VIDEO: Tenton të kalojë shinat me shpejtësi, treni merr përpara makinën

12 Janar 2021, 15:30Lifestyle TEMA

Një shofer në Rusi e ka pësuar keq kur tentoi të injorojë tabelat e trafikut duke tentuar të kalojë TEK shinat pavarësisht se ngjyra e kuqe në semafor ishte ndezur dhe paralajmëronte ardhjen e trenit.

Kamera brenda një veture të ndalur ka kapur momentin kur shoferi i një veture në rajonin Voronezh të Rusisë, afrohet me shpejtësi pranë binarëve dhe tenton të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Por duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi në momentin që shkel mbi binarë treni e godet me fuqi të madhe duke e dërguar në anën tjetër të rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje