marsin e kaluar Këshilli kishte vendosur ndërkaq t’i hapte negociatat. Po të shikoni se ku është Shqipëria tani – duke hamendësuar se këtë vit do të ndodhë çelja konkrete e negociatave, siç edhe jam i sigurt – Shqipëria pra mund të arrijë një nisje të shpejtë edhe falë punës së bërë, për shembull, me reformën në drejtësi që mbulon pjesën më të rëndësishme të hapave të parë të këtyre negociatave. Pra, e di që ka njëfarë zhgënjimi, por tani jemi vërtet shumë pranë dhe mendoj se gjatë presidencës aktuale portugeze ka vërtet shumë shpresë se do të thirret Konferenca e parë Ndërqeveritare nga Këshilli.
Por Portugalia që mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, në prioritetet e saj duket se e ka lënë në hije Ballkanin.
Ambasador Soreca: Kam dëgjuar fjalë shumë të qarta nga ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, i cili do të drejtojë mbledhjet e Këshillit, ku do të merret vendimi.Ai e ka konfirmuar angazhimin e plotë të presidencës portugeze për të ecur përpara drejt nisjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.
Ne e dimë që muajt e ardhshëm ka takime me rëndësi, zgjedhje në disa Shtete Anëtare, zgjedhje në Shqipëri, dhe unë mendoj se kjo periudhë duhet përdorur nga Shqipëria për të vazhduar punën që është bërë, për të bërë progres të mëtejshëm në fusha të ndryshme që i njohim shumë mirë, në mënyrë që sapo të vijë koha, këtë pranverë, të merret një vendim. Unë kam besim tek presidenca portugeze që punon në një mjedis ku Komisioni Evropian, Veprimi i Jashtëm Evropian dhe gjithë Shtetet e tjera Anëtare vërtet duan të ecin përpara.
Mendoni se klasa politike ka përgjegjësi për vonesat, jo vetëm tani në procesin e negociatave, por edhe më herët, gjatë viteve të shkuara?
Ambasador Soreca: Kjo është një përpjekje afatgjatë që shkon përtej shumicës dhe pakicës, është përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të thotë se gjithë aktorët politikë, shoqëria civile, media duhet të punojnë së bashku. Nuk është medoemos gjithnjë kështu. Duhet të flasim pozitivisht për BE-në. 90% e shqiptarëve duan t’i bashkohen BE-së dhe po e presin këtë. Ndaj, klasa politike, siç e përmendët, duhet ta bëjë këtë përparësinë numër një.
Unë pres me padurim të shoh shumicën, pakicën, shumicën e ardhshme, pakicën e ardhshme, të punojnë së bashku në një pakt për integrimin evropian. Njerëzit duhet të dëgjojnë udhëheqësit e tyre të flasin për Bashkimin Evropian, sepse kjo është ajo që duan qytetarët shqiptarë. Sondazhet e fundit e konfirmojnë interesin e madh, që e bën Shqipërinë vendin që e do më shumë Bashkimin Evropian në rajon. Ndaj klasa politike duhet të flasë për atë që dëshirojnë qytetarët shqiptarë.
Disa vite më parë Bashkimi Evropian kishte vetëm pesë kushte për Shqipërinë. Sot ka disa herë më tepër. A ka ndryshuar qasje BE përmes metodologjisë së re, apo Shqipëria po qëndron në vend?
Ambasador Soreca: Metodologjia e re që u miratua vitin e fundit, sipas mendimit tim, e ndihmon Shqipërinë të përshpejtojë punën drejt integrimit evropian. Shqipëria ka kaluar një nga reformat më të vështira që mund të përfytyrohet, që është reforma e drejtësisë. Kur të nisin negociatat, dhe kjo do të ndodhë shpejt, Shqipëria do të arrijë, sipas mendimit tim, më shumë se të tjerët, dhe po rrezikoj duke e thënë këtë, por mendoj se është shumë e rëndësishme.
Gjithnjë kam qenë shumë i kujdesshëm kur flas për kushtet, sepse ajo që ka rëndësi për mua është ajo që kanë identifikuar Shtetet Anëtare dhe Këshilli, si hapa që duhen ndërmarrë, në konkluzionet për vendin. Deri më sot, Shqipëria i ka ndërmarrë këto hapa, tani topi është kthyer në fushën e BE-së, dhe është shumë e rëndësishme për BE-në në muajt e ardhshëm, që të japë një përgjigje pozitive. Unë kam besim, siç e thashë, që kjo do të ndodhë gjashtë muajt e ardhshëm.
Përse disa vende në vijimësi janë skeptike për çeljen e negociatave. A ndikojnë zhvillimet brenda këtyre vendeve në procesin e negociatave me Shqipërinë?
Ambasador Soreca: Politika e zgjerimit është politikë e brendshme e Bashkimit Evropian, sigurisht me elementë të jashtëm të bashkëngjitur. Ndaj, për Shtetet Anëtare është shumë e rëndësishme, që standardet e vendosura të përmbushen nga vendet kandidate. Deri tani Shqipërisë i është dashur të bëjë disa detyra shtëpie.
Tani që këto detyra në perspektivën e Bashkimit Evropian janë bërë, mendoj se është koha të kapërcehet gjithashtu çdo skepticizëm i mundshëm kombëtar. Duhet të marrim gjithashtu parasysh, se zgjedhjet në një vend luajnë rol dhe gjatë përgatitjes së tyre vendit i duhet të përqendrohet shumë tek politika e brendshme. Mendoj se, siç e thashë, në tremujorin e dytë, në pranverë të këtij viti, kam shumë besim se do të jemi në një pozicion që t’i nisim më në fund negociatat.
Reforma në drejtësi ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Nëse sot do të ktheheshim pas, në korrikun e vitit 2016 kur ajo u miratua, a ka diçka për të korrigjuar?
Ambasador Soreca: Unë e thashë që e konsideroj reformën në drejtësi një nga reformat më ambicioze, por edhe një nga më të vështirat që mund të ndërmarrë një vend. Unë kam punuar në këtë fushë, dhe e di sa pranë zemrës së pushtetit është gjyqësori. Shqipëria vendosi në vitin 2016 të niste këtë rrugëtim. Ai është i vështirë, sepse duhet hyrë në fushën e sovranitetit të plotë të shtetit.
Bashkimi Evropian, partnerët e tjerë ndërkombëtarë, e kanë mbështetur plotësisht këtë përpjekje dhe tani jemi në një situatë ku, gjithë institucionet janë krijuar. BKH-ja do të bëhet plotësisht funksionale me rekrutimin e disa prej oficerëve operativë, por ndërkaq është krijuar. Gjithë institucionet janë krijuar dhe tani pasi kemi bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese, duhet të përqendrohemi tek Gjykata e Lartë dhe unë kam në plan të punoj shumë ngushtësisht me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me Gjykatën e Lartë, që të sigurohemi se emërimet në këtë gjykatë të bëhen shumë shpejt. Në lidhje me pyetjen tuaj, nëse mund të bëhej diçka ndryshe, këtë nuk e di, nuk kam qenë këtu në vitin 2016 sepse merresha me çështje të tjera, por është e qartë se nxirren mësime.
Dhe ndoshta ata që e përgatitën reformën në drejtësi në Shqipëri dhe komuniteti ndërkombëtar, nuk prisnin largimin e një numri kaq të lartë gjyqtarësh, më shumë se 60%. Kjo është diçka, që mendoj se, nuk ishte në mendjet e atyre që bënë reformën. Kjo, sigurisht, ka një ndikim mbi ritmin e reformës, sepse nëse inxhinierët e saj do të kishin menduar për këtë, me gjasë do të kishin përdorur më shumë burime për Shkollën e Magjistraturës, që të sillte më shumë magjistratë ditë pas dite, si dhe do të kishin përfshirë disa masa tranzitore për disa gjykata. Për shembull, tani Ministria e Drejtësisë po diskuton mbi të ashtuquajturën “hartë gjyqësore”, që është numri i gjykatave që duhet të jenë të pranishme në këtë moment të reformës në drejtësi në vend.
Ndoshta disa rregullime janë të nevojshme, deri në çastin kur Shkolla e Magjistraturës të jetë në gjendje në vitet e ardhshme të diplomojë mjaftueshëm gjyqtarë për të mbuluar vendet vakante si pasojë e largimeve nga proçesi i Vettingut. Pra, reforma në drejtësi duhet të vazhdojë me ritëm të qëndrueshëm. Siç e thashë, kjo është pasaporta që i jep mundësi Shqipërisë të kapë shpejt ritmin e negociatave pasi ato të nisin.
Proçesi i vettingut po shoqërohet me vonesa dhe zvarritje. Sa janë gjasat që ky proçes të vihet në pikëpyetje?
Ambasador Soreca: Siç e thashë, procesi i vetingut është thelbësor, nuk është i lehtë, sepse prek edhe jetën personale dhe karrierat e njerëzve. Prandaj, gjithë masat mbrojtëse të mundshme duhen ruajtur. Edhe një herë, duke qenë se kam punuar me këtë, e di sa e rëndësishme është që çdo gjyqtar të ketë të drejtën për një proces të drejtë. Mendoj se për momentin janë hapur 650 nga 800 raste dhe gjysma e vendimeve që duheshin marrë janë dhënë.
Vetingu është në vetvete një proçes shumë i vështirë. Mendoj se duhet të kemi besim te proçesi i vetingut. Ne kemi besim tek ky proces dhe së bashku me partnerët tanë i mbështesim plotësisht komisionerët, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ata duhet të punojnë fort, ata duhen mbrojtur nga opinioni publik, nga klasa politike, për të bërë punën e tyre.
Ata nuk duhen frikësuar dhe frikësimi duhet të marrë fund aty ku ndodh. Vettingut i janë dhënë burime të reja nga buxheti i vitit 2021 dhe kjo do ta ndihmojë me gjasë të zgjerojë aftësinë për të marrë vendime. Por është e rëndësishme që ne të gjithë së bashku t’i mbrojmë institucionet e vettingut, që po bëjnë një punë shumë të mirë për të dhënë drejtësi, ajo që duan shqiptarët.
Zoti Ambasador, një prej kushteve, veçoj këtu riformulimin e draftit antishpifje sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, është ekskluzivisht në dorën e qeverisë. Ky draft ende nuk është rishikuar. Si e komentoni hezitimin e qeverisë?
Ambasador Soreca: Siç e thashë, linja që duhet ndjekur është ajo që Këshilli i Shteteve Anëtare i ka kërkuar Shqipërisë të bëjë. Marsin e vitit të shkuar Këshilli i kërkoi Shqipërisë, në rast se ajo do të vendoste të miratonte një ligj mbi median, ta bënte në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.
Me qëllim që të ndihmojnë autoritetet shqiptare, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, kanë siguruar ekspertizë. Kjo punë ka qenë jashtëzakonisht efikase, sipas mendimit tim, për t’i informuar dhe për t’u dhënë autoriteteve shqiptare të dhëna, se cilat janë standardet evropiane për të rregulluar, kur është e nevojshme, lirinë e shprehjes.
Siç e dini, ne kemi qenë të qartë që ditën e parë, se për ne vetërregullimi është rruga që duhet ndjekur, kur bëhet fjalë për median online apo median e shtypur. Këtë mesazh ia kemi kaluar qeverisë shqiptare gjatë gjithë kohës. Unë e kuptoj tani, se pas këtij proçesi shkëmbimi i praktikave të mira, informacionit, edhe në debatin publik, qeveria shqiptare ka vendosur të mos ndjekë miratimin e një ligji mbi median, por të vazhdojë të shqyrtojë praktikat më të mira.
Nëse qeveria shqiptare vendos të kthehet tek kjo ide që për momentin, me sa kuptoj është lënë mënjanë, ne do të vendosim mbi tryezë të njëjtat parime: nevojën për një konsultim të plotë me komunitetin e medias, shoqërinë civile, si dhe pavarësinë e autoritetit që vendos mbi lirinë e shprehjes. Në nivel mbarëbotëror po zhvillohet një debat i madh për median online dhe ngjarjet më të fundit në SHBA na tregojnë, sa e rëndësishme është, që ky diskutim të bëhet në një debat të hapur.
Në nivel evropian, Komisioni Evropian po paraqet një propozim të ri, siç është Akti i Shërbimit Digjital, që hap debatin. Unë do të doja që kjo të ndodhte edhe këtu. Nëse qeveria do të vendoste t’i kthehej kësaj, tani apo në të ardhmen, kjo duhet të ndodhë, duke marrë parasysh që nuk do të ketë kurrë një mekanizëm që të mos e përfshijë komunitetin e medias në vendimmarrje.
Zoti Ambasador, Kryeministri Edi Rama ka qenë kritik në lidhje me qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë dhe rajonit për proçesin e sigurimit të vaksinave. Një koment nga ju?
Ambasador Soreca: Më duhet ta pranoj se u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020. Pas disa ditësh kemi përvjetorin e parë të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, kur Bashkimi Evropian mblodhi aq shumë aktorë për të vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliardë euro dhe menjëherë 115 milionë euro nga Komisioni Evropian, që tani, pas një viti, po japin rezultate konkrete në terren, në fushat e kulturës dhe arsimit.
Më pas, vjen ndihma e Bashkimit Evropian gjatë pandemisë sëCovid19. Të gjithë e kanë parë sasinë e pajisjeve mjekësore. Unë vetë kam bërë shtatë dhurime pajisjesh, që u kanë mundësuar shqiptarëve ta përballojnë këtë periudhë. Pastaj Plani Ekonomik dhe i Investimeve, me 9 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Në çastin kur nisi vaksinimi, ndryshe nga partnerët e tjerë, Bashkimi Evropian nuk e mbylli derën për ndihmën me vaksinimin, përkundrazi, vuri menjëherë në dispozicion 70 milionë euro që janë të disponueshme për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, që do të marrë një sasi të rëndësishme të kësaj kuote, për t’u siguruar që Shtetet tona Anëtare që dëshirojnë ta bëjnë këtë mund t’i përdornin këto para për t’ia dhuruar apo rishitur vaksinën Shqipërisë.
Unë e kuptoj zhgënjimin, por ky është një proçes jashtëzakonisht i ndërlikuar. Zhvillimi i një plani vaksinimi i ka angazhuar gjithë shtetet e botës, si dhe Shtetet Anëtare, dhe kjo ka rezultuar shumë e vështirë. Ne po shohim se situata e Covid19 në Europë është ende shumë e vështirë dhe numri i vaksinave që janë të disponueshme, është ndoshta më i vogël nga sa shpresonim. Ka një pengesë për prodhimin e vaksinës. Pavarësisht kësaj, jemi gati t’i japim ndihmë Shqipërisë. Dje Shqipëria nisi vaksinimin, dhe ne jemi gati t’i japim ndihmën tonë Shqipërisë.
Unë jam takuar me Ministren e Shëndetësisë, do të takoj edhe ambasadorët e Shteteve Anëtare, për të punuar të gjithë së bashku, për t’u siguruar që javët e ardhshmetë ketë më shumë vaksina të disponueshme për qytetarët shqiptarë. Por duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vaksinimi për t’i mundësuar BE-së të ndërhyjë, por edhe Covax-it, më vonë gjatë vitit, që të vazhdojë vaksinimin. Ky nuk është një moment i vetëm, plani i vaksinimit do të kërkojë muaj, me qëllim që të mbulojë gjithë komunitetin këtu. Kështu që Bashkimi Evropian është këtu, siç ka qenë pranë shqiptarëve gjatë gjithë kohës.
Ju me llafe keni qene gjithmone gati, pot realiteti eshte se ato vaksinat dhe puna e integrimit e BE-se kane ngelur vetem ne leter per popullin shqiptar.. Beni keto, po. Beni ate, po. Prit se keni dhe kete, po. Jopo keshtu dolen ca pune nga parti te brendshme te vendeve anetare.. Jo po kjo, jo po ajo.. Ju doni te na fusni brenda si kristali plako por ashtu as Gjermania nuk pranohet me keto standarte. Integrimi ate ben, te ben me te mire kur ndjehesh pjese e Unionit. Jo ti rri jashte dhe me perdor si kamzhik politikat e tua qe as vet nuk po e kuptoni me se c’fare deshironi..
Si guxon ti pleher e ndyre?! Ku ishe ti kur Vucici, presidenti i vendit me pro-rus ne evrope u tundte vaksinat shqiptareve duke u thene se ishte gati t’u ofronte vaksina ngaqe kishin ngelur ne pike te hallit? Ku ishe ti kur ambasada ruse tallte b… me qeverine e shqiperise duke i ofruar ‘sputnike’ falas sepse nga BE po shikon b…. e vet? Une nuk e di se si i dhe ku i gjeti Edi Rama vaksinat, dhe as qe dua t’ja di. Ai ka bere nje akt spektakolar, dhe po, atij i digjet barku per Shqiperine – jo ty. Ju vete egzistoni sepse egziston nje shtet i forte si ShBA, dhe fale Zotit jane ata edhe per shqiptaret.
Lexo ngadale o bregu ish-Lanes se Cfare po them..
Qytetar, je keqkuptuar- komenti eshte per ambasadorin evropian
Kritoni ne bashkebisedimet me Sokratin pati thene njehere 2000 e ca vite me pare: “frikesoju opinionit publik te shumices sepse ka fuqine te te denoje me vdekje”!!!
Te varet Soreca, ky armik i popullit pavaresisht se eshte dashamires i yni e pavaresisht se eshte thjesht nje hallke e vogel e burokracise gjigande te BE. Te hidhet poshte BE-ja, pavaresisht se eshte i vetmi bashkim vendesh qe si askush tjeter ka ndihmuar fuqimisht Shqiperine. Kjo BE e poshter qe ishte e para qe dha dhjetera milione euro sapo ra termeti, qe organizoi nje konference gjigande donacionesh per Shqiperine, ku nje pjese e shumes gjigande ishin grante, pra monedhe falas! Kjo BE e “poshter” qe ka dhene dhe vazhdon te jape dhjetera e dhjetera aspiratore, pajisje mjekesore per spitalet qe nga fillimi i pandemise, qe sapo miratoi 70 milione euro ndihme qe Shqiperia dhe rajoni te kene mundesi t’i blejne ato qerrata vaksina, qe ka 30 vjet qe jep asistence financiare dhe teknike per projekte zhvillimore ne Shqiperi. Kete BE “plere” qe vazhdon miraton fonde pa fund per ndihma ekonomike per kete kodosh rajon tonin! Kjo BE qe pavaresisht 1000 kumrive qe i kendojne sot mbi koke, lemshit politiko ekonomik e social neper bote, prape e ka nje sy nga ky vendi yne i vogel e pa kurrfare peshe. Kjo BE e ndyre qe nuk e mban fjalen, ku 24 vende i thane ne mars 2020 me vendosmeri atyre francezeve, holandezeve, danezeve dhe spanjolleve: “Jo, nuk kemi ndermend ta leme jashte Shqiperine pse nuk e doni ju. Perspektiva e Shqiperise dhe gjithe Ballkanit Perendimor eshte ta kemi ne gjirin tone sepse e kemi pjese te oborrit tone e s’mund t’i braktisim sic do donit ju”. Ta sikterisim kete BE te felliqur qe nuk na fut brenda nates, por na kerkon brockulla te tipit: si te vendosim sundimin e ligjit, barazi per te gjithe qytetaret, nje ekonomi te forte e te afte te perballet me te tjerat, standarde te larta, gjykata te paanshme, lufte kunder krimit te organizuar e korrupsionit, te drejte te prones, etj etj “gomarlleqe”! Kjo BE “mjerane” duhet te merret me ne njehere para se te zgjidhe ato qindra probleme qe ka brenda vetes! Fundja keshtu duam ne dhe pike!
Prandaj, nese s’mund ta varim Sorecen, te pakten ta shpallim armik te popullit! Poshte BE-ja!!
Bla, bla, bla, bla, bla, bla.
Si gjithmone fjale dhe vetem fjale.
Ne fillim te 2020, keshtu thane Soreca dhe zyrtare te tjere te BE-se se ky vit (2020) do jete viti i hapjes se negociatave. U be zero perparim ne kete drejtim dhe as ne 2021-shin nuk pritet te behet ndonje gje tjeter.
Tamam, vetem fjale ne here,kane nja 10 vjet qe jane gati keta.Nje here del,hollandezi,nje here mikroni,ja dhe ne fund Gjetmania e te madhes Merkel,po per gati jane gati nga hera,Ne dy rastet thelbesore qe nga fillimi i pandemise,Gjermania e Merkelit,tregoi nje egoizem jashte cdo skeme.Me pare me maskat,dhe tani me vaksinat,ku ka bere akorde jashte atyre rregullave qe vendosen po ata vete.Tani, mundet te jete po Gjermania qe i dhuroi ato vaksina Shqiperise,por nuk ndryshn asnje grimce,opinioni qe kane jo gjermanet per keto sjelle te Merkelit.Zoti Soreca,nganje here, do kishim deshishire sikur te mos tallnit sumen kaq ashiqare me shqiptaret.
E mer gjatosh,duke jetuar mes turkoshakesh u katandise i pacipe dhe pafitire……bukeshkale.
T’i paska demtuar verrat e hundes rigoni. Qeke no per gjynof!
Tani që u bë turkoshak po e marrin me të mirë këtë gjatoshin … Në shtëpi e priti ai km. kot … Deri këtu e di ti . Po se me kë fjeti atë natë … atë nuk di … Jo për gjë po këta të gjatët e kanë dhe një çikë të madh … reputacionin dmth …
Mesa mbaj mend yt ate (rahmet past) ishte i shkurter ,tani nga dole ti i “gjate” e mendje ndritur nje allah e di………hihihihi ta futa arapi mou.
Mirë or mirë që ma hodhe mua , po rradhën tjetër merre në shtëpinë tënde gjatoshin dhe bëja nderin tamam … bjondo !!! Sa për kujtesë : Kumbari i jot ( erdogan ) , nuk quhet Edvin por Konstandinos Karamanlis … bjondo .
Një pyetje kam për Soreca-n:
Po TURP a ke o Soreca?!!!!!
ka plasur sherri (ndoshta teatri) brenda sorrosit
ka plasur sherri (ndoshta teatri) brenda sorrosit
ka plasur sherri (ndoshta teatri) brenda sorrosit
mbaruan detyrat e shtepise jane ato t e klases
Caro Soreca!
Jam i sigurte qe diplpmacia,nuk te lejon te shprehesh te verteten,qe e dine dhe e jetojme te gjithe,dhe jo vetem ne:
Banda e Saliut dhe tani ne vazhdim Rama,e kane katandisur kete vend,si dikur nje vilajet te sulltanatit osman.
Pra pranimi ne Europe i ketij vilajeti,ka te njejtin propabilitet me ate te pranimit Turqise,pjese integrale dhe shpirterore e se ciles ajo eshte.,
Gjermanis i intereson Azerbaidgjani,Ukraina, Bjellorusia,Norvegjia ., dhe jo Bosnia, Shkupi, Kosova dhe Shqipëria.
Fjala politike vjen nga poli=shume + etike= sjellje moralizuse .
Shqip ka edhe kuptimin : I perdale , qe te mos perdorim ndonje fjale rrugesh .
Evropa plake…Evropak k….
Me llafe o?
Z. ambasador pse Shqiperia e vendet tjera duhet presin sa te mbarojne zgjedhjet vendet e euvropes, ata behen cdo vit sepse vendet nuk i bajne bashke por ata jane ne vite e kohe te ndryshme e dyta vaksinen e premtuat per ta shperndare ne ballkan njesoj me vendet bashkimit evropian,ashte mire me heshte e mos me u tregua hipokrit.Shqiperia ka nevoje per momentin por mbare 4 a 5 vjet nuk do kete nevoje shume per kete bashkim hipokrit.Shqiperia do te kete Ameriken e Anglin e jo karagjozet e euvropes
ka plasur sherri (ndoshta teatri) brenda sorrosit
mbaruan detyrat e shtepise jane ato t e klases
BE -ja po na sorrollat .
Nuk na do .Ok .Nuk çajmë kokë, se ata lesh arrapi janë për vete.Gjermania na ka ndihmuar gjithmonë si shtet më vete , jo në kuadër të BE-së.
Gjermania që në fillimet e90-tës e në vazhdim , ka qenë realisht prezente në Shqipëri .
RROFTË GJERMANIA !!??
DANKE MUTTER MERKEL !!??????????????????
VEYEM ZERI I AMERIKES NUK JE
PSE SDIHET KUSH SE LE SHQIPERINE NE BE
SALIU ME METEN QE PAGUAJNE
QE KANE VJEDHUR AQ SHUME.SA NUK JA DINE NUMRIN
KY ESHTE ZERI I ZOGISTEVE BIBERAJ
TURP PËR EVROPËN, QË NUK U DHA VENDEVE TË BALLKANIT VAKSINA SA PËR PERSONELIN SHËNDETËSOR .?
EU u dogje njeher me Rumanin dhe Bullgarin, gabelet e ketyre vendeve e qelben EU . Shqiperia nuk i duhet EU se Shqipetaret e Afte dhe te Zgjuar kane ikur, edhe ata pake qe kishin ngelur po i marrin me Visa Pune, a nuk e shikoni si eshte katandisur Shqiperia? Organizatori i Protestave per keq Qeverisjen eshte Stresi, Pjeshka e Balliut, Salianusi qe kerkone Baben etj. Nuk e kuptoni qe RQ Politikan dhe RQ e Fese qe na flasin per Zotin jane bere bashke dhe po ja marrin frymen njerezve te ndershm dhe punetore ne Shqiperi. Dhe kjo situat ka 30 vjete qe perseritet, Administraten e drejtoine dhe dominojne injoranca e militanteve Partiak. Qofsha gabim, per mendimin time Shqiperi nuk behet. Kur nje vende nuk Qeveriset mire, si Shqiperia tani, shpresat jane te Opozita. Qe te keshe shpres se Mona dhe Luli do e permisojne situaten po te vijene ne Pushtet, i bie qe HAPUUUU DHEEEE.
@ ujku plake .Ke te drejte
Mashtrimet e BE-se ?
Realiteti ?
Duan nji realitet ndryshe nji Fake Realitet ?
Si mundet te jeni kaq te pafytyre ju Bota e Civilizuar
qe paskeni ngeleur bijt e baballareve fashio.naziste te ndyre .
Njiher kriminel tere jeten i tille .
kta jeni ju Gangot e Brukselit
Europa nuk e ka dashur asnjeher Shqiperine.Ne shqiptaret nuk e harojme historine.Ate qe Europa i ka bere Shqiperise nuk mund te imagjinohet sot ne shek.21.I vetmi shtet ne bote qe kufizohet me 5 shtete qe flasin te njejten gjuhe , gjuhen shqipe si Mali Zi,Serbija,MaqedonijaV.Kosova,Greqija.Europa qe ne vitin 1913 filloji coptimin e Shqiperise duke bere nje akte barbare ndaj nje populli te varfer e te pa .brojtur dhe sot tallet me kete popull,duke e genjyer, e duke future frymen e percarjes,do te fillojne hapjen negociatave jo sot, por mot.Oz.Soreka ju i keni punuar qindin Shqiperise,I keni dhene Shqiperise disa lemosha per 30 vjet per ta mbajtur te neshtruar per interesat e juaja .Ju nuk e doni Shqiperine.Ju i keni shume borxhe Shqiperis.Populli shqipetar shpresat i ka vetem tek SH.B.A.
.
Veshtire se mund te doj dikush nje rrace bastarde turkoshqipfolese,madje as vet birazeret turq nuk ju duan…….
Ti o bole be nje vrime i bie. Ose ta kan perpelitur mamane mire e mire atje ne kooperativat ku punonte ose ndonje shqiptar atje ne greqi dhe nuk te del inati. Ti kujton se je”grek”, kur dihet qe as greket dhe as shqiptaret nuk ju zene bese ju”grekofoneve”.
Luixhi, mos ja kaj nonen!
Pas aparteidit te paster 20 vjeçar me Viza ShenzhGen dhe pas keqadministrimit evropian te aseteve rentabel e luftes ne ballkan, tani merreni me qitje te lire.
Behet fjale per 18 milion banore ne 6 shtete, ne mes te EUse qe i mbani 30 vjet paaftesi korruptive e nuk jeni të afte ti integroni. Franca vetem eshte 76 milion banore. Gjermania mbi 80 milion nga të cilet gjysmat i integroi siç duhet me renien e murit te Berlinit.
Reformimi i EU duhet të nise nga integrimi i ballkanit, te tjerat jane deme dezintegruese qe vete EU i ben kontinentit tone.
Nuk po mbajë mend me se sa herë është thënë këto 6 muaj e para maji. U bë si pune barcalete. Te gjithë vendet shohin punët e tyre. Kështu ta kishte bere dhe ky joni. Atëherë na del se Turku qenka me fortë dhe me xhymert se vendet europiane që nuk ndërtuan dhe nuk bënë një investim për popullin për vende pune.
Kush tha se BE nuk ka ndihmuar me vaksinen ?!
Ka ndihmuar po ne se kemi pare.!! 70 milion Eur te thena por ju se dini qe eshte e komplikuar !!!
Duhet te jeni gati , te pergatitur per te bere vaksinen !!!
Dhe flsini mire per BE . Kjo eshte detyra e juaj…!!! Pra i duhet bere qefi BE ne vazhdimesi !!!
Vetëm këtu në Pordenone të Italisë ke investoi brenda këtij viti 5 spitale moderne. Filluan vjet dhe tani janë në mbarim me gjithë parkexhe lart e poshtë imagjinoni një provincë. Për ne Shqiptarët as duan t’ia dinë. Në qoftë se doni ta vërtetoni shkoni se si sillen me ne në ambasadat tona në vend për një vizë. Si dikur e 30 VJET përpara.
Mos u habit fare zoti Soreka…!
Para se te kritikosh Kryeministrin shqiptar, kërkoju atyre qeverive te BE, qe tallen me Shqiperine…konkretisht Frances, Hollandes dhe ndonje qeverie tjeter…EU-ja eshte e perçare, nje bashkim me 28 zoter shtepie,
nje i bie gozhdes tjetri patkoit….
Perveç Gjermanise, Italise, Austrise dhe disa shteteve te tjera por EU ja eshte tmerrsisht burokratike….”arsye” mund te gjeni plote, kushte te paplotesuara po ashtu…
Ju te BE pranuat Rumanine, Bullgarine…qe ishin me më shume probleme se Shqiperia,,..!
Shqiperia,
qe i ka falur Zoti pasuri pa fund ,
me nje klime te persosur,
pasuri perrallore,
nuk do prese kur ti teket Makronit dhe atij “tulipanit ” karabushit hollandez…
Per Shqiperine rrofte SHBA, Gjermania, Italia dhe cdo shtet tjeter me mardhenie bilaterale miqsore, por edhe rruget drejt Turqise , vendeve arabe, e deri te Gjiganti kinez jane te hapura…
Shqiperia do rroje e lulezoje!
“Moj Europe, moj kurve e motit”…
Per cilat shtete te Europes duhet ta kete patur fjalen Poeti yne popullor ?!,,,,
SHQIPERIA
ESHTË
I VETMI SHTET NË EUROPE,
QË RRETHOHET NË KUFIJT E SAJ SHTETEROR NGA BASHKKOMBASIT E SAJ…!
Mos e Harroni Enver Hoxhen ,Ai e njihte mire Europen ,
Lavdi Vepres se tij.
Europa Kurve ,dhe keta Politikanet tane Prostitutat e Europes.
Enver Hoxha kua Shkerdhente Familjet ketyre Qelbesirane ,
Edhe kur hynin ne Shqipri Disifektogeshin ,se ja Qiiiiriiste Mamane Xhaxhi ketyre Viruseve Europjane.
Ja bere pis emrin Naimit or pis…
Enveri, Saliu e keso idiotesh na lane keshtu.
Edi Rama keto 8 vjet ka bere 10 fishin e Enverit e 100 fishin e Saliut.
Avash ti o grupi popullor. Ça paska bere Ed Rama me shume se Enveri or tunxh. Ok ka bere ça gjera po ta krahasosh me Enverin eshte idiotsi shembullore ose mefshtesi e qellimshme. Enveri et Mori Shqiperine Nga hici or trap, skishte asgje. Tirana ishte fshat me shtepi perdhese. Sdua ti permend ça ndertoi se e Di mire ti. I shikoni vete perdite . Edhe shtepi falas ju dha..
ju te be na keni care ka… , me ate thenien shqiperia ka bere perparesi e terci verci. po ca tu besh ketyre pallave qe kemi ne pushtet , se ishim lidhur me kinen dhe ishte bere shqiperia per nje vit , se ne sa nje qytet i vogel kinez jemi , dhe e kishte bere kina shqiperine lule more kurvat e evropes. sa miliarda shpenzoi kinezi ne vitet 70 , ju tani ne keto kohe nuk keni shpenzuar as gjysmen more kopila . ju mendoni se flisni disa llafe te bukura ,si 30 vjet me pare dhe ,mendoni se ju marrim seriozisht , o zog kurve ik andej nga ato vendet e treta te botes te flasesh keshtu , jo me ne shqiptaret o ropq
Zotrinj ! Te huajt hecin ne rruget e kryeqytetit dhe shikojne qe shqiptaret nuk flasin por bertasin si ne pyll , peshtyjne gelbazat rruges kush e kush e hedh me te madhe , fjalori skandaloz e me i ndyri ne planet , banore qe nuk perdorin ne komunikimin e perditeshemfjalet baze , me fal , te lutem dhe faleminderit , burrat qe bredhin me thike nen xhakete e vrasin e masakrojne grate e tyre apo familjare e pa dallim tjetrin per motive banale .Asnje nuk u ka fajin , dhe asnje nuk i do e nuk do ti doje ne kete planet . Asnje .Nuk them mblidhni mendien , spse nuk e keni ate
me fal, po lexoja komentin tend dhe per nje cast m’u duk se po pershkruaje Notingamin ne Angli, ne nje te premte ne darke …
Sor’eca o bq italie qe flet si kodra pas bregut.Keni 30 vjet qe e keni bere lemsh kete vend dhe tani na keni lene dhe pa gjykata dhe po tallleni.Nuk ju vjen mire kur km shqiptar ua plas realitetin ne fytyre.
Luigi.ia ke futur kote se ke te ishit, o mete per vete te tjerat jane prralla per femijet para se ti vene ne gjume
C’far kuptoni me Turkoshqipfoles ?. Besojse , Turq , por qe flasin shqip . Por keta Turq , pse s’din dhe s’flasin Turqisht ?. Po Shqiptaret , qe kane krijuar gjuhen e tyre , Shqipen , ku jane ?!. Pse shohim dhe digjojme , c’do dite dhe me shume te flitet vetem per popull Turk , qe flasin shqip , dhe bejne te keqia ne emer te Shqipetareve ; dhe asgje per Shqipetare qe jetojne ne shqiperi , dhe flasin e mendojne dhe levrojne , Shqip ?!.. Po ne qe shkruajme artikuj ( pra gazetaret ) , komentojme , lexojme , punojme , mesojme por edhe lindim dhe pleqerohemi dhe flasim shqip , a nuk jemi Shqipetar ?!. Cilet jane Shqipetaret ? Vetem ata qe jane te edukuar te mesuar , punetore , te vyrtitshem ?. Po ata qe vjedhin , vrasin , prostituojne , drogmen , mashtrojne , a nuk jane shqiptar ?.. Shqiptaret nukse jane 100% autokton , por si gjithe popujt e kesaj bote , ka shume edhe te asimiluar ; por kjo nuk do te thot se kriminelet , injorant e barbare , jane vetem te asimiluarit ; Turq , Serb , Grek , Arixhinj etj . Te miret dhe te keqinjt , jane ne mes nesh te gjitheve , prandaj , me e mira eshte , te pastrojme vet-veten , dhe te mos fajsojme gjithmon te huajt , per fatkeqesite tona ..
Dy gjera vrej tek ky perfaqesuesi i Evropes pa politke bashkuese, por ndarese: e para eshte flet shume entusiazte dhe çfrytezon maximalisht deshiren e shqiptareve per ne Evrope; s’e kuptoj ku eshte Evropa se une jetoj ne mesin e saj dhe nuk e shikoj! E dyta eshte per ate çeshtjen e ligjit te mediave qe thote duhet te behet me veterregullim, me nje fjale te behet me çthurje. Kete e shikoj edhe tek Sokol balla sonte ne shrehejt e gazetareve per veterregullim (!) . Amerika po shkaterrohet nga veteçthurja, po Evropa qe nuk egziston as si federat e as si shte, a mund te veterregullohet?! Veterregullimi, çthurja , konsensusi dhe me ne fund vete ekonomi e tregut eshte shkaterrimin qe po i sjell botes kjo politike. Tani shkenctaret jane skllever te ketyre njerzeve qe e kane zaptuar. Kete e tha dhe Anshtanji por kur u a dha ne dore bomben atomike dhe ata e bene gjemen. Ndaj jane acaruar dhe problemet dhe te pakten edhe ky brez 50 vjeçaresh do te shikoj çudira te tjera veç covidit…
Po ca fuckin thua mo soreca , ca i di ti shqipetaret (dele)
I tha mire gazetari qe ne 2016 ishin 5 kushte per negociatat ne 2020 dyfish.
Kuptojeni ne keni pakez tru..
Gjyna i shkreti ka pjerdhur fare nga mendja.I duket vetja si udheheqes boteror.Zot na ruaj mendjen se te tjerat rregullohen.