Më shumë se një vit më parë, shtetasi turk Harun Çelik u la i lirë nga burgu dhe u “paketua” për në aeroport. Disa orë më vonë ai mbërriti në Turqi. Pas mbërritjes së tij, mediat shtetërore filluan të mburreshin se ai sapo ishte kthyer nga një operacion i shërbimeve të inteligjencës turke.
Celik, një mësues, u arrestua nga autoritetet shqiptare në korrik 2019, pasi u përpoq të hynte në vend me një vizë të falsifikuar. Harun ishte në kërkim nga autoritet turke, si anëtar i lëvizjes së Gulen, e cila nga Erdogani akuzohet për të ashtuquajturin grusht shteti në korrik 2016.
Turqia dhe fuqitë e tjera autoritare, të tilla si Rusia dhe Kina, e shohin Ballkanin si strategjik për shkak të afërsisë së rajonit me BE-në. Turqia ka qenë e përfshirë në të paktën 60 riatdhetesime të paligjshme nga 17 vende gjatë tre viteve e gjysmë, sipas Freedom House.
Ministri turk i drejtësisë tha në 2019 se 107 gylenistë të dyshuar ishin sjellë përsëri në Turqi nga vende të tjera.
Drejtori i Strategjisë së Kërkimit tha se diçka e tillë nuk do të mbarojë kurrë, për sa kohë që Erdogan është në pushtet.
Ndërsa qeveria shqiptare ka mohuar publikisht të gjithë përfshirjen në lirimin e Çelik, disa zyrtarë aktualë dhe i gjithë Ballkani thanë për Financial Times se ata ishin përballur me presion “të vazhdueshëm” nga Turqia për të respektuar vendimin e tyre ndaj te akuzuarve për grushtin e shtetit.
Turqia është një partner i madh tregtar dhe është shumë i përfshirë në projekte të mëdha infrastrukturore në të gjithë Ballkanin, ku ka financuar ndërtimin e disa prej xhamive më të mëdha të rajonit.
“Turqia zgjodhi Ballkanin si një fushë beteje në luftën kundër lëvizjes Gulen,” tha Asli Aydintasbas i Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme.
“Rajoni është simbolikisht shumë i rëndësishëm”, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e tij u drejtua nga Stambolli gjatë Perandorisë Osmane, tha ajo.
Ekziston një konsensus i gjerë ndërpartiak në Turqi se bashkëpunëtorët e Fethullah Gulen, një predikues 79-vjeçar, qëndronte pas kryengritjes në 15 korrik 2016 që shkaktoi 251 viktima.
Gulen, i cili jeton në mërgim në malet e Pensilvanisë, ka mohuar vazhdimisht se ka urdhëruar një grusht shteti. Por Ankaraja ka luftuar për të bindur partnerët ndërkombëtarë, shumë prej tyre kanë qenë kritikë, pas mijëra të arrestuar dhe të paktën 130,000 prej tyre që humbën vendet e tyre të punës, për t’i ndihmuar në arrestimin e gulenistëve të dyshuar.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një gjykatë në Londër refuzoi një kërkesë turke për ekstradimin e një biznesmeni. SHBA-ja duke përmendur mungesën e provave, nuk ka qenë e gatshme për të filluar procedurat e ekstradimit të Gulen.
Për disa kombe të tjera, megjithatë, ka qenë më e vështirë t’i rezistojnë shërbimeve të inteligjencës turke. Në rastin e Celik, incidenti pasoi presionin diplomatik mbi Tiranën për të dorëzuar gylenistët e pretenduar dhe për të mbyllur ose ndryshuar pronësinë e shkollave dhe universiteteve të drejtuara nga gylenistë.
Një ish zyrtar i lartë shqiptar tha për FT se Ankaraja kishte dërguar një listë me qindra emra të mbështetësve të pretenduar të Gulen të cilët mendohej se ishin kthyer në Turqi.
Një zyrtar i qeverisë shqiptare tha se ndërsa Tirana kishte hezituar për të plotësuar kërkesat e Turqisë, vendimi për Celik ndryshoi papritur.
Kjo lidhet me premtimin e Turqisë për të ndihmuar Shqipërinë pasi një tërmet shkatërrues goditi vendin në nëntor 2019.
“Kjo është diplomaci transaksionare”, tha zyrtari. Qeveria turke nuk iu përgjigj akuzës. Në mars, pesë zyrtarë të lartë të OKB-së i dërguan një letër qeverisë shqiptare duke shprehur shqetësimin për dëbimin e Çelik.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili javën e kaluar bëri një vizitë dy-ditore në Ankara, hodhi poshtë akuzat për ekstradimin e Çelik.
“Ne nuk kemi pasur asnjë presion nga Turqia dhe ky ekstradim është politizuar përtej çdo imagjinate,” tha ai në një intervistë me Financial Times vitin e kaluar.
Por ai nuk dha asnjë shpjegim se si dhe pse Celik u la i lirë nga autoritet shqiptare dhe më pas udhëtoi për në Stamboll.
Në vitin 2018, kryeministri i atëhershëm kosovar, Ramush Haradinaj, shkarkoi zyrtarët pasi gjashtë shtetas turq u lejuan të shkojnë në Turqi në një operacion që Erdogan tha se ishte kryer nga MIT “në koordinim me inteligjencën e Kosovës”.
Haradinaj tha se operacioni u zhvillua pa dijeninë e tij.
Turqia është një nga tre investitorët më të mirë në Kosovë dhe zotëron aeroportin kryesor të Kosovës si dhe kompaninë energjetike. Në një raport të botuar në shtator, Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut tha se Agjencia e Inteligjencës e Kosovës kishte “rrëmbyer” gjashtë burrat dhe dërgoi çështjen OKB-së për hetime të mëtejshme.
Gjithashtu në 2018, Moldavia dorëzoi shtatë shtetas turq që mësonin në shkolla private të lidhura me lëvizjen Gulen.
Dy muaj më vonë, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për të rritur tregtinë dhe miratuan një rinovim prej 10 milion euro në pallatin presidencial në Kishinau. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut më vonë vendosi që personat që ishin dëbuar kishin shkelur të drejtat njerëzore.
Vendime të tilla nuk janë shumë të rëndësishme për Ankaranë, tha Schenkkan. ” Sipas tij, Turqia i krijon vetë rregullat e veta dhe krijon hapësirat sipas preferencave të saj pa marrë parasysh se çfarë mund të thonë normat ndërkombëtare ose ligjet – ashtu si bëjnë fuqitë e mëdha”, tha ai.
Celik, ndërkohë, ka kaluar 12 muajt e fundit në burgun e Silivrit të sigurisë së lartë të Turqisë në perëndim të Stambollit. Në fillim të dhjetorit, 42-vjeçari u dënua me tetë vite burg si pjesë e një organizatë terroriste.
Sipas mediave turke,duke cituar një familjar të tij, ai ishte kthyer në Turqi. (Përktheu Sonila Backa-ABC News)
Artikull i dobet per nje gazet te njohur,pordh me rigon
Turqia investon 150 000 USD te ne (xhami në shkodër, ndërtim spitali në Fier ,këtë vit), ndërsa në Serbi 1 miliard euro (kur ishte për vizit Presidenti tyre në Beograd.)
Shqiperine qe nga 1912 e kane udhehequr bandite diktatore dhe hajdute te paskrupullt. Po ashtu edhe i tere Ballkani.Do te ishte mire qe drejtimi i udheheqjes te kalonte edhe nje here nga Turqia. Do te ishte mire qe te behej nje referendum per Neotomanizmin nga te gjithe vendet e Ballkanit.Per tu bere pjese dhe nje here e nje superfuqie boterore sic ishin dikur popujt e perandorise.
Kush eshte superfuqi boterore , more hajvan , Turqia ?! Ha ha ha , sa kam qeshur … Ti je ftohur m’tajare . Nje vend qe i ka rrogat 500 dollare ne muaj dhe te ardhurat per fryme sa 55 per qind e te ardhurave per fryme te Greqise , na qenka superfuqi ….Ike ore pirdhu idiot turkoshak i felliqur .
Ushtaraku. Ore idiot qe nuk din te lexosh shqip. Kam thene te behemi dhe nje here superfuqi sic ishim dikur. Pirdhu ti me trurin tend te kalbur . Shko futu dhe nje here ne klase te pare meso abetaren
Turqit ka lindur si shtet ne 1920.
Nese e ke fjalen per Perandorine Osmane ( qe ju e ngaterroni me Turqine) shumcia shteteve ne Ballkan nuk do pranojne sepse nuk e duan nje Perandori te Re Osmane.
Ndoshta Shqiptaret mund te pranojne sepse ishin nder kombet me te rendesishme te Perandorise, por jo te tjeret.
Nese e ke fjalen si pune federate, ajo eshte tjeter gje.
Kur ishim superfuqi ne Edi?! Superfuqi me shtepi qerpiçi qe u dhjefsh ne breke u dhjefsh!
Tjeter titulli, kot permbajtja
Erdogani, një diktator i qelbur!
“Të mërkurën vonë, 13 persona me origjinë turke zbarkuan në Rodos, të cilët thanë se ishin të persekutuar nga regjimi i Tajip Erdogan, ndërsa kërkonin azil politik në vendin tonë.” dmth greqi..
burimi gazzeta “tema,gr” online.
Vazhdimisht gjenden njerez ne Shqiperi qe hedhin vrer kunder shtetit turk dhe shefit te qeverise Erdogan, nderkaq interesat e Shqiperise jane per mardhenie reciproke me ate shtet. Turqia, dikur ka qene pushtues i teritoreve tona, por tani eshte partner, nuk ka armiq te perjetshem, ka interesa. Me te drejte bejne pershtypje ndertimi i disa xhamive ne Shqiperi, por ato nuk jane kusht i Turqise per mardheniet ndershtetrore, jemi ne shqiptaret, me sakte lidershipi i komunitetit musliman we I pranon, vetem e vetem per interesa corruptive. Fakt eshte se shume xhami ne Shqiperi nuk frekuentohen fare. Duket qarte se per Shqiperine ka nje rivalitet greko-turk. Persa kohe qe mbrapa Greqise qendron BE. dhe persa kohe BE i largohet Shqiperise me rregulla mbi ligje, per sa kohe investitoret europiane ngurojne te investojne, eshte fare normale qe ne te kthejme syte nga Turqia. Nje qendrim i ekujlibruar duhet mbajtur ne raportet Athine-Ankara. Turqia i di vete problemet e saj te brendeshme, perderi sa levizje Gylen, ai shtet e ben pergjegjse per “jo te ashtuqusjturin” grusht shteti , por ai ishte vertet grusht shteti me viktima. Nuk e kuptoj se si mund te merret ne mbrojtje nga nderkombtaret grusht i shtetit , i cili donte te rrezonte nje qeveri legjitime.
Golemi Kavajes . Kur na paska qene Turqia dikur pushtues i territoreve tona. Kur Turqia nuk ka as 100 vjet shtet. Nderkohe qe Shqiperia eshte shtet me i vjeter se Turqia. Nderkohe qe Shqiperia njeh vetem dy pushtime ate Italian dhe Gjerman.
Është e thjeshtë për ta kuptuar. Është vetë Perëndimi që organizoi grushtin e shtetit në Turqi. Siç kishte bërë më përpara edhe në Egjipt. Dhe shumë kohë përpara në Kili, Indonezi dhe ngado. Vrite mëndjen ta kuptosh se përse u rrëzua Morsi në Egjipt, Kadafi në Libi, Sadami në Irak etj etj. Se ishin diktatorë?! Si ata të Arabisë Saudite?!
Ate qe quan ti Perendim jane ne fakt cifutet.
Eshte cifuteria nderkombetare.
Ata kane ne drejtim perendimin dhe cdo gje atje.
kush je o vlla, o abi
FINANCIAL TIMES!!!Amos është kjo gazetë e
“ingliterres”që në konferencën e Londrës COPTOI
TROJET SHQIPTARE? Kjo gazetë a ka shkruar ndonjë
herë për këtë konferencë makabre?Për padrejtë-
sitë ndaj shqiptarëve?
Me të drejtë ka thënë At Gj.Fishta moj europë
kurva plakë.
P.S. Jam i mendimit se botimi i këtij artikulli
ka qëllimin e përçarjes ndër shqiptare në marë-
dhëniet ndërshtetrore me republikën e Turqisë.
Artikulli i referohet nje ish zyrtari te Tiranes…. Domethene nje ish qe sot nuk eshte ne qeveri apo pjese e opozites. Pra FT merret me fjale rrugesh nen pagese… Basha a di gje ti?
Ose me “demokaracine” e Dominion machines ose me Turqine. Votoj per te dyten por bashkimi do behet me protesta Te fuqishme popullore se referendumi nuk behet dot i lire. Europistani dhe USA do ti manipulojne votat. Eshte koha e krijimit Te nje partie pro bashkimit me Turqine dhe debimit nga trojet shqiptare Te organizatave anti shqiptare globaliste.
Kane zili e prandaj flasin, nga Inati do pelcasin