Opozita iraniane në Shqipëri: Teherani po nxit fshatarë kundër nesh

14 Janar 2021, 20:43Sociale TEMA

Muxhahedinët e kampit “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit, pretendojnë se disa fshatarë rreth e rrotull po nxiten nga regjimi iranian për t’u përplasur me ta.

Ky reagim vjen pasi ditë më parë, një grup fshatarësh të Manzës, shprehën protestëë ndaj faktit se atyre po  ju rrëmbëhej një tokë pranë varrezave, e cila do shkonte po për varreza, por dedikuar si hapësirë muxhahedinëve.

Sipas tyre, banorët e kampit të opozitës iraniane mundet të gjenin tjetër vend e jo në varrezat e tyre.

Por për banorët e “Ashraf 3”, këtu ka gisht regjimi i Teheranit.   “Kjo është një akuzë false dhe ky tubim i vogël u provokua dhe u organizua nga disa elementë që punojnë për regjimin iranian“, thuhet në reagimin për mediat.

Opozitarët iranianë pretendojnë se ato shkojnë mirë me fshataët rreth e rrotull, porse një pakicë po tenton ta cenojë këtë stabilitet social.

Kjo nënkupton kërcënim të sigurisë  për njerëzit e që jetojnë në ‘Ashraf 3’“, thuhet më tej në reagim.

2 komente në “Opozita iraniane në Shqipëri: Teherani po nxit fshatarë kundër nesh”

  1. Dani says:

    Me prite keta kur te shpetojne Iranin kjo ashte cmenduri,keta me kujtojn mergaten e qyqeve

  2. Dorian says:

    Eshte marrezi te futesh Shqiperine e vogel dhe te varfer midis gjiganteve SHBA dhe Iran!!!
    Iranianet duhet te strehohen ne Alaske.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje