"Unë kryeministër ti presidente", Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nënshkruajnë marrëveshje: Garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit

14 Janar 2021, 14:27Rajoni TEMA

Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes.

Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me Vjosa Osmanin do të garojnë bashkë në një listë.

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”, tha Kurti.

Vjosa Osmani: Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues në këtë listë, sa të arrijmë fitore. Marrëveshja është mes listës që drejtoj unë dhe zotit Kurti. Ne do garojmë në një listë të përbashkët zgjedhore. LDK nuk është pjesë e marrëveshjes. Ne do të fitojmë mjaftueshëm. Do kandidojmë me zotin Kurtin kryeministër dhe unë do kërkoj sërish legjitimitetin si presidente.

Albin Kurti: Ne do garojmë bashkë dhe do të fitojmëë bashkë. Këta nuk janë zgjedhje, por referendum. Më 14 shkurt do jetë referendum, ku qytetarët do të zgjedhin partitë e vogla apo ardhmërinë, që të nxjerrim shtetin nga kriza e shumëfishtë dhe ta vëmë në binarin e integrimit euro-atlantik. Ky është referendum. Pengesa patjetër dalin rrugës, por nuk na ndalin kurrë.

Nuk ka më pengesa që nuk janë të tejkalueshme. Nuk ka pengesë që të na ndalë. Në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Gara është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë unë dhe zonja presidente nuk kemi çfarë të kërkojmë.

11 komente në ““Unë kryeministër ti presidente”, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nënshkruajnë marrëveshje: Garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit”

  1. gurbetqari says:

    Me ne fund shpresa e fundit ne Kosove po merr hapat. Le te mesoj Shqipëria nga keta te dy. Iku koha e hajnave, te ashtuqujaturit “patriot” , “intelektual” etj, etj.

    1. Tropojanii says:

      nuk besoj se keta te dy jane pergjigja, jane te pa pjekur per mendimin tim,
      kohe te veshtira.

    2. Bato says:

      Or ti gurbetleshi, meso te shkruash shqip njeher ( se as nickname tend sdi te shkruash), pastaj fillo e na jep mend ne te Shqiperis. U be ky gomari i kosoves te jape mend sepse qenka kurbetci ik e bej llac or derzi se skemi ngel ne per mendjen tente te vyshkur hahahahahahah

    3. POPULLI says:

      keta jane si Shqiperia ne vitin 1960 kur u prish me rusin per IDEAL TE PARTIS DHE IDEOLLOGJIS,,,, MORRI FUND DHE ALBINI dhe presidenta, Nuk mund te hash buken e Amerikanit dhe te besh duavan e Kines apo Rusis TOTALITARE

  2. Mitat says:

    Po Bashkimin Kombetar ku e zhduke mo Albin deliranti.

    1. Sufllaqe per te gjithe says:

      Per bashkim kombetar duhet te votosh Vetevendosjen ne Shqiperi. Me Edi Ramen apo tradhetaret e tjere, nuk ka bashkim kombetar.

  3. emigranti says:

    Mbeshtetja qe do ti beje populli ne votime ketyre dy yjeve te politikes shqiptare do te percaktoje jo vetem fatin e mire te Kosoves, por te ardhmen e ndritur europiane te mbare shqiptarise.

  4. Timi says:

    Shpresoj vetëm që ti forcojnë marrëdhëniet me qeverinë Rama dhe të punojnë së bashku e mos të shëtisin rreth Saliut e Metës. Albini ka një dobësi që i ben gjërat me vrull kurse Rama e zgjat shumë. Reformat për shembull. Suksese të dyve.

  5. Bato says:

    Tani po qe do eci para Kosova, njeri i dhjer e tjetra e permjerr, kombinim fantastik.

  6. Blendi says:

    2 pisat e kosoves. Hane ate qe peshtyne deri dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje